Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe e Jashtme, Olta Xhaçka, është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për dyshime për korrupsion dhe pastrim parash.
Hetimet përfshijnë edhe bashkëshortin e saj, biznesmenin dhe ish-deputetin socialist Artan Gaçi.
Çështja po hetohet nga prokurorët e posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani.
Pjesë e dosjes janë edhe të dhëna të mbërritura nga jashtë vendit përmes letërporosisë.
Sipas informacioneve të raportuara, nga hetimet e deritanishme kanë dalë të dhëna që dyshohet se e lidhin ish-ministren me veprime korruptive dhe transaksione përmes kompanive të bashkëshortit të saj.
Në qendër të vëmendjes është edhe aktiviteti i Artan Gaçit, i cili ka përfituar statusin e investitorit strategjik dhe po ndërton një resort turistik.
Prona mbi të cilën po ndërtohet resorti dyshohet se është përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve./skyweb.al















