• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Share on FacebookShare on WhatsApp

Forcimi i fortë i lekut gjatë viteve të fundit po jep efekt jo vetëm te kursimet, eksportet apo çmimet e produkteve të importuara, por edhe te një prej treguesve më të rëndësishëm të financave publike, borxhi.

Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2026, borxhi publik i Shqipërisë ka zbritur në 49% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke rënë për herë të parë pas shumë vitesh nën kufirin e 50%.

Rënia është e fortë nëse krahasohet me vitin 2021, kur raporti i borxhit ndaj PBB-së ishte 73.9%. Më pas ai zbriti në 64.1% në 2022, 57.6% në 2023, 54.2% në 2024 dhe 52.9% në fund të vitit 2025.

Një nga faktorët që ka ndihmuar këtë ecuri është pikërisht “super leku”, i cili është forcuar ndjeshëm ndaj euros dhe valutave të tjera.

Në vitin 2021, një euro këmbehej mesatarisht me 122.4 lekë, ndërsa aktualisht kursi zyrtar është pranë nivelit 93-94 lekë për euro.

Efekti është i drejtpërdrejtë mbi borxhin e marrë në valutë të huaj. Sa më shumë forcohet monedha shqiptare, aq më pak lekë nevojiten për të shlyer të njëjtën shumë borxhi në euro.

Kjo do të thotë se vetëm nga ndryshimi i kursit të këmbimit, vlera e borxhit të jashtëm e shprehur në lekë zvogëlohet, duke ndihmuar edhe në uljen e stokut të përgjithshëm të borxhit.

Por “super leku” nuk është i vetmi faktor që ka çuar borxhin nën 50% të PBB-së. Madje, faktori kryesor pas rënies së fortë të këtij raporti është rritja e ndjeshme e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vlerë nominale.

Në vitin 2021, stoku i borxhit publik ishte rreth 1,383 miliardë lekë, ndërsa në fund të vitit 2025 ishte rreth 1,402 miliardë lekë. Pra, në katër vite borxhi në vlerë absolute jo vetëm që nuk është ulur ndjeshëm, por është rritur me rreth 19 miliardë lekë.

Ndërkohë, PBB-ja nominale është rritur nga rreth 1,867 miliardë lekë në vitin 2021 në rreth 2,651 miliardë lekë në vitin 2025, një zgjerim prej rreth 42%.

Kështu, ndërsa stoku i borxhit ka mbetur pothuajse në të njëjtat nivele, ekonomia ndaj së cilës ai matet është zgjeruar. Për këtë arsye, i njëjti borxh që në vitin 2021 përfaqësonte 73.9% të PBB-së, në fund të vitit 2025 përfaqësonte vetëm 52.9%. /skyweb.al

Etiketat: borxhi publik
Artikulli para

INVESTIGIMI/ Dy kompani nga Shqipëria, “lakun në fyt” Kosovës për energjinë elektrike: Dyshime për paracaktim fituesish në tenderë

Artikulli pas

Nordikët dhe Europa Qendrore “zbulojnë” Shqipërinë: Rritje e fortë e vizitave gjatë qershorit, TIA porta kryesore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres
Ekonomi

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë
Ekonomi

Nis verifikimi i pronave në Durrës, çfarë duhet të dinë pronarët

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

Euro bie sërish, i afrohet pragut të 90 lekëve

22 Tetor, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar
Ekonomi

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

Nordikët dhe Europa Qendrore "zbulojnë" Shqipërinë: Rritje e fortë e vizitave gjatë qershorit, TIA porta kryesore

Të Përzgjedhura

Diella “fiket” sërish, bizneset mbeten pa punë
Ekonomi

Diella “fiket” sërish, bizneset mbeten pa punë

Nga Editor
17 Janar, 2026
0

Ndërsa në fundjavë e gjithë administrata është pushim, shumë biznese janë në punë, online, apo fizikisht. Por, ekonomistët nuk po...

Lexo të plotë
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Inspektorati i Punës paralajmëron bizneset: Kujdes me pasaportën e të punësuarve!

27 Gusht, 2026
“Daily Express”: Shqipëria konfirmon suksesin turistik, renditet e para mes destinacioneve më të lira në Evropë

“Daily Express”: Shqipëria konfirmon suksesin turistik, renditet e para mes destinacioneve më të lira në Evropë

9 Korrik, 2026
Rama emëron vajzën e Najada Çomos në “kupolën” e Kadastrës

Rama emëron vajzën e Najada Çomos në “kupolën” e Kadastrës

3 Gusht, 2026
A duhet studiuar ADN-ja e diktatorëve? Çfarë u zbulua për Hitlerin

A duhet studiuar ADN-ja e diktatorëve? Çfarë u zbulua për Hitlerin

16 Nëntor, 2025

Të Fundit

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

Nis verifikimi i pronave në Durrës, çfarë duhet të dinë pronarët

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr