• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 8 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Në cilat qytete ka më shumë shtëpi me qira bosh?

Editor Nga Editor
8 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
0
“Express”: Tirana, një udhëtim mes kulturës autentike dhe historisë së pasur
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një studim i publikuar nga kompania e analizës së tregut të pasurive të paluajtshme Investropa tregon se tregu i qirave në Shqipëri vijon të mbetet relativisht i ngushtë në fillim të vitit 2026. Sipas raportit, shkalla e boshllëqeve për pronat me qira në qendër të Tiranës vlerësohet mes 4% dhe 7%, me disponueshmëri shumë më të kufizuar në lagjet më të kërkuara dhe më të lirshme në zonat periferike.

Studimi thekson se në disa zona të veçanta kërkesa është edhe më e lartë. Në lagje shumë të kërkuara si Blloku, shkalla e pronave të lira për qira zbret deri në rreth 3%, ndërsa në qytetet e vogla si Elbasani, Shkodra dhe Fieri mund të kalojë 10%, pasi kërkesa për qira është dukshëm më e ulët.

Sipas Investropa, niveli aktual i boshllëqeve në Shqipëri mbetet relativisht i ulët krahasuar me mesataret historike. Kjo lidhet me migrimin e fortë të brendshëm drejt Tiranës gjatë viteve të fundit, i kombinuar me një furnizim të kufizuar të pronave të reja me qira që hyjnë në treg.

Raporti evidenton gjithashtu edhe sezonalitetin e kërkesës për qira. Muajt më të ngarkuar për tregun janë zakonisht gushti deri në tetor, kur studentët rikthehen në universitete dhe shumë profesionistë kryejnë zhvendosje përpara sezonit të ri të punës. Një rritje e dytë e kërkesës vihet re në periudhën mars–maj, kur lëvizjet e pranverës bëhen më të shpeshta.

Ndër faktorët kryesorë që ndikojnë këto modele sezonale përmenden kalendari akademik i universiteteve të Tiranës, zhvendosjet e lidhura me punësimin dhe përgatitja e pronave për sezonin turistik veror, veçanërisht në zonat bregdetare.

Në të kundërt, muajt me kërkesën më të ulët për qira janë zakonisht dhjetori deri në shkurt, kur lëvizjet janë më të pakta, si dhe qershori dhe korriku, kur fokusi i tregut zhvendoset më shumë te qiratë sezonale të pushimeve në bregdet sesa te kontratat afatgjata në Tiranë./Scan

Etiketat: qirashtepi
Artikulli para

Çfarë do të ndodhë me fluturimet në Europë pas kësaj fundjave?

Artikulli pas

Marrëveshja për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit, bie çmimi i naftës

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Marrëveshja për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit, bie çmimi i naftës

8 Prill, 2026
Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit
Ekonomi

Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit

7 Prill, 2026
Falen 30 mln euro gjoba për bizneset, afati kur duhen paguar detyrimet e akumuluara për sigurimet
Ekonomi

Ligji i ri i kontabilitetit, më shumë transparencë për korporatat dhe lehtësira për bizneset e vogla

7 Prill, 2026
Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri
Ekonomi

Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri

7 Prill, 2026
LETRA/ “Pronari s’ma deklaron pagën aq sa e kam”, Tatimet zbarkojnë në Korçë
Ekonomi

LETRA/ “Pronari s’ma deklaron pagën aq sa e kam”, Tatimet zbarkojnë në Korçë

7 Prill, 2026
Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano
Ekonomi

Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano

7 Prill, 2026
Artikulli pas
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Marrëveshja për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit, bie çmimi i naftës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pirja e kafesë me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre
Shëndet

Pirja e kafesë me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

Nga SkyWeb
10 Janar, 2026
0

Shqiptarët janë konsumatorë të mëdhenj të kafesë, dhe këtë e tregojnë të dhënat e importit të këtij produkti të çmuar....

Lexo të plotë
Presidentët Begaj dhe Osmani, kryejnë homazhe për Papën në Vatikan të shoqëruar nga Kardinali Ernest Troshani dhe krerët e besimeve fetare në Shqipëri

Presidentët Begaj dhe Osmani, kryejnë homazhe për Papën në Vatikan të shoqëruar nga Kardinali Ernest Troshani dhe krerët e besimeve fetare në Shqipëri

25 Prill, 2025
BE jep, por Shqipëria s’merr dot, problemet me fondet IPA

BE jep, por Shqipëria s’merr dot, problemet me fondet IPA

9 Tetor, 2025
RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

16 Shkurt, 2026
Kompania e djalit të Çim Beshirit, Fabio Beshiri u fsheh nga policia për vdekjen e elektricistit 65-vjeçar në Paskuqan

Kompania e djalit të Çim Beshirit, Fabio Beshiri u fsheh nga policia për vdekjen e elektricistit 65-vjeçar në Paskuqan

15 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Marrëveshja për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit, bie çmimi i naftës

8 Prill, 2026
“Express”: Tirana, një udhëtim mes kulturës autentike dhe historisë së pasur

Në cilat qytete ka më shumë shtëpi me qira bosh?

8 Prill, 2026
Çfarë do të ndodhë me fluturimet në Europë pas kësaj fundjave?

Çfarë do të ndodhë me fluturimet në Europë pas kësaj fundjave?

7 Prill, 2026
Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit

Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit

7 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr