• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 16 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Kur ndodhi sulmi kibernetik, djali im ofroi ekspertizë me kompaninë austriake, por skandali AKSHI nxorri…

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
në Aktualitet, OP-ED
A A
0
Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Kur ndodhi sulmi kibernetik, djali im ofroi ekspertizë me kompaninë austriake, por skandali AKSHI nxorri…
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ish-zëvendëskryeministrja Ermelinda Meksi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit të Samitit të Diasporës, duke e cilësuar atë si një aktivitet më shumë propagandistik sesa me rezultate konkrete për vendin. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ajo vë në pikëpyetje efektivitetin e këtyre aktiviteteve dhe mungesën e një strategjie reale për përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Për të ilustruar këtë situatë, Meksi sjell një rast personal që lidhet me djalin e saj, i cili jeton dhe punon prej vitesh në Austri në fushën e sigurisë kibernetike. Sipas saj, ai ka tentuar të krijojë ura bashkëpunimi me institucionet shqiptare, duke propozuar ekspertizë konkrete për reduktimin e riskut kibernetik në vend, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga autoritetet.

Në listën e institucioneve të kontaktuara, Meksi përmend edhe AKSHI-n, duke theksuar se mungesa e reagimit u bë më e kuptueshme pas publikimit të skandalit që lidhet me këtë institucion. Sipas saj, heshtja nuk ishte rastësi, por tregues i një sistemi që nuk funksionon mbi bazën e meritës dhe profesionalizmit.

Ajo ngre dyshime edhe mbi mënyrën se si menaxhohen projektet publike, duke përmendur raste të dyfishimit të kostove dhe duke vënë në diskutim mundësinë reale për bashkëpunim të kompanive serioze në një ambient ku, sipas saj, ryshfeti bëhet pjesë e procesit.

Meksi thekson se ky nuk është një rast i izoluar, por një realitet që përjetojnë shumë të rinj shqiptarë jashtë vendit, të cilët, pavarësisht dëshirës për të kontribuar, përballen me mungesë dëgjimi dhe një sistem që favorizon lidhjet klienteliste mbi meritokracinë.

Në fund, ajo kërkon një ndryshim qasjeje nga institucionet, duke theksuar se diaspora nuk duhet parë vetëm si burim financiar, por si një kapital i rëndësishëm njerëzor me dije dhe eksperiencë. Sipas saj, pa transparencë dhe pa një sistem të hapur ndaj kontributit real, samitet rrezikojnë të mbeten vetëm fasadë pa ndikim konkret në zhvillimin e vendit.

Nga Ermelinda Meksi

Duke ndjekur në TV Samitin e Diasporës, nuk mund të mos i rikthehem një përvoje personale që flet më shumë se çdo fjalim.

Im bir, prej 12 vitesh në Austri, ka ruajtur gjithmonë dëshirën për t’u kthyer dhe kontribuar në Shqipëri. I diplomuar në Menaxhim Ndërkombëtar Biznesi, ndërkohë që ndjek studimet master, punon në një kompani ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike. Me pasion ka ndjekur edhe fusha si IT dhe AI, duke u certifikuar në platforma ndërkombëtare.

Vitin e kaluar, pasi mësoi për sulmet kibernetike që kishin ndodhur në Shqipëri, i propozoi kompanisë së tij, e cila operon në shumë vende, të shtrihej edhe në vendin tonë. Nga analiza e ekspertëve rezultoi se disa institucione shqiptare ishin seriozisht të ekspozuara ndaj riskut kibernetik.

Me dëshirën për të kontribuar, ai u shkroi institucioneve përkatëse, duke shpjeguar me profesionalizëm çfarë ofronte kompania për të reduktuar këtë risk.

Nuk mori asnjë përgjigje.

Më tregoi per sa u kish shkruar disa institucioneve shqiptare disa ditë më vonë, me një zhgënjim që i lexohej qartë në sy. Ndihej në siklet per mungesen e etikes se institucioneve tona përballë drejtuesve të kompanisë, të cilët ishin në dijeni të komunikimit dhe prisnin një reagim minimal.

Më kërkoi ndihmë, qoftë edhe vetëm për të marrë një përgjigje zyrtare, cilado të ishte ajo.

Por edhe përpjekja ime duke u kerkuar ndihme dy kolegeve rezultoi pa sukses në marrjen e një përgjigjeje. Po përmend me emër vetëm një nga institucionet, qe im bir kontaktoi nepermjet emailit zyrtar: AKSHI; për të tjerat po ruaj etikën.

Kur shpërtheu skandali i AKSHI-t, u bë e qartë se heshtja nuk kishte qenë rastësi.

Kur më pas mësuam për shifra të mëdha investimesh, u kuptua edhe më qartë arsyeja e mungesës së përgjigjes.

Si mund të dyfishohen projektet nga 2 në 4 milionë? Si mund të operojë një kompani serioze në një sistem ku ryshfeti bëhet pjesë e lojës?

Dhe në fund arrin në përfundimin e dhimbshëm: “Më mirë që nuk mora përgjigje, sesa të përfshihesha në atë realitet.”

Por ky nuk është një rast i izoluar. Shumë të rinj sot megjithë dëshirën për të kontribuar, përballen me mungesë dëgjimi, mungesë meritokracie dhe një sistem që më shumë se aftësinë favorizon lidhjet klienteliste.

