• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 5 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të boshatisur, sot presin vizitorë. Të rinj që deri dje mendonin vetëm të largoheshin, po zgjedhin të investojnë në vendlindje.

Dikush ka restauruar shtëpinë e gjyshit, dikush ka hapur një kantinë vere, një fermë apo një hotel dhe në tryezë serviren produktet bio, të freskëta nga bahçja. Në vetëm pak vite, agroturizmi është shndërruar në një motor zhvillimi për ekonominë lokale: duke krijuar vende pune, duke mbajtur gjallë traditat dhe duke i dhënë një arsye më shumë njerëzve për të qëndruar e punuar aty ku kanë rrënjët.

Ditët e sotme, udhëtimi nis shumë përpara se të hipim në makinë. Fillon nga ekrani i telefonit. Aty kërkojmë destinacionin, lexojmë vlerësimet, shohim fotografitë dhe vendosim ku do të shkojmë.

Pikërisht nga kjo lindi “Destinacionet që vlejnë”, një nismë e One Albania dhe Business Magazine Albania, që synon të mbështesë dhe promovojë bizneset e agroturizmit që po krijojnë vlerë për Shqipërinë. Shumë prej agroturizmeve shqiptare kanë histori frymëzuese, produkte cilësore dhe mikpritje autentike, por ende nuk kanë mjetet për të promovuar si duhet sipërmarrjen e tyre. Nisma e lancuar këtë të hënë synon të ndihmojë që destinacionet të lidhen me vizitorët, me mundësitë dhe me një treg shumë më të gjerë.

“Në morinë e sugjerimeve dhe alternativave që interneti na paraqet, diferencën mes destinacioneve e bën ai që është më i dukshëm.

Për këtë arsye krijuam platformën ‘Destinacionet që vlejnë’.

Në One Albania, ne besojmë se me mjetet e duhura teknologjike dhe me një promovim cilësor mund të ndihmojmë agroturizmet që po krijojnë vlerë për komunitetet dhe, në të njëjtën kohë, po ndërtojnë një model të ri të turizmit shqiptar” shprehet Jonilda Filipi, drejtoreshë e Çështjeve të Korporatës në One Albania.

One Albania e mbështet këtë nismë përmes rrjetit të saj të komunikimit, të shtrirë në të gjithë Shqipërinë: që përfshin fibër optike, rrjet celular 4G dhe 5G si dhe zgjidhjeve të dedikuara, të përshtatura me nevojat e bizneseve të agroturizmit.

“Promovimi i sipërmarrjes ka qenë gjithmonë pjesë e misionit tonë. Ne besojmë se modelet e mira të suksesit nuk i shërbejnë vetëm biznesit, por janë një vlerë për ekonominë dhe shoqërinë. Prandaj jemi të lumtur që, së bashku me One Albania, po mbështesim ‘Destinacionet që vlejnë’ dhe bizneset që po krijojnë një ndikim pozitiv në komunitetet e tyre,” shprehet Gert Boshnjaku, themelues dhe drejtues ekzekutiv i New Media Digital.

“Destinacionet që vlejnë” do të zhvillohet nga korriku deri në dhjetor 2026. Gjatë kësaj periudhe, secili mund të nominojë biznesin e agroturizmit që beson se meriton të bëhet pjesë e nismës, duke plotësuar një formular të thjeshtë online. Një juri e pavarur do të vlerësojë nominimet, duke marrë në konsideratë jo vetëm cilësinë e shërbimit, por edhe ndikimin që këto biznese kanë në komunitetin ku operojnë, ruajtjen e traditës, respektin për mjedisin dhe potencialin për zhvillim. Bizneset e përzgjedhura do të përfitojnë mbështetje konkrete për të forcuar praninë e tyre digjitale, përfshirë zgjidhje teknologjike nga One Albania: internet të dedikuar, Wi-Fi, hostim website dhe zgjidhje smart. Gjithashtu, ato do të përfitojnë mbështetje për promovim, rritje të dukshmërisë në nivel kombëtar, si dhe promovim editorial dhe në rrjetet sociale në bashkëpunim me Business Magazine Albania.

Etiketat: agroturizmet shqiptareone albania
Artikulli para

Dështon tenderi 16 mln euro për zgjatjen e hekurudhës Tiranë-Durrës

Artikulli pas

I NXEHTI EKSTREM/ Instituti i Gjeoshkencave jep alarmin për nesër: Ditë kritike!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë
Ekonomi

Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë

5 Shtator, 2026
Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm
Kryesore

Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm

5 Shtator, 2026
Përplasja për tokën në Palasë mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt, ndërhyn Rama: Tokën do ta bëjmë ullishte!
Aktualitet

Përplasja për tokën në Palasë mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt, ndërhyn Rama: Tokën do ta bëjmë ullishte!

4 Shtator, 2026
Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri
Ekonomi

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

4 Shtator, 2026
ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë
Aktualitet

ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë

4 Shtator, 2026
Artikulli pas
4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën

I NXEHTI EKSTREM/ Instituti i Gjeoshkencave jep alarmin për nesër: Ditë kritike!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

NATO rrëzon një tjetër raketë iraniane në hapësirën ajrore të Turqisë
Aktualitet

NATO rrëzon një tjetër raketë iraniane në hapësirën ajrore të Turqisë

Nga Editor
13 Mars, 2026
0

Forcat e NATO-s kanë rrëzuar një raketë balistike të lëshuar nga Irani, e cila kishte hyrë në hapësirën ajrore të...

Lexo të plotë
Dronët me inteligjencë artificiale në fushëbetejë, si po ndryshon lufta në Ukrainë

Dronët me inteligjencë artificiale në fushëbetejë, si po ndryshon lufta në Ukrainë

10 Tetor, 2025
Pas “pikës së voçkël” në Gjirin e Manastirit, nis uzurpimi i Plazhit të Pasqyrave në Ksamil

Pas “pikës së voçkël” në Gjirin e Manastirit, nis uzurpimi i Plazhit të Pasqyrave në Ksamil

8 Qershor, 2026
Rama thotë se rrëshqitja në Librazh s’ndodhi prej punimeve: Korridori VIII, investim kolosal

Rama thotë se rrëshqitja në Librazh s’ndodhi prej punimeve: Korridori VIII, investim kolosal

28 Shkurt, 2026
Shqipëria, rekord në Europë për regjistrimin e makinave me naftë edhe në 2024, me 66% të totalit

Shqipëria, rekord në Europë për regjistrimin e makinave me naftë edhe në 2024, me 66% të totalit

20 Shkurt, 2026

Të Fundit

Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

5 Shtator, 2026
Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

5 Shtator, 2026
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr