Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS, paralajmëroi sot se asnjë kryetar bashkie nuk do të marrë miratimin për të rikandiduar nëse nuk ka firmosur 10 kontrata në kaudër të “Paketës së Maleve” dhe tre ndërmarrje të përbashkëta bujqësore.
“Ky territor nuk duhet të shikohet si territor i punës komunale, për pastrim kanalesh, shtrim rrugësh, apo vendosje ndriçimi. Pushteti vendor me mbështetjen e strukturave qendrore duhet t’i vërë gishtin të gjitha plagëve që kërkojnë shërbim”, tha Rama.