Ndërsa dëgjoja Samitin e Diasporës, natyrshëm desheroja pergjigje mbi : çfarë rezultate konkrete kanë sjellë samitet e deritanishme? Sa ura bashkëpunimi janë ndërtuar realisht dhe sa profesionistë janë përfshirë në mënyrë domethënëse?

Diaspora shqiptare ka kontribuar ndër vite jo vetëm përmes remitancave apo investimeve, por edhe përmes dijes, eksperiencës dhe standardeve që ka ndërtuar jashtë vendit. Ndoshta ka ardhur koha që fokusi të zhvendoset më shumë pikërisht tek kontributi i kapitali njerëzor.

Sepse vlera më e madhe që diaspora mund të sjellë nuk është vetëm financiare, por është dija, profesionalizmi dhe kultura e punës që mund të ndihmojnë realisht në zhvillimin e vendit.

Dëshira për të kontribuar ekziston dhe është e sinqertë. Ajo që kërkohet është një qasje më e hapur, më e përgjegjshme dhe e bazuar në meritë, në mënyrë që këto energji dhe kapacitete të mos mbeten të pashfrytëzuara.

Vetëm kështu samitet mund të kthehen në besim dhe kontribut konkret për vendin; ndryshe, rrezikojnë të mbeten thjesht fasadë.

P.S. Këtë histori personale nuk e ndaj sepse më habiti sa i ndodhi tim biri, apo për të individualizuar një rast, por për të reflektuar mbi një realitet që e përjetojnë shumë të rinj,jo vetem të diasporës. Besoj se vetëm duke u dhënë zë këtyre historive, vendimmarrësit mund të kuptojnë më mirë se ku duhet të përmirësohet politikëbërja.

E. Meksi, Viene,15 Prill 2026

Artikulli para

Këshillat mjekësore, studiuesit: AI gabon në mbi 80% të diagnozave fillestare

Artikulli pas

Drejtori i Policisë. Skënder Hita: Siguria është “pasaporta” e Shqipërisë për turistët, asnjë ngjarje e rëndë kriminale ndaj tyre

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si i fundosi babëzia pallatet e Alabbarit në Durrës
Aktualitet

Si i fundosi babëzia pallatet e Alabbarit në Durrës

16 Maj, 2026
Ajri i ndotur dhe zhurmat po dëmtojnë seriozisht shëndetin mendor të europianëve
Aktualitet

Ajri, rreziku i padukshëm në Shqipëri

15 Maj, 2026
Pica më e pëlqyer për momentin nuk është italiane
Aktualitet

Pica më e pëlqyer për momentin nuk është italiane

15 Maj, 2026
Studimi i Akademisë së Shkencave: Shqiptarët janë autoktonë , të dhënat gjenetike tregojnë vazhdimësinë e ilirëve
Aktualitet

Studimi i Akademisë së Shkencave: Shqiptarët janë autoktonë , të dhënat gjenetike tregojnë vazhdimësinë e ilirëve

15 Maj, 2026
“E vendosi sistemi, jo ne”/ Pika e ‘verbër’ që fshihet pas ministres Diella!
Aktualitet

“E vendosi sistemi, jo ne”/ Pika e ‘verbër’ që fshihet pas ministres Diella!

15 Maj, 2026
Shkarkohet Drejtori i FSDKSH, kush e zëvendëson
Aktualitet

Shkarkohet Drejtori i FSDKSH, kush e zëvendëson

15 Maj, 2026
Artikulli pas
Drejtori i Policisë. Skënder Hita: Siguria është “pasaporta” e Shqipërisë për turistët, asnjë ngjarje e rëndë kriminale ndaj tyre

Drejtori i Policisë. Skënder Hita: Siguria është “pasaporta” e Shqipërisë për turistët, asnjë ngjarje e rëndë kriminale ndaj tyre

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Aktualitet

Interesat e larta dhe praktikat agresive të mbledhjes së pagesave të pashlyerja, institucionet financiare jobanka fituan 58 milionë euro gjatë 2024

Nga SkyWeb
10 Korrik, 2025
0

Raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jobanka pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e...

Lexo të plotë
Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH për sigurinë

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH për sigurinë

21 Mars, 2026
Lindim apo bëhemi? Kur përcaktohet  personaliteti ynë?

Lindim apo bëhemi? Kur përcaktohet personaliteti ynë?

3 Maj, 2026
Avioni i tipit ATR72-500 qe ra sot prane Sao Paolos ne Brazil duke shkaktuar 62 te vdekur, ka qene ne floten e ish-kompanise shqiptare Belle Air!

Avioni i tipit ATR72-500 qe ra sot prane Sao Paolos ne Brazil duke shkaktuar 62 te vdekur, ka qene ne floten e ish-kompanise shqiptare Belle Air!

24 Qershor, 2024
Boeing shtyn prodhimin e avionit 777X deri në vitin 2027, humb 5 miliardë dollarë

Boeing shtyn prodhimin e avionit 777X deri në vitin 2027, humb 5 miliardë dollarë

5 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

16 Maj, 2026
Pse lufta me Iranin nuk i ka çuar në ekstrem çmimet e naftës

Pse lufta me Iranin nuk i ka çuar në ekstrem çmimet e naftës

16 Maj, 2026
Si i fundosi babëzia pallatet e Alabbarit në Durrës

Si i fundosi babëzia pallatet e Alabbarit në Durrës

16 Maj, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

BSH parashikon rritje të inflacionit mbi 3%, por kjo do të jetë kalimtare

16 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr