• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DËSHMIA/ Jo vetëm Mirlinda Karçanaj, Emirton Suli kompromenton edhe Daniel Shimën në paracaktimin fituesve të tenderëve të AKSHI-t

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
DËSHMIA/ Jo vetëm Mirlinda Karçanaj, Emirton Suli kompromenton edhe Daniel Shimën në paracaktimin fituesve të tenderëve të AKSHI-t
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një prej zyrtarëve të AKSHI-t, Emirton Suli, ka zbardhur para Prokurorisë së Posaçme mekanizmin se si, sipas tij, paracaktoheshin tenderat në këtë institucion, duke theksuar se kriteret vendoseshin paraprakisht dhe fituesit orientoheshin që në fillim të procedurave.

Në dëshminë e tij, Suli shpjegon se Daniel Shima kishte krijuar një adresë emaili projekte@akshi.goc.al, nga e cila u dërgoheshin anëtarëve të grupeve të punës dokumentet e gatshme për projektet e prokurimit publik.

Sipas tij, kjo ishte bërë qëllimisht për të fshehur burimin real të përgatitjes së dokumenteve dhe për të mos identifikuar subjektin që qëndronte pas tyre.

Në një nga procedurat konkrete, dëshmitari deklaron se ishte e qartë që tenderi ishte ndërtuar për të favorizuar shoqërinë “Image & Communication Development” sh.p.k., me zotërues Igli Gjelishti. Për të përjashtuar kompanitë e tjera nga gara, Suli tregon se Daniel Shima, në kohën kur ishte zv.drejtor i përgjithshëm, kishte futur si kriter të veçantë pajisjen me certifikatën CSP, e lëshuar nga AKSIK.

Sipas tij, vendosja e këtij kriteri bllokoi një numër të madh procedurash. Suli akuzon gjithashtu Daniel Shimën për bashkëpunim me Gerond Meçen dhe Ermal Beqirin. “Ky kriter nuk u hoq, pasi të gjithë operatorët ekonomikë kishin marrëdhënie të mira me AKSHI dhe e dispononin këtë certifikatë”, deklaron ai.

Megjithatë, pas largimit të Shimës nga detyra, sipas dëshmisë, shoqërisë ABS të Gerond Meçes nuk iu rinovua certifikata, duke krijuar një artificë ligjore për ta mbajtur jashtë procedurave të prokurimit. Po sipas hetimeve të SPAK, Gerond Meçe është rrëmbyer dhe detyruar të tërhiqte ankesat pranë KPP për tenderat.

I pyetur për procedurën “Implementimi i laboratorëve SMART”, Suli tregon se në cilësinë e kryetarit të njësisë së prokurimit kishte konstatuar se fituesi ishte paracaktuar, konkretisht shoqëria Albascan. Ai thekson se paracaktimi ishte bërë nga Gerond Meçe dhe Daniel Shima, ndërsa dokumentet e kritereve i kishin ardhur të gatshme nga një person me inicialet A.M., madje edhe me zarfe që mbërrinin në zyrë me pseudonimin “Zarf për Albanin”.

Më tej, dëshmitari shpjegon se i gjithë sistemi i prokurimeve në AKSHI ishte i koordinuar nga Daniel Shima, nga i cili vinin si dokumentet standarde, ashtu edhe ftesat për operatorët ekonomikë. Suli shton se kishte dyshime se këto dokumente përgatiteshin nga vetë subjektet private dhe më pas u jepeshin anëtarëve të grupeve të punës për firmosje.

“Asnjë projekt nuk ndryshohej nga ato që sillte Shima, por miratoheshin ashtu sikurse silleshin”, deklaron ai.

Gjithashtu, Suli thekson se në 99% të rasteve, emrat e operatorëve ekonomikë që ftoheshin për ofertë jepeshin nga Daniel Shima, ndërsa përgjigjet vinin bashkë në një zarf të vetëm, duke ngritur dyshime se ato hartoheshin nga një operator i vetëm dhe paraqiteshin si oferta të ndryshme për të krijuar një garë fiktive dhe për të justifikuar fitues të paracaktuar.

Dëshmitari shton se procedurat sekrete, për shkak se nuk publikoheshin, ishin më të lehta për t’u manipuluar.

Ndërkohë, në një dëshmi të vetë Daniel Shimës në SPAK, publikuar më herët, ai ka deklaruar se paracaktimet bëheshin me porosi të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila aktualisht është marrë e pandehur dhe ndodhet në arrest shtëpie.

Këto dëshmi pritet të jenë kyçe për hetimet mbi një nga çështjet më të ndjeshme të prokurimeve publike në vend, ku dyshohet për një skemë të mirëorganizuar për orientimin dhe kontrollin e tenderave. /skyweb.al

Etiketat: daniel shimaemirton sulimirlinda karcanaj
Artikulli para

Sa këmbehen sot valutat e huaja?

Artikulli pas

“Tornos News”: Shqipëria konsolidohet si destinacion kryesor turistik me 83 projekte strategjike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
Aktualitet

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

23 Tetor, 2026
KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera
Ekonomi

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

23 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Tornos News”: Shqipëria konsolidohet si destinacion kryesor turistik me 83 projekte strategjike

“Tornos News”: Shqipëria konsolidohet si destinacion kryesor turistik me 83 projekte strategjike

Të Përzgjedhura

Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane

Nga SkyWeb
2 Mars, 2026
0

Tensionet në Lindjen e Mesme po godasin drejtpërdrejt tregjet e energjisë, duke shkaktuar një rritje të fortë të çmimeve të...

Lexo të plotë
Inteligjenca Artificiale përparon teknologjinë për personat me aftësi të kufizuar

Inteligjenca Artificiale përparon teknologjinë për personat me aftësi të kufizuar

15 Tetor, 2025
DURANA/  Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!

DURANA/ Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!

12 Janar, 2026
Presidenti Begaj për Ditën e Evropës: Shqipëria sot më afër se kurrë familjes europiane, për t’i shtuar vlerat dhe energjinë tonë

Presidenti Begaj për Ditën e Evropës: Shqipëria sot më afër se kurrë familjes europiane, për t’i shtuar vlerat dhe energjinë tonë

9 Maj, 2026
“Tërmet” në Tiranë! SPAK, urdhër arresti për pronarin e kullave Ilir Shtufi dhe “bosin” Artur Shehu

“Tërmet” në Tiranë! SPAK, urdhër arresti për pronarin e kullave Ilir Shtufi dhe “bosin” Artur Shehu

12 Qershor, 2026

Të Fundit

Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr