• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pas blegtorisë, edhe bujqësia në pikiatë, Shqipëria prodhon gjithnjë e më pak drithëra

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Gusht, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
Gjiganti amerikan jep alarmin për krizën e ushqimeve: Pritet dimër i vështirë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tkurrja e prodhimit vendas nuk po prek vetëm blegtorinë. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se edhe prodhimi i drithërave ka vijuar rënien gjatë vitit 2025, me grurin dhe misrin që kanë shënuar një tjetër vit negativ.

Në total, gjatë vitit të kaluar në Shqipëri u prodhuan rreth 624 mijë tonë drithëra, nga 649.9 mijë tonë në vitin 2024. Brenda një viti nga fushat shqiptare kanë dalë rreth 26 mijë tonë më pak drithëra, një rënie prej afro 4%. INSTAT konfirmon se prodhimi i drithërave në 2025 ishte 623,957 tonë.

Rënia bëhet edhe më e dukshme nëse krahasimi bëhet me vitin 2023, kur prodhimi arriti në 701.3 mijë tonë. Brenda dy viteve Shqipëria ka humbur kështu rreth 77 mijë tonë.

Goditjen më të fortë e ka marrë gruri. Prodhimi zbriti në 162.6 mijë tonë në vitin 2025, nga 180.8 mijë tonë një vit më parë, ose me 10.1% më pak. Edhe INSTAT e evidenton grurin si një prej kulturave kryesore me rënie gjatë vitit të kaluar.

Në vitin 2020 Shqipëria prodhonte rreth 233.4 mijë tonë grurë, ndërsa pesë vite më vonë prodhimi është rreth 71 mijë tonë më i ulët. Kjo përkthehet në një tkurrje prej më shumë se 30%.

Edhe misri, kultura që zë pjesën më të madhe të prodhimit të drithërave, ka humbur terren. Në vitin 2025 u prodhuan 400.5 mijë tonë, rreth 9.9 mijë tonë më pak se në 2024, ose një rënie prej 2.4%.

Problemi bëhet më i dukshëm kur të dhënat e bujqësisë vendosen përballë atyre të blegtorisë.

Në vitin 2025 numri i deleve zbriti në 1.166 milionë krerë, 0.9% më pak se një vit më parë, ndërsa numri i dhive ra me 7.4%, nga 615 mijë në 570 mijë krerë. Te derrat rënia ishte edhe më e fortë, plot 28.2%, ndërsa shpendët u pakësuan me 0.5%. Vetëm gjedhët shënuan një rritje të lehtë vjetore prej 1.1%, në 275 mijë krerë.

Por kjo rritje e vogël nuk ndryshon panoramën afatgjatë. Në vitin 2020 Shqipëria kishte rreth 363 mijë gjedhë, 1.558 milionë dele dhe 774 mijë dhi. Pesë vite më vonë gjedhët janë rreth 24% më pak, delet 25% më pak dhe dhitë mbi 26% më pak. Numri i derrave është përgjysmuar, nga rreth 158 mijë në vetëm 75 mijë krerë.

Edhe prodhimi i qumështit pasqyron tkurrjen e sektorit. Nga rreth 1.05 milionë tonë në vitin 2020, prodhimi ka zbritur në rreth 868 mijë tonë në 2025, ose afërsisht 17% më pak.

Të dhënat tregojnë kështu një problem që shkon përtej një kulture apo një viti të vetëm. Shqipëria po prodhon më pak grurë, më pak misër dhe mban dukshëm më pak bagëti se pesë vite më parë, duke treguar një tkurrje të vazhdueshme të bazës prodhuese të bujqësisë dhe blegtorisë vendase.

Vetëm për drithërat, prodhimi ka rënë nga 684 mijë tonë në vitin 2020 në 624 mijë tonë në 2025, ndërsa gruri ka humbur gati një të tretën e prodhimit.

Nëse kjo tendencë vazhdon, pesha e prodhimit vendas në furnizimin e tregut ushqimor do të vijojë të dobësohet, duke e bërë ekonominë shqiptare gjithnjë e më të ekspozuar ndaj importeve dhe luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. /skyweb.al

Etiketat: deledhielbgrurelope
Artikulli para

Pukës i vunë zjarrin për të ndërtuar parqe eolike

Artikulli pas

Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!
OP-ED

Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

15 Tetor, 2026
Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!
Aktualitet

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, CFO Pharma dhe BioPlus pjesë e skemës? Si u shitën në mënyre fiktive barnat

Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027

Të Përzgjedhura

Pse nuk duhet të flini me dritë ndezur?
Shëndet

Pse nuk duhet të flini me dritë ndezur?

Nga Editor
16 Janar, 2026
0

Të flesh me televizorin ndezur apo me dritë gjumi mund të duket e padëmshme, por një studim i ri paralajmëron...

Lexo të plotë
Polakët përballë rusëve me një ushtri si KURRË më parë, gati marrëveshja tjetër për avionë amerikanë

Polakët përballë rusëve me një ushtri si KURRË më parë, gati marrëveshja tjetër për avionë amerikanë

30 Nëntor, 2025
Shqipëria në SEPA, Sejko: Ulje komisionesh dhe sinjal i fortë për investitorët

Shqipëria në SEPA, Sejko: Ulje komisionesh dhe sinjal i fortë për investitorët

9 Shtator, 2025
Beteja për demokracinë, liderja e opozitës në Venezuelë fiton Çmimin Nobel të Paqes

Beteja për demokracinë, liderja e opozitës në Venezuelë fiton Çmimin Nobel të Paqes

10 Tetor, 2025
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Ushqimet dhe transporti mbajnë lartë çmimet në Shqipëri

19 Gusht, 2026

Të Fundit

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Ryanair mbyll bazën në Berlin, reduktohen fluturimet nga tetori

“Ryanair” dhe “easyJet” anulojnë mijëra fluturime

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr