• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rama: Pas projektit në Zvërnec është vetëm Kushneri. Berisha: Mbështesim investimet e huaja

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Rama: Pas projektit në Zvërnec është vetëm Kushneri. Berisha: Mbështesim investimet e huaja
Share on FacebookShare on WhatsApp

Projekti turistik në Zvërnec ka sjellë qëndrime të reja politike nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas debatit publik të krijuar për pronat, investitorët dhe dhunën ndaj protestuesve në zonë.

Rama, gjatë fjalës para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, tha se projekti në Zvërnec është kthyer në një “kurth për të ardhmen e Shqipërisë”, për shkak të akuzave dhe pretendimeve që sipas tij janë ngritur mbi investimin. Ai e krahasoi situatën me filmin “Wag the Dog”, ku përmes mediave fabrikohet një luftë e trilluar mes Amerikës dhe Shqipërisë.

Sipas kryeministrit, projekti ka nisur si interesim i investitorëve në vitin 2023, bashkë me ishullin e Sazanit. Ai tha se qeveria ka mbajtur qëndrimin se Sazani është tokë publike dhe nuk mund të shitet, ndërsa shteti shqiptar duhet të jetë ortak në zhvillimin e tij.

“Qëndrimi ynë ka qenë se Sazani është tokë publike. Mund të punojmë, por ajo tokë nuk shitet. I kemi bërë me dije se duam që shteti shqiptar të jetë ortak”, tha Rama.

Ndryshe nga Sazani, sipas tij, në zonën e Zvërnecit nuk bëhet fjalë për tokë shtetërore, por për prona private të regjistruara prej vitesh në hipotekë.

“Për Zvërnecin duhet të shihni pronat dhe pronarët. Nuk ka tokë shtet. Copëzat e shtetit janë totalisht të papërfillshme në atë pjesë aty”, u shpreh kryeministri.

Rama tha se pas projektit qëndron Jared Kushner, emër i njohur ndërkombëtarisht, i cili sipas tij e ka promovuar publikisht investimin.

“Ju e dini mirë kush janë të interesuarit, se e di gjithë bota. Bota mbarë flet për këtë projekt prej Jared Kushner, që e ka promovuar këtë projekt”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se investitorët kanë angazhuar ekspertizë ndërkombëtare në arkitekturë, inxhinieri dhe juridiksion, ndërsa qeveria shqiptare ka mbrojtur interesin publik gjatë procedurës.

“Ne si shtet kemi mbrojtur interesin tuaj dhe e kemi bërë procedurën profesionalisht dhe patriotikisht. Projekti i vjetër është rrëzuar nga ne. Kemi standarde të larta dhe i duam ato”, deklaroi ai.

Rama shtoi se qeveria nuk është përfshirë në negociatat apo transaksionet mes pronarëve privatë dhe investitorëve për tokat në Zvërnec, por është përqendruar te Sazani, ku sipas tij ende nuk janë mbyllur negociatat për shkak të kërkesës që shteti shqiptar të ketë pjesën e vet.

Ai mbrojti edhe rrethimin e pronës, duke thënë se është bërë në bazë të lejes së zhvillimit dhe se çdo pronar ka të drejtë të rrethojë pronën pas marrjes së kësaj lejeje.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët para SPAK-ut për projektin në Zvërnec, tha se nuk ishte vendi i duhur për të dhënë një qëndrim të detajuar mbi projektin, por theksoi se PD nuk është kundër investimeve të huaja.

Berisha dënoi dhunën ndaj protestuesit, duke e cilësuar atë “rrëmbim në duart e policisë” dhe një akt të shëmtuar të Policisë së Shtetit.

“Nëse është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj. Ishte rrëmbim në duart e policisë, akt i shëmtuar i Policisë së Shtetit”, tha Berisha.

Ai shtoi se nuk ka parë dokumentacionin e plotë të projektit, por ka ndjekur publikimet që janë bërë për të.

“Nuk kam asnjë faqe të atij projekti, megjithëse kam ndjekur me shumë interes të gjitha publikimet që janë bërë”, u shpreh ai.

Berisha tha se Partia Demokratike është parti që mbështet investimet e huaja, por njëkohësisht garantimin e pronës dhe të drejtave të pronarëve.

“PD është një parti që mbështet shumë investimet e huaja dhe qeveria ime ka pasur një ligj që zgjidhte në mënyrë të plotë dhe totale çështjet e pronësisë”, deklaroi ai.

Sipas Berishës, nëse një qeveri miraton një projekt të një investitori të huaj mbi bazën e dokumenteve kadastrale dhe më pas lindin probleme pronësie, shteti duhet t’i përgjigjet pronarit me çmimin e tregut.

“Nëse ty si pronar të kanë shkelur të drejtën e pronës, shteti do të të përgjigjet me vlerën e tregut”, tha Berisha.

Ai theksoi se Partia Demokratike mbështet protestat kundër abuzimeve, por nuk mbështet largimin e investitorëve të huaj nga Shqipëria.

“PD është partia që proteston më fuqishëm se kurrë, por mbështet investimet e huaja, garanton pronat dhe pronarët me një ligj të drejtë. Nuk ka interes më të mbrapshtë se përpjekja për të përzënë investitorët e huaj”, u shpreh Berisha.

Debati për Zvërnecin vijon të jetë në qendër të vëmendjes politike dhe publike, pas protestave në zonë, dhunës ndaj një protestuesi nga persona të sigurisë private dhe hetimeve të SPAK për tjetërsimin e dyshuar të pronave. /skyweb.al

Etiketat: edi ramasali berisha
Artikulli para

Rama për Zvërnecin: Investitorë nga Katari do të derdhin 4 mld euro, janë para të verifikuara

Artikulli pas

Kantieri i Alesio 2014 merr gjysmën e rrugës te ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë, banorët grushta për gjysmën tjetër, bashkia bën sehir

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”
Ekonomi

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
OP-ED

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kantieri i Alesio 2014 merr gjysmën e rrugës te ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë, banorët grushta për gjysmën tjetër, bashkia bën sehir

Kantieri i Alesio 2014 merr gjysmën e rrugës te ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë, banorët grushta për gjysmën tjetër, bashkia bën sehir

Të Përzgjedhura

Diplomohen studentët e Mjekësisë, Begaj: Zgjidhni Shqipërinë, vendi ka nevojë për ju
Aktualitet

Diplomohen studentët e Mjekësisë, Begaj: Zgjidhni Shqipërinë, vendi ka nevojë për ju

Nga Editor
30 Shtator, 2025
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë, ku mbajti një...

Lexo të plotë
STATISTIKAT/ Sa shpenzojnë turistët europianë për një natë në Shqipëri

STATISTIKAT/ Sa shpenzojnë turistët europianë për një natë në Shqipëri

7 Korrik, 2025
Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

27 Gusht, 2026
Qindra te helmuar nga salmonela ne Evropë, zbulohet burimi

Qindra te helmuar nga salmonela ne Evropë, zbulohet burimi

2 Korrik, 2026
“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

12 Korrik, 2026

Të Fundit

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr