• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqiptarët paguan 70 mln euro për të rivlerësuar pronat

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, në muajin mars, deri më tani. Shifrat janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sipas administratës tatimore, pronat e rivlerësuara deri më tani, me tatimin e zbutur 5 për qind, u kanë kursyer qytetarëve 140 milionë euro taksa nëse ato do të rivlerësoheshin me shkallën standard të tatimit prej 15 për qind.

Rivlerësimi i pronave është një procces, i cili ndihmon qytetarët të ngushtojnë bazën e tatueshme të këtyre pronave në rast shitje. Nëse një apartament është blerë 10 vite me parë me vlerën 50 mijë euro, sot vlera reale e tij është shumë më e lartë, të themi 150 mijë euro.

Nëse kjo pronë nuk rivlerësohet, qytetari në rast shitje do të paguante si tatim mbi fitimin kapital 15 për qind të diferencës mes ccmimit të shitjes 150 mijë euro me atë të blerjes, që në këtë rast ishte 50 mijë euro. Pra baza e taksueshme do të ishte 100 mijë euro, ndërsa tatimi që duhet të derdhej në shtet është 15 mijë euro.

Por përmes rivlerësimin i njëjti qytetar ta rrisë vlerën fiskale të pronës me taksë të zbutur 5 për qind. Udhëzimi për zbatimin e ligjit, i botuar në Fletoren Zyrtare në shkurt 2026, përcakton dy alternativa për individët. E para është rivlerësimi përmes Kadastrës, duke përdorur çmimet zyrtare të referencës. Alternativa e dytë është rivlerësimi nga një ekspert i licencuar, i cili përcakton vlerën mbi bazën e çmimeve reale të tregut.

Pra nëse i njëjti qytetar do të kontraktonte një ekspert vlerësues dhe do ta rivlerësonte pronën e tij në 150 mijë euro, ai do të paguante vetëm 5 mijë euro taksë për rivlerësimin, ndërsa në shitje nuk do të paguante asgjë, pasi diferenca mes cmimit të shitjes dhe atij fiskal të rivlerësuar do të ishte zero.

Por rivlerësimi ka një kurth. Për ata që nuk kanë në plan ta shesin pronën e tyre, ai nuk është një ide e mirë, pasi rrit bazën e taksueshme për taksat vjetore të pasurisë. Pra, sa më e lartë vlera e pronës, aq më shumë taksa vjetore paguhen për të, pasi taksa e pasurisë është sa 0.05 për qind e vlerës së pronës.  /kapitali.al

Artikulli para

Dobësia e fshehur e trurit të të rinjve: Kur aftësia për t’u përshtatur bëhet problem

Artikulli pas

Zbulohet një tjetër përfitim i qumështit të gjirit, lidhet me rezistencën ndaj antibiotikëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres
Ekonomi

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë
Ekonomi

Nis verifikimi i pronave në Durrës, çfarë duhet të dinë pronarët

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

Euro bie sërish, i afrohet pragut të 90 lekëve

22 Tetor, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar
Ekonomi

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
Zbulohet një tjetër përfitim i qumështit të gjirit, lidhet me rezistencën ndaj antibiotikëve

Zbulohet një tjetër përfitim i qumështit të gjirit, lidhet me rezistencën ndaj antibiotikëve

Të Përzgjedhura

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit
Shëndet

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Nga Editor
15 Tetor, 2026
0

Ndryshimet klimatike dhe rritja e temperaturave mund të përkeqësojnë shëndetin e trurit, duke rritur rrezikun për goditje në tru, çrregullime...

Lexo të plotë
Sulm kibernetik ndaj aeroporteve europiane, vonesa dhe anulime

Sulm kibernetik ndaj aeroporteve europiane, vonesa dhe anulime

20 Shtator, 2025
Zbardhet kërkesa e Qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese për Ballukun: Prezulloni menjëherë vendimin e GJKKO

Masa për ndalimin e daljes jashtë vendit, Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë

29 Janar, 2026
Parkimet dysh, si do të funksionojë ‘’burgu’’, nuk e pësojnë të gjithë

Parkimet dysh, si do të funksionojë ‘’burgu’’, nuk e pësojnë të gjithë

14 Korrik, 2025
Pse të rinjtë nuk e preferojnë më jetën e natës?

Pse të rinjtë nuk e preferojnë më jetën e natës?

21 Gusht, 2026

Të Fundit

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

Nis verifikimi i pronave në Durrës, çfarë duhet të dinë pronarët

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr