• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 23 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqipëria, “toka e premtuar” për egjiptianët!

Editor Nga Editor
23 Mars, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Shqipëria, “toka e premtuar” për egjiptianët!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Flukset migratore përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rënie në fillim të vitit 2026.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në janar të këtij viti u regjistruan gjithsej 1,660 hyrje të parregullta në rajon, një nivel rreth 37% më i ulët krahasuar me muajin dhjetor 2025 dhe rreth 12% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Brenda rajonit, Shqipëria mbetet një nga vendet me numër relativisht të ulët regjistrimesh, me 64 hyrje të identifikuara në janar 2026, në rënie me rreth 29% krahasuar me muajin paraardhës.

Rajoni mbetet pikë tranziti

Raporti i IOM për “Flukset e përziera migratore në Ballkanin Perëndimor” tregon se pjesa më e madhe e hyrjeve të parregullta vijon të përqendrohet në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, dy nga nyjet kryesore të korridorit migrator drejt Bashkimit Europian.

Në janar 2026, Bosnja dhe Hercegovina regjistroi 732 hyrje të parregullta, ndërsa Serbia 349.  Në vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi raportoi 203 hyrje, ndërsa Maqedonia e Veriut 250 raste.

Kosova kishte 62 hyrje të regjistruara në këtë periudhë. Rënia mujore e regjistrimeve në shumicën e vendeve të rajonit lidhet kryesisht me faktorë sezonalë dhe me intensifikimin e kontrolleve kufitare, që zakonisht reduktojnë lëvizjet gjatë muajve të dimrit.

Egjiptianët dominojnë në Shqipëri

Sa i përket origjinës së migrantëve që hyjnë në Shqipëri, raporti tregon se pjesa dërrmuese vijnë nga Egjipti.

Në dhjetor 2025, rreth 68% e migrantëve të regjistruar në vend ishin shtetas egjiptianë, ndërsa sirianët përbënin rreth 18% dhe shtetasit indianë rreth 6%.

Në pjesën tjetër të rajonit dominojnë kombësi të tjera, si afganët, sudanezët dhe algjerianët, duke reflektuar ndryshimet në itineraret migratore dhe rrjetet e trafikut të njerëzve.

Kapacitetet e qendrave të pritjes

Në nivel rajonal funksionojnë 37 qendra pritëse për migrantët, me një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 10,867 vendesh.

Aktualisht, rreth 1,425 migrantë janë të akomoduar në këto struktura, sipas të dhënave më të fundit të raportit.

Në Shqipëri janë identifikuar 10 qendra pritëse me një kapacitet total prej rreth 765 vendesh, por vetëm një numër shumë i vogël migrantësh rezultojnë të akomoduar në to, çka tregon se vendi mbetet kryesisht një pikë kalimi dhe jo destinacion qëndrimi afatgjatë.

Kërkesat për azil

Të dhënat për vitin 2025 tregojnë gjithashtu se në rajonin e Ballkanit Perëndimor u paraqitën 743 kërkesa për azil.

Shqipëria regjistroi 38 prej tyre, një numër shumë më i ulët krahasuar me Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën apo Serbinë.

Në të njëjtën periudhë, autoritetet në rajon morën edhe vendime për dhënien e statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese apo refuzimin e kërkesave për azil, duke reflektuar kompleksitetin e menaxhimit të flukseve migratore në korridorin ballkanik.

Në tërësi, të dhënat e fillimit të vitit 2026 sugjerojnë një ngadalësim të përkohshëm të flukseve migratore në rajon, megjithatë organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë se presioni migrator përgjatë kësaj rruge mbetet i paqëndrueshëm dhe mund të rritet sërish gjatë muajve të ardhshëm./Monitor

Etiketat: egjiptiane
Artikulli para

“Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët

Artikulli pas

Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nis fotografimi i ri ajror pas një dekade, lidhet kontrata 2.65 milion euro
Aktualitet

Nis fotografimi i ri ajror pas një dekade, lidhet kontrata 2.65 milion euro

23 Mars, 2026
NATO përgatitet për ndërhyrje në Ngushticën e Hormuzit
Aktualitet

NATO përgatitet për ndërhyrje në Ngushticën e Hormuzit

23 Mars, 2026
Shitje rekord biletash ajrore, pasagjerët rezervojnë më herët nga frika e çmimeve
Aktualitet

Shitje rekord biletash ajrore, pasagjerët rezervojnë më herët nga frika e çmimeve

23 Mars, 2026
Tensionet SHBA–Iran tronditin tregjet globale, nafta ngjitet mbi 110 dollarë
Ekonomi

Tensionet SHBA–Iran tronditin tregjet globale, nafta ngjitet mbi 110 dollarë

23 Mars, 2026
Nuk gjenin punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500 euro, sa në Greqi
Ekonomi

Nuk gjenin punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500 euro, sa në Greqi

23 Mars, 2026
Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
Aktualitet

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

22 Mars, 2026
Artikulli pas
Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco

Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ushqimet që ju bëjnë të keni një aromë më tërheqëse
Aktualitet

Ushqimet që ju bëjnë të keni një aromë më tërheqëse

Nga Editor
2 Nëntor, 2025
0

Ajo që hamë ndikon jo vetëm në shëndetin dhe energjinë tonë, por edhe në mënyrën si nuhasim. Sipas shkencës, ushqimi...

Lexo të plotë
Gati Tiranë-Durrës pas zgjerimit, korsitë e reja hapen këtë muaj

Gati Tiranë-Durrës pas zgjerimit, korsitë e reja hapen këtë muaj

10 Janar, 2026
Shqipëria pa CASH deri në 2030, nisma ambicioze dhe qëllimi i padeklaruar

Shqipëria pa CASH deri në 2030, nisma ambicioze dhe qëllimi i padeklaruar

19 Korrik, 2025
“Një tra në Llogara”, si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

“Një tra në Llogara”, si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

4 Shtator, 2025
Gen Z nuk po blejnë dot banesa, ku po i çojnë paratë

Gen Z nuk po blejnë dot banesa, ku po i çojnë paratë

15 Shkurt, 2026

Të Fundit

Studimi: ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun për zemrën

Studimi: ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun për zemrën

23 Mars, 2026
Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve

Hyn në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

23 Mars, 2026
Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco

Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco

23 Mars, 2026
Shqipëria, “toka e premtuar” për egjiptianët!

Shqipëria, “toka e premtuar” për egjiptianët!

23 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr