Të dhënat e INSTAT tregojnë se ulja e aksidenteve rrugore ka vijuar edhe në shkurt 2026. Në këtë muaj u regjistruan 97 aksidente, me 125 persona të vrarë dhe të plagosur, ndërsa për periudhën janar–shkurt numri i aksidenteve është ulur me 9.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas statistikave, shumica e aksidenteve (86.6%) vijnë si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha më e përfshirë mbetet ajo 25–34 vjeç, e cila përbën 27.8% të rasteve.
Për sa i përket shpërndarjes në kohë, aksidentet ndodhin më shpesh të shtunave (21.6%) dhe më rrallë të martave (10.3%). Orari më problematik rezulton të jetë nga 08:00 deri në 12:00, ku regjistrohet edhe numri më i lartë i aksidenteve. /skyweb.al
















