• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SKEMAT me prestanomet, si u bë Mirlinda Karçanaj pronare e vilës te Laguna Blu në Qerret, roli i Sokol Parllakut dhe Enxhiana Alimetës

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
SKEMAT me prestanomet, si u bë Mirlinda Karçanaj pronare e vilës te Laguna Blu në Qerret, roli i Sokol Parllakut dhe Enxhiana Alimetës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka zbardhur skemën përmes së cilës ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dyshohet se ka siguruar dhe përdorur një apartament luksoz duplex në kompleksin “Laguna Blu” në Qerret të Kavajës, duke përdorur një rrjet personash të tretë dhe punonjës të lidhur me kompaninë Soft & Solution të Ermal Beqirit.

Në dosjen hetimore, rezulton se prona në fjalë është regjistruar në emër të shtetasit Ram Basha, ndërsa në realitet përdorej nga Karçanaj. Sipas hetimeve, Ram Basha e kishte blerë apartamentin nga Enxhiana Alimeta, punonjëse e Soft & Solution, por dëshmitë e të dyve tregojnë se ata janë përdorur si “prestanome”.

Vetë Ram Basha ka deklaruar para prokurorëve se nuk ka qenë asnjëherë në Durrës apo në Qerret dhe nuk mban mend rrethanat e blerjes së pronës.

Ai pranon se ka firmosur një kontratë për një banesë rreth 100.7 m² me vlerë 100 mijë euro, por pa dijeni për vendndodhjen, shitësin apo noterin. Basha shton se paratë për blerjen ia kishte dhënë borxh në Cash shtetasi Sokol Parllaku, të cilat ai më pas i kishte depozituar në bankë, pa mbajtur mend detaje të tjera.

Në të njëjtën linjë, edhe Enxhiana Alimeta, e cila rezulton blerëse fillestare e pronës për 160 mijë euro nga një shtetas B.F, nuk justifikon burimet financiare.

“Pas marrjes në pyetje të shtetasit Ram Basha, lidhur me blerjen e kësaj pasurie nga shtetasja Enxhiana Alimeta, ky i fundit deklaroi se: “…Në lidhje me këtë kontratë, mbaj mend që e kam firmosur një kontratë për një banesë që më duket se është 100.7 m2, pasuri të cilën e kam blerë për vlerën 100.000 euro. Nuk e di as ku është noteri dhe as kush është shitësja dhe as se si e gjeta këtë banesë.

As nuk kam qenë kurrë në këtë shtëpi dhe as nuk kam qenë asnjëherë në jetën time as në Durrës jo më në Qerret. Nuk e mbaj mend fare se çfarë rrethanash e kam blerë, as e mbaj mend fare.

Lekët për ta blerë këtë shpi mi ka dhënë shtetasi Sokol Parllaku borxh, mbaj mend që mi ka dhënë në kesh dhe unë i kam derdhur në bankë, por nuk mbaj mend detaje të tjera….

As nuk e di fare se kush është shitësi apo shitësja dhe as e kam takuar kurrë në jetën time. As emrin e noterit nuk e mbaj mend apo ta di se ku është…..As nuk e kam idenë…Siç ju thashë, as në Durrës nuk kam qenë ndonjëherë në jetën time e jo më në Qerret.”- është shprehur shtetasi Ram Basha i cili është pronari me letra i banesës ku bënte pushime Mirlinda Karçanaj.

Hetimi ka zbuluar se fondet për këtë blerje dyshohet se janë siguruar nga Arjola Koromani, administratore e Soft & Solution, përmes një kontrate “njohje detyrimi” të firmosur vetëm një ditë pas nënshkrimit të kontratës së blerjes së apartamentit.

Sipas SPAK, i njëjti mekanizëm është përdorur edhe me punonjës të tjerë të kompanive të lidhura me Ermal Beqirin, duke ngritur dyshime për një skemë të organizuar për fshehjen e pronave përmes personave të tretë që nuk kishin kapacitet financiar real.

Vetë Alimeta ka deklaruar se ka firmosur dokumentet në mirëbesim, pasi kishte dëgjuar Ermal Beqirin të thoshte se mund t’u siguronte punonjësve një banesë për aktivitetin e punës në Qerret, çka sipas saj krijoi bindjen se dokumentet lidhej me këtë qëllim.

Ndërkohë, përdorimi faktik i duplex-it nga Karçanaj konfirmohet edhe nga dëshmia e shoferit të saj, Florian Bylyku.

Ky i fundit fillimisht ka mohuar të kishte kryer pagesa për këtë pronë, por më pas ka ndryshuar deklarimin duke pranuar se ka paguar tarifat e mirëmbajtjes dhe se Karçanaj ka qëndruar në këtë banesë deri në gusht të vitit 2025, kur ai vetë e ka transportuar në Tiranë.

Këto të dhëna përputhen edhe me mandatet e arkëtimit të sekuestruara nga policia gjyqësore në kompleksin “Laguna Blu”, ku pagesat rezultojnë të kryera në emër të Enxhiana Alimetës, por të dorëzuara nga Florian Bylyku.

Sipas tërësisë së provave, hetuesit arrijnë në përfundimin se prona është mbajtur formalisht në emra të tjerë, ndërsa kontrolli dhe përdorimi real i saj i atribuohet Mirlinda Karçanajt, duke ngritur dyshime për një skemë të mirëorganizuar të fshehjes së pasurive përmes prestanomeve dhe rrjeteve të lidhura me kompanitë përfituese të tenderave të AKSHI-t./skyweb.al

Etiketat: Arjola Koromanienxhiana alimetaermal beqiriSokol Parllaku
Artikulli para

Pishina e peshkaqenëve të AKSHI-t, si u transformuan në prona luksoze paratë e korrupsionit gjigant: Vila, jahte dhe kuti bere FULL me Euro

Artikulli pas

Përse shërben kjo vrimë e vogël me rol të madh në dritaren e avionëve ?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Përse shërben kjo vrimë e vogël me rol të madh në dritaren e avionëve ?

Përse shërben kjo vrimë e vogël me rol të madh në dritaren e avionëve ?

Të Përzgjedhura

Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi
Aktualitet

Jo vetëm Belinda Balluku, Dumani konfirmon edhe hetimin ndaj Frida Krifcës

Nga SkyWeb
27 Tetor, 2025
0

Gjatë raportimit të tij sot në Kuvend, kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se struktura që ai drejton ka nisur...

Lexo të plotë
Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi

Frida Krifca “shtrydhet” në SPAK për fondet IPARD, gati prangat për hajdutët e parave të fermerëve

19 Mars, 2026
Media italiane: Në Leskovik prodhohet vera më e mirë e Shqipërisë

Media italiane: Në Leskovik prodhohet vera më e mirë e Shqipërisë

16 Tetor, 2025
Cilat janë pasaportat më të fuqishme të Evropës për udhëtime pa vizë?

Cilat janë pasaportat më të fuqishme të Evropës për udhëtime pa vizë?

25 Shtator, 2026
Shkencëtarët zbulojnë shkaktarët e autizmit, çfarë nxorri studimi me 2 mln fëmijë

Shkencëtarët zbulojnë shkaktarët e autizmit, çfarë nxorri studimi me 2 mln fëmijë

3 Prill, 2026

Të Fundit

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr