• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rikthehen bastet sportive online, qeveria plotëson kuadrin ligjor pas 2 vitesh vonesë: 10 licenca në dispozicion, rregulla të reja për lojtarët

Editor Nga Editor
18 Korrik, 2026
në Ekonomi
A A
Rikthehen bastet sportive online, qeveria plotëson kuadrin ligjor pas 2 vitesh vonesë: 10 licenca në dispozicion, rregulla të reja për lojtarët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria plotëson kuadrin ligjor që i hap rrugë lejimit të basteve sportive online, 28 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit sqaron për Report TV procedurat që do të ndiqen për licencimin e kompanive por ende nuk ka një afat për hapjen e konkurrimit. Bastet do të lejohen vetëm online dhe përmes identifikimit me kartë identiteti.

Pas 28 muajsh nga miratimi i ligjit “Për lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, janë miratuar edhe të gjitha aktet nënligjore për t’i hapur rrugën më tej lejimit të basteve sportive online.

Janë 8 akte nënligjore, VKM dhe Udhëzime që kanë marrë dritën jeshile në qeveri. Dy të fundit u miratuan më 26 qershor, ku caktohen procedurat dhe afatet për pezullimin apo revokimin e licencës së lojërave të fatit “basteve sportive online”, si dhe vendimi për administrimin e fondit te posaçëm të krijuar nga veprimtaritë e lojërave të fatit.

“Ligji 155/2015 “Për lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë” (i  ndryshuar), me miratimet e fundit është plotësuar me aktet nënligjore përsa i përket kategorisë së lojës “Baste Sportive online”, thotë në një përgjigje për Report TV, Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Vonesën me më shumë se 2 vite për plotësimin e ligjit me aktet nënligjore për ta bërë atë të zbatueshëm, më herët Ministria e Financave e pati sqaruar për Report TV me argumentin se bëhej fjalë për një proces me kompleksitet të lartë teknik dhe institucional, të cilat kërkonin cikle të zgjeruara konsultimesh dhe verifikimesh, për shkak edhe të sistemeve të reja që duhet të ngriheshin.

Ligji në fuqi parashikon dhënien e 10 licencave, por ende nuk ka një afat se kur do të hapen thirrjet për të aplikuar. Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit sqaron për Report TV se ky institucion, Komisioni i Licencave dhe sekretariati teknik do të organizojnë procedurat konkurruese për dhënien e licencave.

“Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF), Komisioni i Licencave i ngritur në bazë të nenit 17/1 të ligjit 155/2015 “Për lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë” të  ndryshuar, dhe sekretariati teknik pranë tij organizojnë procedurat konkurruese dhe vlerësuese sipas detyrave përkatëse, të përcaktuara me ligj dhe në këtë vendim. Komisioni i licencave merr vendim për hapjen e një procedure konkurruese dhe numrin e licencave që do të jepen në thirrje. Brenda 7(shtatë) ditëve nga marrja e vendimit për hapjen e procedurës konkurruese nga Komisioni I Licencave, AMLF publikon njoftimin për konkurrim për dhënien e licencës për ofrimin e “Basteve Sportive online” në faqen zyrtare të internetit, në dy gazeta ndërkombëtare, si dhe ne Buletinin e Njoftimeve Publike”, thuhet në përgjigje.

Bastet sortive online do të mund të luhen vetëm nëse hyni në sistem me kartë identiteti, madje edhe të skanuar. Sistemet ku do të organizohen bastet do të garantojnë mekanizma për gjurmim të çdo veprimi të përdoruesit, si edhe të ketë algoritme të posaçme për llogaritje të fitimeve.

Në ligjin e miratuar në shkurt të 2024-ës në nenin 22 të tij janë vendosur edhe kushtet që duhen plotësuar për të aplikuar për licencë, ndër të cilat janë:

– Kompania duhet të ketë kapital themeltar 40 milionë lekë.
-subjekti aplikues ose të paktën njëri prej aksionarëve të tij duhet të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet. Nëse përvojën në fushën e lojërave të fatit e ofron njëri prej aksionarëve të subjektit aplikues, ai duhet të zotërojë jo më pak se 30 për qind të aksioneve në shoqëri.
-subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 miliardë lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit
Gjithashtu organizatorët e basteve sportive online janë të detyruar të ngurtësojnë një fond prej 120 milionë lekësh, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

Rihapja e basteve sportive online po vjen gati 7 vite pasi aksioni ‘Fundi i Marrëzisë’ që u zbatua nga 1 janari 2019, prej të cilit u mbyllën 4.214 pika bastesh në vend./shqiptarja.com

Etiketat: bastet sportive
Artikulli para

BE po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj Raiffeisen Bank, pas raporteve me Rusinë

Artikulli pas

Nga kajaku te agroturizmi, turizmi po tenton të mbajë të rinjtë në Berat: Investimet e BE-së dhe BERZH-it hapin mundësi të reja

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

17 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

AIPS, afro 5.7 miliardë euro transferta mes bankave në Shqipëri

17 Tetor, 2026
Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet
Ekonomi

Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet

16 Tetor, 2026
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës
Ekonomi

FMN: Shqipëria nuk ka shfrytëzuar potencialin e rritjes ekonomike

16 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Bankat garantojnë se depozitat e qytetarëve janë të sigurta pavarësisht dëmtimit të disa sporteleve nga protestat

16 Tetor, 2026
Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?
Ekonomi

Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nga kajaku te agroturizmi, turizmi po tenton të mbajë të rinjtë në Berat: Investimet e BE-së dhe BERZH-it hapin mundësi të reja

Nga kajaku te agroturizmi, turizmi po tenton të mbajë të rinjtë në Berat: Investimet e BE-së dhe BERZH-it hapin mundësi të reja

Të Përzgjedhura

Italia e merr seriozisht, hap qendrën e parë për trajtimin e varësisë nga rrjetet sociale
Shëndet

Italia e merr seriozisht, hap qendrën e parë për trajtimin e varësisë nga rrjetet sociale

Nga Editor
23 Korrik, 2026
0

Të martën në Firence u nënshkrua marrëveshja për nisjen e projektit "Discover – Out of the Shell", qendra e parë...

Lexo të plotë
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Tatimet publikojnë udhëzuesin: Procedurat e aplikimit për kompensimin e TVSH-së te fermeri

2 Korrik, 2026
Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

27 Shkurt, 2026
Energjia diellore nga orbita në Tokë, një ide e vjetër që po bëhet realitet

Energjia diellore nga orbita në Tokë, një ide e vjetër që po bëhet realitet

30 Tetor, 2025
8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

21 Shtator, 2026

Të Fundit

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

17 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

17 Tetor, 2026
Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr