• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ligji i ri i kontabilitetit, më shumë transparencë për korporatat dhe lehtësira për bizneset e vogla

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
0
Falen 30 mln euro gjoba për bizneset, afati kur duhen paguar detyrimet e akumuluara për sigurimet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria po ndërhyn në ligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, duke propozuar një paketë ndryshimesh që synojnë rritjen e transparencës për kompanitë e mëdha dhe uljen e barrës administrative për bizneset e vogla.

Një nga risitë kryesore është detyrimi për raportim të zgjeruar për korporatat e mëdha, të cilat do të duhet të publikojnë jo vetëm të dhënat financiare, por edhe ndikimin e tyre në mjedis, çështjet sociale dhe praktikat e qeverisjes. Ky raportim përfshin edhe elementë si korrupsioni, zinxhiri i furnizimit dhe ndikimet në shoqëri.

Në të njëjtën kohë, projektligji vendos detyrimin që kompanitë shumëkombëshe të raportojnë se ku krijohet fitimi dhe ku paguhen taksat, në një përpjekje për të rritur transparencën fiskale dhe për të kufizuar shmangien e tatimeve.

Megjithatë, këto kërkesa të reja prekin vetëm një numër shumë të kufizuar subjektesh. Sipas përcaktimeve, detyrimi zbatohet për kompani me mbi 1000 punonjës dhe mbi 450 milionë euro të ardhura, çka në praktikë përkthehet në vetëm pak njësi ekonomike në Shqipëri.

Paralelisht, ligji synon të lehtësojë bizneset e vogla dhe të mesme. Këto subjekte nuk do të përballen me kërkesa shtesë për raportim dhe, në disa raste, do të kenë të drejtën të refuzojnë dhënien e informacionit që tejkalon standardet minimale në marrëdhëniet me partnerët më të mëdhenj.

Ndryshimet prekin edhe mënyrën e administrimit të dokumentacionit financiar. Afati minimal për ruajtjen e dokumenteve ulet nga 10 në të paktën 5 vite, duke reduktuar kostot dhe ngarkesën administrative për bizneset.

Një tjetër element i rëndësishëm lidhet me rritjen e transparencës brenda kompanive. Subjektet do të duhet të japin më shumë informacion në pasqyrat financiare, përfshirë kreditë dhe përfitimet e dhëna drejtuesve, detyrimet afatgjata dhe strukturën e të ardhurave sipas aktivitetit ekonomik.

Sipas relacionit shpjegues, ndryshimet synojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me direktivat e Bashkimit Europian dhe përmirësimin e cilësisë së raportimit financiar, me qëllim rritjen e besimit të investitorëve dhe forcimin e tregut.

Projektligji përbën një nga ndërhyrjet më të rëndësishme në fushën e kontabilitetit në vitet e fundit, duke vendosur një model të ri balancimi mes transparencës për korporatat e mëdha dhe lehtësimit për bizneset më të vogla. /skyweb,ak

Etiketat: kontabilitet
Artikulli para

Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh

Artikulli pas

NASA publikon foto të reja magjepsëse nga Artemis II

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!
Ekonomi

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Fermerët përfitojnë 12.2 milionë euro nga autofaturat, kur mbyllen aplikimet

8 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord
Ekonomi

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

8 Tetor, 2026
Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri
Ekonomi

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri

8 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
NASA publikon foto të reja magjepsëse nga Artemis II

NASA publikon foto të reja magjepsëse nga Artemis II

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Keni marrë 500 mijë lekë gjobë”, AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese
Aktualitet

“Keni marrë 500 mijë lekë gjobë”, AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese

Nga Editor
17 Shtator, 2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për një fushatë të re mashtruese të tipit "smishing", e cila...

Lexo të plotë
SIGURIMET/ Rriten primet për frymë, kryeson Tirana me 200 euro

Sigurimet mbyllin 2025 me fitim rekord, 3.54 miliardë lekë

25 Korrik, 2026
Sa duhet të jetë taksa për shtëpitë e dyta dhe të treta? Ndërtuesit bëjnë propozimin e tyre

Sa duhet të jetë taksa për shtëpitë e dyta dhe të treta? Ndërtuesit bëjnë propozimin e tyre

10 Tetor, 2025
Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësi investimi prindëror: Shkollim dhe pension për fëmijën

Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësi investimi prindëror: Shkollim dhe pension për fëmijën

3 Shkurt, 2026
Historia e pabesueshme e termostatit fake në kabinën e avionit të Presidentit të SHBA-së Lyndon Johnson

Historia e pabesueshme e termostatit fake në kabinën e avionit të Presidentit të SHBA-së Lyndon Johnson

19 Maj, 2026

Të Fundit

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr