• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 25 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

BSH mban normën bazë të pandryshuar, Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme burim ekstrem rreziku

Editor Nga Editor
25 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
BSH mban normën bazë të pandryshuar, Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme burim ekstrem rreziku
Share on FacebookShare on WhatsApp

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%. Guvernatori Gent Sejko theksoi se, deri në tremujorin e parë të 2025, ekonomia ka shfaqur ecuri pozitive, por konflikti në Lindjen e Mesme paraqet “burim ekstrem rreziku dhe efektet e tij janë të vështira për t’u parashikuar”.

“Konflikti ushtarak dhe tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme janë një burim ekstrem rreziku dhe pasigurie mbi ekonominë botërore dhe atë shqiptare. Ky konflikt ka sjellë një rritje të shpejtë e të fortë të çmimit të naftës dhe të produkteve të tjera energjetike në tregjet botërore. Kohëzgjatja, intensiteti dhe kanalet indirekte të transmetimit të kësaj goditjeje në ekonominë shqiptare janë të vështira për tu vlerësuar me një shkallë të pranueshme sigurie,” tha Sejko.

Ai shtoi se zgjatja dhe intensifikimi i konfliktit mund të shndërrohet në një goditje serioze oferte, të krahasueshme me atë që pasoi nisjen e luftës në Ukrainë në vitin 2022. “Në ngjashmëri me këtë episod, kjo goditje do të kishte pasoja negative në inflacion dhe në rritjen ekonomike të vendit. Reagimi i politikës monetare do të vijojë të orientohet drejt respektimit të objektivit të stabilitetit të çmimeve, duke u kujdesur që goditja e ofertës të mos shndërrohet në presione të qëndrueshme dhe afatgjata inflacioniste.”

Në lidhje me ecurinë ekonomike, Sejko vuri në dukje: “Ekonomia shqiptare ka shfaqur ecuri pozitive, mbështetur nga rritja e konsumit familjar, e investimeve të sektorit privat, dhe e eksportit të shërbimeve.” Ai shtoi se politika fiskale ka vijuar të jetë konsoliduese, ndërsa eksporti i mallrave ka shënuar rënie, duke nxitur zgjerimin e sektorëve të shërbimeve dhe ndërtimit, ndërsa bujqësia dhe industria kanë vazhduar të tkurren.

“Punësimi në sektorin privat jo-bujqësor u rrit me 5.6% gjatë vitit 2025, paga mesatare u rrit me 8.5%, ndërsa norma e papunësisë në fund të vitit qëndroi në një nivel të ulët historik prej 8.3%. Rritja e shpejtë e pagave nuk është përcjellë e plotë në rritje të çmimeve, si pasojë e absorbimit të saj nga rritja e produktivitetit dhe reduktimi i marzhit të fitimit të bizneseve,” tha Guvernatori.

Ai theksoi gjithashtu rolin e politikës monetare: “Lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë vitit 2025 solli një ulje të mëtejshme të normave të interesit të kredive dhe u pasqyrua në një rritje të qëndrueshme e të shpejtë të saj. Po ashtu, prezenca e shtuar e Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor tërhoqi një pjesë të ofertës së shtuar të valutës, duke mundësuar një nivel më të qëndrueshëm të kursit të këmbimit. Për rrjedhojë, tregjet financiare vijojnë të karakterizohen nga likuiditet i bollshëm, norma të ulëta interesi dhe bilance të shëndosha të sektorit bankar.”

Sejko përfundoi: “Kushtet e favorshme të financimit kanë mbështetur zgjerimin e konsumit dhe të investimeve të sektorit privat. Rritja e kredisë bankare ka vijuar të kontribuojë pozitivisht në rritjen ekonomike. Materializimi i goditjeve të ofertës do të kërkojë masa të kujdesshme monetare e fiskale, të cilat duhet të prioritizojnë ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe mbrojtjen e segmenteve më vulnerabël të ekonomisë e shoqërisë.”

Artikulli para

Probleme me YouTube, videot nuk janë të aksesueshme

Artikulli pas

Amerikanët shprehin interes për fushën e gazit në Delvinë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Inflacioni te dera prej luftës në Lindjen e Mesme, por BSH nuk prek normën bazë të interesit, Sejko mjaftohet me një paralajmërim
Ekonomi

Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro
Ekonomi

Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro

25 Mars, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit
Aviacion

Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit

25 Mars, 2026
Sinjalet për negociata, çmimet e gazit në Evropë bien mbi 7%
Ekonomi

Sinjalet për negociata, çmimet e gazit në Evropë bien mbi 7%

25 Mars, 2026
Sherri i “golave” mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit në Aeroportin e Vlorës transferohet te dyqanet Duty Free, si po sabotohet një investim strategjik
Ekonomi

Raporti konfidencial në SHBA zbulon lidhjen e Delphos ku Behgjet Pacolli la peng Aeroportin e Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus!

25 Mars, 2026
Artikulli pas
Amerikanët shprehin interes për fushën e gazit në Delvinë

Amerikanët shprehin interes për fushën e gazit në Delvinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori: Udhëtarët shqiptarë mund të hasen me vonesa në kufi
Aktualitet

Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori: Udhëtarët shqiptarë mund të hasen me vonesa në kufi

Nga Editor
2 Tetor, 2025
0

Kush udhëton në vendet e Bashkimit Europian duhet të përgatitet që në kalimin e parë të kufirit në një nga...

Lexo të plotë
Polonia as qe ka ndërmend të përdorë Euron

Polonia as qe ka ndërmend të përdorë Euron

26 Janar, 2026
Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh me trurin nëse lexoni

Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh me trurin nëse lexoni

20 Mars, 2026
Një substancë në çokollatën e zezë mund të ngadalësojë plakjen

Një substancë në çokollatën e zezë mund të ngadalësojë plakjen

11 Dhjetor, 2025
35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë

Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës

23 Shtator, 2025

Të Fundit

Inflacioni te dera prej luftës në Lindjen e Mesme, por BSH nuk prek normën bazë të interesit, Sejko mjaftohet me një paralajmërim

Inflacioni te dera prej luftës në Lindjen e Mesme, por BSH nuk prek normën bazë të interesit, Sejko mjaftohet me një paralajmërim

25 Mars, 2026
Amerikanët shprehin interes për fushën e gazit në Delvinë

Amerikanët shprehin interes për fushën e gazit në Delvinë

25 Mars, 2026
BSH mban normën bazë të pandryshuar, Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme burim ekstrem rreziku

BSH mban normën bazë të pandryshuar, Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme burim ekstrem rreziku

25 Mars, 2026
Probleme me YouTube, videot nuk janë të aksesueshme

Probleme me YouTube, videot nuk janë të aksesueshme

25 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr