• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“Travel Off Path”: Valë turistësh në Shqipëri mes rregullave të reja të hyrjes në BE

Editor Nga Editor
29 Prill, 2026
në Turizëm
A A
“Travel Off Path”: Valë turistësh në Shqipëri mes rregullave të reja të hyrjes në BE
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndërsa Evropa përballet me rregulla të reja hyrjeje për turistët, dy vende në rajonin e Ballkanit, Mali i Zi dhe Shqipëria  po shfaqen si alternativa tërheqëse për pushime verore, falë procedurave më të thjeshta të hyrjes dhe mungesës së kërkesave për regjistrim biometrik, shkruan “Travel Off Path”. Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje për vijën e saj bregdetare dhe politikat fleksibël të udhëtimit.

Shqipëria, një alternativë në rritje në Mesdhe

Shqipëria, në jug të Malit të Zi, njihet për brigjet me ujëra të kristalta, plazhet me rërë të bardhë dhe qytetet historike.

Vendi po konsiderohet nga turistët si një alternativë më ekonomike krahasuar me destinacione të njohura si Greqia apo Italia.

Shumica e turistëve mbërrijnë fillimisht në kryeqytetin e Tiranës, i cili karakterizohet nga një ndërthurje arkitekturore unike.

Në Tiranë do të gjeni një xhami madhështore, parqe urbane të mëdha, ndërtesa të stilit brutalist dhe objekte të trashëgimisë komuniste, përfshirë edhe piramidën e ndërtuar si një monument dedikuar ish-diktatorit, Enver Hoxha.

Jashtë kryeqytetit, Shqipëria ofron një panoramë krejt tjetër.

Në veri shtrihen Alpet Shqiptare me fshatra të izoluar si Thethi, ndërsa në jug, zona si Dhërmiu dhe Ksamili ofrojnë plazhe që krahasohen shpesh me destinacionet tropikale.

Ksamil ka tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë ndërkombëtarë vitet e fundit, sidomos pasi Shqipëria u bë virale në rrjetet sociale për plazhet e saj parajsore dhe çmimet e përballueshme.

Akomodimet në bregdet fillojnë nga 30 dollarë – një kosto shumë më e lirë krahasuar me Amalfi ose Santorini.

Rregullat e hyrjes më të lehtësuara për turistët

Një nga avantazhet kryesore të Shqipërisë është fakti se nuk është pjesë e Bashkimit Evropian apo zonës Shengen.

Kjo do të thotë se turistët amerikanë mund të qëndrojnë deri në 365 ditë pa pasur nevojë për vizë apo leje qëndrimi.

Gjithashtu, vendi nuk aplikon sistemin e ri evropian të hyrje-daljeve (EES), i cili kërkon regjistrim biometrik, përfshirë gjurmët e gishtërinjve, për vizitorët në zonën Shengen.

Megjithatë, autoritetet kërkojnë që vizitorët të plotësojnë disa kushte bazë:

* Pasaportë e vlefshme të paktën 6 muaj pas datës së udhëtimit
* Të paktën një faqe bosh në pasaportë
* Provë për biletë kthimi ose udhëtimi të mëtejshëm (edhe pse kërkohet rrallë)

Sfidat e reja për udhëtimet në Evropë

Ndërkohë, sistemi i ri EES në zonën Shengen ka shkaktuar vonesa dhe konfuzion në disa pika kufitare dhe aeroporte evropiane.

Turistët duhet të regjistrohen, përpara kontrollit të pasaportës, duke krijuar radhë të gjata dhe vonesa.

Në këtë kontekst, destinacione si Shqipëria po shihen si alternativa tërheqëse për pushime verore, duke ofruar jo vetëm bukuri natyrore dhe çmime të përballueshme, por edhe procedura më të thjeshta hyrjeje.

Etiketat: shqiperiaturistet
Artikulli para

Kimikatet toksike dhe nxehtësia janë shkaku i mundshëm i uljes së pjellorisë

Artikulli pas

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do të tregtohen

Editor

Editor

Nga Kategoria

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
Turizëm

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë
Turizëm

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

9 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida
Ekonomi

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike
Turizëm

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

8 Nëntor, 2026
Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm
Ekonomi

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet
Turizëm

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do të tregtohen

Të Përzgjedhura

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret
Aktualitet

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

Nga SkyWeb
3 Tetor, 2026
0

Familjet që kërkojnë të marrin në kujdestari një fëmijë do t’u nënshtrohen verifikimeve mbi të ardhurat, banesën, shëndetin, historikun penal...

Lexo të plotë
Bloomberg: Në Shqipëri, vala më e madhe e protestave në 30 vjet

Bloomberg: Në Shqipëri, vala më e madhe e protestave në 30 vjet

11 Qershor, 2026
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin

30 apartamente u dëmtuan nga zjarri te kullat e “Arlis” pranë Farmacisë 10

15 Prill, 2026
Pas 400 vitesh shërbim, Danimarka nuk do të dërgojë më letra me postë

Pas 400 vitesh shërbim, Danimarka nuk do të dërgojë më letra me postë

21 Dhjetor, 2025
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin

Siguria në letër, rreziku realitet: Rasti i kompleksit “Farmacia 10”

21 Prill, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr