• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pas “KAYO-ve”, qeveria rregullon blerjet e armëve dhe municioneve me ligjin për prokurimet publike

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Gusht, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Nga skrapi te eksporti, Shqipëria kërkon të hyjë në tregun global të prodhimit të armëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka përgatitur një projektligj të ri që ndryshon mënyrën se si do të zhvillohen prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përfshirë blerjen e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

Ndryshimi më i rëndësishëm është heqja e përjashtimit të përgjithshëm që parashikon legjislacioni aktual për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve ushtarake, armëve, municioneve dhe materialeve luftarake. Në projektligjin e ri, këto kategori përfshihen drejtpërdrejt në objektin e ligjit.

Me fjalë të thjeshta, fakti që një institucion shtetëror po blen armë apo municione nuk do të jetë më, në vetvete, arsye që kontrata të qëndrojë jashtë rregullave të prokurimit.

Projektligji përcakton se rregullat e reja do të zbatohen për kontratat që lidhen me furnizimin me pajisje ushtarake, pjesët e tyre përbërëse, pajisjet sensitive, si dhe për punët dhe shërbimet që lidhen me këto pajisje gjatë ciklit të tyre të përdorimit.

Kjo nuk do të thotë se çdo blerje ushtarake do të zhvillohet domosdoshmërisht si një tender i zakonshëm dhe të gjitha të dhënat do të bëhen publike. Projektligji ruan përjashtime të posaçme, sidomos kur publikimi i informacionit do të cenonte interesat thelbësore të sigurisë së shtetit, kapacitetet, armatimin, teknologjinë apo infrastrukturën ushtarake.

Ndryshimi qëndron pikërisht këtu: përjashtimi nuk do të jetë më automatik për të gjithë kategorinë e armëve dhe municioneve, por duhet të mbështetet në një nga rastet konkrete që parashikon ligji.

Drafti heq gjithashtu përjashtimin e përgjithshëm për të gjitha prokurimet në rast krizash ose situatash ekstreme të sigurisë kombëtare. Hiqet edhe përjashtimi i përgjithshëm për prokurimet e kryera përmes agjencive të NATO-s apo organizatave ndërkombëtare, duke u vendosur rregulla më të detajuara për rastet kur këto kontrata mund të qëndrojnë jashtë ligjit.

Projektligji vendos një kufizim tjetër të rëndësishëm: rastet përjashtimore nuk mund të zgjerohen me akte të tjera dhe nuk duhet të përdoren për të shmangur zbatimin e ligjit. Përjashtimet duhet të interpretohen në mënyrë kufizuese.

Relacioni shpjegues argumenton se ndryshimet synojnë rritjen e transparencës, konkurrencës dhe kontrollit mbi përdorimin e fondeve publike në sektorin e mbrojtjes, si dhe përafrimin me rregullat e Bashkimit Europian.

Ndryshimet janë pjesë e një reformimi të gjerë të kuadrit aktual. Sipas relacionit, ndërhyrjet prekin më shumë se 50% të ligjit ekzistues nr. 36/2020, ndaj është zgjedhur hartimi i një ligji të ri në vend të ndryshimeve të pjesshme.

Projektligji është ende në fazën e miratimit dhe rregullat e reja do të zbatohen vetëm pasi ai të kalojë procedurën ligjore dhe të hyjë në fuqi. /skyweb.al

Etiketat: kayo
Artikulli para

DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat

Artikulli pas

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët
Aktualitet

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive
Aktualitet

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni
Aktualitet

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
“Keni detyrime të papaguara dhe jeni shkelës”. Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të DPSHTRR!
Aktualitet

“Keni detyrime të papaguara dhe jeni shkelës”. Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të DPSHTRR!

9 Nëntor, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve, vetëm nga këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit

Të Përzgjedhura

Foto nga zjarri në Gramsh. Pronësi intelektuale e Eduart Pagrisë
Aktualitet

“Po pija një cigare dhe…”, si po ia hedhin lehtshëm zjarrvënësit në Shqipëri

Nga SkyWeb
14 Gusht, 2026
0

Për një bisht cigare u dogj gati një pyll i tërë. Rrëfimet ekskluzive të personave që janë dënuar për zjarrëvënie...

Lexo të plotë
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

18 Korrik, 2026
“Një tra në Llogara”, si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

“Një tra në Llogara”, si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

4 Shtator, 2025
AKU bllokon misrin e ardhur nga Serbia

AKU bllokon misrin e ardhur nga Serbia

8 Nëntor, 2025
Kërcënimet nga lindja, Macron njofton shërbimin ushtarak vullnetar për të rinjtë

Kërcënimet nga lindja, Macron njofton shërbimin ushtarak vullnetar për të rinjtë

27 Nëntor, 2025

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr