Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu vlerësimin e tij për Eliot Engel, një ndër personalitetet amerikane më të përkushtuara ndaj çështjes shqiptare dhe shqiptarëve.
Në një reagim në rrjetet sociale pas ndajes nga jeta të Engel, Presidenri Begaj cilësoi atë një mik të madh të shqiptarëve dhe një derë gjithmonë të hapur për ta.
“Me mirënjohje të thellë, falënderojmë për gjithçka që bëri për Kosovën dhe për kombin shqiptar, veçanërisht në momentet më të vështira të historisë sonë,” thuhet në mesazh.
Sipas Kreut të Shtetit, emri i tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe në zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë më të vyer, që qëndroi pranë tyre me përkushtim dhe guxim.















