• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Aviacion

Finnair nis shitjet për linjën e re Helsinki–Tiranë, me operime nga 30 Prilli 2026

SkyWeb SkyWeb
17 Nëntor, 2025
në Aviacion, Kryesore
A A
Finnair nis shitjet për linjën e re Helsinki–Tiranë, me operime nga 30 Prilli 2026
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton partneritetin e ri me kompaninë ajrore Finnair, e cila do të lidhë Helsinkin me Tiranën përmes një linje të re direkte. Fluturimet do të nisin zyrtarisht më 30 prill 2026 dhe do të operohen dy herë në javë, çdo të Enjte dhe të Diel, duke ofruar për herë të parë një lidhje të drejtpërdrejtë midis Shqipërisë dhe Finlandës.

Ky destinacion i ri shënon hyrjen zyrtare të Finnair në tregun shqiptar dhe përforcon rrjetin në zgjerim të linjave europiane të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Linja pritet të ndikojë pozitivisht në turizëm dhe në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, duke ofruar një akses më të gjerë dhe lidhje të reja ndërkombëtare përmes qendrës së Finnair në Helsinki.

“Jemi të lumtur të prezantojmë Tiranën në rrjetin tonë, duke hapur mundësi të reja si për udhëtarët e pushimeve ashtu edhe për ata të biznesit,” – deklaron Adam Marciniec, Menaxher Rajonal CEE në Finnair. “Shqipëria është një treg krejtësisht i ri për Finnair, dhe ky lancim forcon praninë tonë në Ballkan. Linja e re u ofron udhëtarëve shqiptarë akses të përshtatshëm drejt qendrës sonë në Helsinki dhe më tej në rrjetin tonë në vendet nordike, baltike dhe Azi. Njëkohësisht, bën kulturën e gjallë dhe peizazhet mahnitëse të Shqipërisë më të aksesueshme për klientët tanë në Finlandë dhe më gjerë.”

Finnair është kompania ajrore kombëtare e Finlandës dhe një nga linjat më të vjetra të transportit ajror në botë që vazhdojnë të operojnë. Ajo njihet për besueshmërinë, cilësinë e shërbimit dhe rrjetin e gjerë që lidh Europën me Azinë dhe Amerikën e Veriut.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon rritjen e qëndrueshme dhe angazhimin për zgjerimin e portofolit të partnerëve ajrorë, duke tërhequr linja prestigjioze ndërkombëtare dhe duke përmirësuar lidhjet ajrore për udhëtarët që udhëtojnë drejt dhe nga Shqipëria.

Shitjet e biletave për linjën Helsinki–Tiranë janë tashmë të hapura. Pasagjerët mund të rezervojnë fluturimet e tyre direkt në faqen zyrtare të Finnair ose përmes agjencive turistike.

Rreth Finnair

Finnair është një kompani ajrore me rrjet të gjerë, e specializuar në lidhjen e trafikut të pasagjerëve dhe mallrave midis Azisë, Amerikës së Veriut dhe Europës. Ajo është e vetmja linjë ajrore që operon fluturime direkte gjatë gjithë vitit drejt Laplandit. Klientët e kanë zgjedhur Finnair si “Kompania Ajrore më e Mirë në Europën e Veriut” në çmimet Skytrax për 15 vite radhazi. Finnair është anëtare e aleancës oneworld, ndërsa aksionet e Finnair Plc janë të listuara në Nasdaq Helsinki.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore e Shqipërisë drejt botës, duke lidhur vendin me një numër gjithnjë në rritje destinacionesh europiane. TIA vijon të zgjerojë rrjetin e tij dhe të përmirësojë shërbimet, teknologjinë dhe përvojën e përgjithshme të pasagjerëve. /skyweb.al 

Etiketa: finnairhelsinkitia
Artikulli para

Qeveria vendos tavan për pagesat me CASH, bizneset detyrohen të kalojnë online: Limitet e reja

Artikulli pas

Rrezik nga përmbytjet, emergjencat civile mblidhen me urgjencë në Shkodër

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda
Ekonomi

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
E frikshme me kë ndajmë rrugën! Vetëm 13,8% e të ritestuarve morën patentën pas humbjes së të gjitha pikëve
Ekonomi

E frikshme me kë ndajmë rrugën! Vetëm 13,8% e të ritestuarve morën patentën pas humbjes së të gjitha pikëve

26 Nëntor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Sigurimi i depozitave, mbrojtje e veçantë për paratë nga shitja e banesave

26 Nëntor, 2026
Kur bizneset gabojnë, klientët dëmshpërblehen: Miratohen rregullat për sigurimin profesional
Ekonomi

Kur bizneset gabojnë, klientët dëmshpërblehen: Miratohen rregullat për sigurimin profesional

26 Nëntor, 2026
Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite
Ekonomi

Qeveria miraton rregullat për PPP-të, shteti mund t’u garantojë të ardhura minimale koncesionarëve

26 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rrezik nga përmbytjet, emergjencat civile mblidhen me urgjencë në Shkodër

Rrezik nga përmbytjet, emergjencat civile mblidhen me urgjencë në Shkodër

Të Përzgjedhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

SkyWeb
2 Tetor, 2026
0

Tiranë, 1–2 tetor 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) priti për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit...

Lexo të plotë
35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë

Gratë dy herë më të ekspozuara ndaj punës pa pagesë në biznesin familjar

24 Qershor, 2026
“National Geographic”: Sazani, ishulli strategjik që fuqitë e mëdha e kanë lakmuar prej mijëra vitesh

“National Geographic”: Sazani, ishulli strategjik që fuqitë e mëdha e kanë lakmuar prej mijëra vitesh

13 Qershor, 2026
TTW: Shqipëria fiton terren si destinacioni i ri evropian për turistët indianë

TTW: Shqipëria fiton terren si destinacioni i ri evropian për turistët indianë

20 Prill, 2026
INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”

INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”

10 Maj, 2025

Të Fundit

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

26 Nëntor, 2026
“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In