Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Enea Karakaçi, komentoi situatën e karburanteve, duke iu përgjigjigjur pyetjes së gazetarëve për uljen e taksës së qarkullimit.
“Taksa e qarkullimit për të ulur 45 lekë nënkupton se është 45 lekë. Nuk është. Ne kemi ndjekur një model tjetër. Është e ndarë, disa e segmentojnë në pikat e karburanteve, disa në pagesat e taksave të mjeteve.
Ne e kemi konsideruar se taksimi që kemi, është më i mirë, sepse paguajnë më shumë ata që përdorin më shumë.”, theksoi ministri. /skyweb.al















