• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama u jep “Besën” shqiptarëve, dokumentib ua fut në xhep ministrave dhe deputetëve: Lexojeni në pushime!

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama u jep “Besën” shqiptarëve, dokumentib ua fut në xhep ministrave dhe deputetëve: Lexojeni në pushime!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para grupit parlamentar të Partisë Socialiste një dokument të titulluar “Besa”, i cili sipas tij duhet të shënojë një pikë kthese në mënyrën se si administrata komunikon dhe sillet me qytetarët gjatë mandatit të katërt qeverisës.

Duke folur para deputetëve socialistë, Rama solli si shembull rastin e Arbërit, një fermer nga Lushnja, i cili kishte pritur për tre vite për të marrë një përgjigje lidhur me një kërkesë të tij ndaj institucioneve.

Kryeministri tha se fermeri kishte përfunduar në protestë jo domosdoshmërisht si kundërshtar i qeverisë, por për shkak të mënyrës se si ishte trajtuar nga administrata.

“Flamingo mund të dalë në protestë dhe mund të jetë aleati ynë. Ndaj vija e re ndarëse kalon mes atyre që duan ta bëjnë Shqipërinë më të mirë”, u shpreh Rama.

Sipas tij, rasti i fermerit nxori në pah një problem të administratës, e cila për tre vite nuk kishte marrë mundimin t’i shpjegonte qartë se përse kërkesa e tij nuk mund të realizohej.

Rama tregoi se fermeri kishte krijuar madje bindjen se për zgjidhjen e çështjes duhej të paguante ryshfet.

“Lekë për ryshfet nuk kam dhe as nuk kam ndërmend”, citoi Rama një prej reagimeve të fermerit, duke shtuar se shpjegimet e dhëna vetëm pasi ai kishte dalë në protestë mund të perceptoheshin si arrogancë.

Kryeministri tha se pas bisedës me fermerin kishte kërkuar të dinte përse institucionet nuk i kishin kthyer përgjigje për tre vite.

“Përse duhet të presë tre vite vetëm për të mësuar se kërkesa jote nuk bëhet? Halli bëhet më poshtërues kur mbetet as po, as jo”, deklaroi ai.

Rama kritikoi gjithashtu faktin që pas interesimit të tij kishte marrë një mesazh me postimet e fermerit nga protesta, sikur fakti që ai ishte kundër qeverisë të ndryshonte thelbin e problemit.

“Arbri nga Lushnja nuk është problemi, është prova dhe sprova që kemi me veten tonë”, tha kryeministri.

Sipas Ramës, pikërisht ky rast dhe të tjera problematika të ngjashme kanë çuar në hartimin e dokumentit “Besa”.

Ai tha se kishte zgjedhur këtë emër për të përmbledhur ndryshimin që kërkon të realizojë në mandatin e katërt, pavarësisht se parashikon që titulli mund të shkaktojë debat.

“E kam titulluar ‘Besa’. E di se do hapë debat, por nuk gjeta fjalë tjetër për atë se çfarë kthese duhet për këtë mandat të katërt. Që njerëzit të mos ndihen të prerë në besë dhe të mos ndihen të papërfillur”, deklaroi Rama.

Kryeministri u bëri të ditur deputetëve socialistë se dokumentin do ta marrin me vete për ta analizuar gjatë pushimeve.

Artikulli para

Turisët izraelitë helmohen me azot tek Hotel Vlora Priam: Nuk mund të ngriheshim nga shtrati

Artikulli pas

Raporti ngre alarmin për ndotjen e ajrit, banorët e Tiranës dhe Elbasanit thithin më shumë pluhur

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tokën e gëzon, ai që e zapton! Kadastra do t’ju pajisë me hipotekë për pronat e rrethuara: Zbardhet vendimi
Ekonomi

LEGALIZIMET/ Ulje deri 20% të tarifës për pronarët, 50% e pagesës bëhet me bono privatizimi: Si funksionon

23 Tetor, 2026
S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët
Kryesore

S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

23 Tetor, 2026
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane
Aviacion

Avionët do të përdorin më shumë navigimin satelitor, Shqipëria përshtat rregullat me BE-në

23 Tetor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Aktualitet

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
Koçeku mesazh Bajrave të Shkodrës: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, iu shkatërroj
Aktualitet

Kur pushteti përdor statistikat për të justifikuar dhunën ndaj studentëve, Marjana Koçeku: Një numër pa kontekst nuk është argument por spekulim

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Raporti ngre alarmin për ndotjen e ajrit, banorët e Tiranës dhe Elbasanit thithin më shumë pluhur

Të Përzgjedhura

“Travel+Leisure”: Shqipëria, destinacioni i përballueshëm për një stil jetese të qetë midis detit dhe natyrës
Turizëm

“Travel+Leisure”: Shqipëria, destinacioni i përballueshëm për një stil jetese të qetë midis detit dhe natyrës

Nga Editor
12 Mars, 2026
0

Shqipëria, vendi bregdetar evropian, ende pak i njohur për shumë të huaj, po tërheq vëmendjen si një nga destinacionet më...

Lexo të plotë
Kryeministri i vendit, i pikëlluar për lotët e Mirlindës, por jo për kalërimin që ajo i bëri taksave të shqiptarëve

Kryeministri i vendit, i pikëlluar për lotët e Mirlindës, por jo për kalërimin që ajo i bëri taksave të shqiptarëve

18 Shkurt, 2026
SPAK shkallmon betonin e kokainës, “bosat” e goditur morën leje ndërtimi pafund

SPAK shkallmon betonin e kokainës, “bosat” e goditur morën leje ndërtimi pafund

12 Qershor, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Euro ruan stabilitetin, Dollari rritet, si mbyllet java për valutat kryesore

12 Dhjetor, 2025
Meta paralajmëron përdoruesit e Instagramit: Çfarë ndodh me mesazhet dhe fotot e juaja personale pas 8 majit?

Meta paralajmëron përdoruesit e Instagramit: Çfarë ndodh me mesazhet dhe fotot e juaja personale pas 8 majit?

17 Mars, 2026

Të Fundit

Tokën e gëzon, ai që e zapton! Kadastra do t’ju pajisë me hipotekë për pronat e rrethuara: Zbardhet vendimi

LEGALIZIMET/ Ulje deri 20% të tarifës për pronarët, 50% e pagesës bëhet me bono privatizimi: Si funksionon

23 Tetor, 2026
Nga 2008-a në 2031-shin, qeveria shtyn sërish afatin për përdorimin e kredisë japoneze për kanalizimet e Tiranës

Nga 2008-a në 2031-shin, qeveria shtyn sërish afatin për përdorimin e kredisë japoneze për kanalizimet e Tiranës

23 Tetor, 2026
S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

23 Tetor, 2026
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

Avionët do të përdorin më shumë navigimin satelitor, Shqipëria përshtat rregullat me BE-në

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr