• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Zbulim premtues kundër kancerit, injeksioni që mëson trupin të shkatërrojë vetë tumoret

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
Zbulim premtues kundër kancerit, injeksioni që mëson trupin të shkatërrojë vetë tumoret
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shkencëtarët amerikanë kanë zhvilluar një teknologji të re që mund të ndryshojë mënyrën e trajtimit të kancerit, duke përdorur një injeksion për të riprogramuar qelizat imunitare të organizmit dhe për t’i kthyer ato në luftëtare kundër tumoreve.

Studimi, i realizuar nga studiuesit e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT) dhe i publikuar më 13 tetor 2026 në revistën shkencore Nature Biotechnology, ka dhënë rezultate premtuese në eksperimentet me minj.

Përmes kësaj metode, studiuesit arritën të riprogramonin rreth 80% të qelizave imunitare të synuara, duke u dhënë atyre aftësinë të identifikojnë dhe shkatërrojnë qelizat e sëmura.

Në një eksperiment me pesë minj që vuanin nga një formë agresive e melanomës, një prej llojeve më të rrezikshme të kancerit të lëkurës, tre prej tyre arritën shërim të plotë pas trajtimit.

Teknologjia u testua gjithashtu kundër limfomës së qelizave T, një formë kanceri që prek sistemin imunitar.

Në këtë rast, studiuesit përdorën minj me sistem imunitar të humanizuar dhe arritën të eliminonin plotësisht tumoret pas pesë injeksioneve.

Metoda mbështetet në përdorimin e grimcave mikroskopike të yndyrës, të njohura si nanopjesëza lipidike, të cilat transportojnë udhëzime gjenetike të quajtura mRNA.

Këto grimca drejtohen te qelizat imunitare të njohura si NK, ose vrasëse natyrore, të cilat janë pjesë e mekanizmit mbrojtës të organizmit.

Pasi hyjnë në këto qeliza, udhëzimet gjenetike i bëjnë ato të prodhojnë receptorë të veçantë CAR, që u mundësojnë të njohin dhe sulmojnë qelizat kancerogjene.

Avantazhi kryesor është se i gjithë ky proces realizohet brenda organizmit, pa qenë e nevojshme që qelizat të nxirren, të modifikohen në laborator dhe më pas të rikthehen te pacienti.

Trajtimet aktuale CAR-T kërkojnë procedura të ndërlikuara laboratorike, disa javë përgatitjeje dhe mund të kushtojnë qindra mijëra dollarë.

Sipas profesorit Daniel Anderson, i cili drejtoi studimin, mundësia që pacientët të marrin thjesht një infuzion nanopjesëzash do ta thjeshtonte ndjeshëm trajtimin dhe do të ulte kostot.

Rezultate të rëndësishme u regjistruan edhe kundër sëmundjeve autoimune.

Në minjtë që vuanin nga hepatiti autoimun, një sëmundje ku sistemi imunitar sulmon qelizat e mëlçisë, vetëm një injeksion arriti të eliminonte qelizat përgjegjëse për sulmin dhe të mundësonte rikuperimin e dëmtimeve të mëlçisë.

Studiuesit besojnë se kjo teknologji mund të përdoret në të ardhmen edhe kundër sklerozës multiple dhe artritit reumatoid.

Një tjetër avantazh i mundshëm lidhet me faktin se qelizat NK mund të sulmojnë qelizat T të sëmura, pa shkaktuar problemin e sulmit të ndërsjellë që mund të shfaqet gjatë disa trajtimeve CAR-T.

Megjithatë, teknologjia ndodhet ende në fazën eksperimentale dhe rezultatet e deritanishme janë marrë vetëm te minjtë.

Efektiviteti dhe siguria e saj te njerëzit duhet të provohen përmes studimeve të mëtejshme dhe testeve klinike.

Nëse rezultatet konfirmohen edhe te pacientët, metoda mund të hapë rrugën për një brez të ri trajtimesh kundër kancerit dhe sëmundjeve autoimune, më të thjeshta për t’u administruar dhe potencialisht shumë më të përballueshme financiarisht. /skyweb.al

Artikulli para

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

Artikulli pas

A do të futen me TVSH edhe bizneset që e kanë kaluar pragun në 2026? Ekspertët shpjegojnë ligjin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra
Ekonomi

Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra

8 Nëntor, 2026
Të tunduar nga ushqimet para gjumit? Pse ndodh dhe si ta frenoni dëshirën për të ngrënë
Shëndet

Të tunduar nga ushqimet para gjumit? Pse ndodh dhe si ta frenoni dëshirën për të ngrënë

8 Nëntor, 2026
Britania investon 20 milionë paund për zbulimin e demencës me inteligjencë artificiale
Shëndet

Britania investon 20 milionë paund për zbulimin e demencës me inteligjencë artificiale

7 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në zbulimin e diabetit përmes skanimeve të syve
Shëndet

Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në zbulimin e diabetit përmes skanimeve të syve

7 Nëntor, 2026
Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA
Shëndet

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok
Shëndet

BE akuzon TikTok-un për nxitjen e varësisë: Rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

A do të futen me TVSH edhe bizneset që e kanë kaluar pragun në 2026? Ekspertët shpjegojnë ligjin

Të Përzgjedhura

Truku me top tenisi që mund të zhdukë dhimbjen e mesit
Shëndet

Truku me top tenisi që mund të zhdukë dhimbjen e mesit

Nga Editor
29 Mars, 2026
0

Një teknikë e thjeshtë vetë-masazhi, si rrotullimi i një topi tenisi nën shputën e këmbës, mund të ndihmojë në zbutjen...

Lexo të plotë
Revista “Lonely Planet” liston 20 destinacionet në Tiranë

Revista “Lonely Planet” liston 20 destinacionet në Tiranë

28 Gusht, 2025
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

9 Qershor, 2026
Mbi 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë nga janari në shtator

Mbi 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë nga janari në shtator

12 Tetor, 2025
Wizz Air Pilot Academy organizon open day në Tiranë më 27 shtator

Wizz Air Pilot Academy organizon open day në Tiranë më 27 shtator

23 Shtator, 2025

Të Fundit

Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?

Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?

9 Nëntor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

A do të futen me TVSH edhe bizneset që e kanë kaluar pragun në 2026? Ekspertët shpjegojnë ligjin

9 Nëntor, 2026
Zbulim premtues kundër kancerit, injeksioni që mëson trupin të shkatërrojë vetë tumoret

Zbulim premtues kundër kancerit, injeksioni që mëson trupin të shkatërrojë vetë tumoret

9 Nëntor, 2026
Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

8 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr