• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

RTSH-ja e papërgatitur për epokën digjitale?!… Çfarë thotë raporti i NarativAI?

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
RTSH-ja e papërgatitur për epokën digjitale?!… Çfarë thotë raporti i NarativAI?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Jona Cenameri

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) është vlerësuar me 60 nga 100 pikë në rankimin e parë rajonal që mat përgatitjen e 7 transmetuesve publikë në Ballkanin Perëndimor për epokën e AI-së

Raporti “Transparency and AI Readiness of Western Balkan Public Broadcasters: A Regional Assessment”, i botuar në janar 2025, përfaqëson vlerësimin e parë rajonal që shqyrton përgatitjen e transmetuesve publikë për realitetin teknologjik që po ndryshon gazetarinë globale me një shpejtësi që tejkalon përshtatjen institucionale.

RTSH ndodhet në mes të kësaj renditjeje rajonale, me 60 nga 100 pikë të mundshme, RTSH-ja demonstron disa pika të forta por edhe disa mangësi karakteristike për gjithë rajonin, sipas studimit të kryer nga NarativAI, Qendra për Inovacion Mediatik në Ballkan.

Probleme serioze me aksesin në Kodin e Etikës

Një nga gjetjet më shqetësuese lidhet me transparencën. Edhe pse RTSH-ja ka një seksion “Transparencë” formalisht të strukturuar mirë, linku që të çon tek Kodi i Etikës rezultoi jofunksional gjatë periudhës së monitoruar, nga tetori deri në nëntor 2025. “Gjatë periudhës së kërkimit, linku i Kodit të Etikës ishte jofunksional, pavarësisht mbi 20 përpjekjeve për ta aksesuar atë”, tregon raporti.

Dokumenti u gjet përfundimisht përmes faqeve të palëve të treta që monitorojnë median në Shqipëri, jo nga faqja zyrtare e RTSH-së. Ndërkohë që statuset, raportet financiare dhe aktet institucionale janë të disponueshme, mungesa e aksesit të kodit etik përbën një boshllëk të madh.

Standarde të detajuara por të vjetruara

Kodi i Etikës, i miratuar më 23 nëntor 2016, është një nga më të gjatët në rajon me 55 faqe. Megjithatë, ai është shkruar para ndryshimeve të mëdha teknologjike dhe nuk përmend fare inteligjencën artificiale, algoritmet apo mediat sintetike.

Pika e fortë e RTSH-së janë rregullat rigoroze kundër manipulimit teknologjik, më të fortat në rajon. Kodi paralajmëron se teknologjitë që krijojnë realitete virtuale duhet të shmangen në raportimin e ngjarjeve reale. Ai kërkon që çdo efekt të mos shtrembërojë realitetin dhe ndalon teknikat që manipulojnë ngjarjet. Të gjitha rikonstruktimet duhen etiketuara qartë, duke krijuar mbrojtje të fortë kundër keqinterpretimit, edhe pse këto dispozita nuk janë hartuar për epokën e AI-së.

Pozicioni rajonal dhe shpërndarja paradoksale e pikëve

RTSH-ja ndodhet në vendin e tretë së bashku me RTCG-në e Malit të Zi (60 pikë secila). Kryesojnë BHRT (Bosnja dhe Hercegovina) dhe RTK (Kosova) me nga 65 pikë, pasuar nga RTS e Serbisë me 55 pikë. Në fund renditen HRT e Kroacisë dhe MRTV e Maqedonisë së Veriut me nga 50 pikë.

RTSH-ja ka marrë vetëm 25 pikë nga 50 për transparencë, por ka arritur të marrë 35 pikë nga 50 për gatishmërinë digjitale dhe AI-në, rezultati më i lartë rajonal në këtë kategori.

Rezultati i lartë vjen nga rregullat strikte për manipulimin teknologjik dhe verifikimin online, jo nga pasja e një kornize moderne që adreson specifikat e AI-së. Me fjalë të tjera, RTSH-ja ka themelet më të forta rajonale për të parandaluar manipulimin, por mungon një sistem modern që merr parasysh rreziqet dhe mundësitë konkrete të inteligjencës artificiale.

Boshllëk rajonal në epokën e AI-së

Asnjë transmetues publik në Ballkanin Perëndimor nuk ka miratuar rregulla eksplicite për AI-në, algoritmet, mediat sintetike ose deepfake-et. Ndërsa të gjithë e njohin gazetarinë digjitale dhe mediat sociale, pak ose aspak përmendet AI-ja në mënyrë specifike.

Kjo mungesë bëhet shqetësuese kur e krahasojmë me trendet globale. Redaksitë botërore po eksperimentojnë me mjetet e AI-së, që përdoren për kërkime, përpunim, përmbledhje, gjenerim përmbajtjeje, analizë dokumentesh e madje edhe rikrijim historish në formate të ndryshme.

Udhërrëfyesi për modernizim

Raporti ofron rekomandime konkrete për RTSH-në. Së pari, duhet rregulluar linku i Kodit të Etikës dhe siguruar akses i vazhdueshëm nga seksioni Transparencë.

Më pas, kërkohet përditësim i Kodit për të përfshirë standarde moderne mbi AI-në, algoritmet dhe mediat sintetike. Propozohet krijimi i një politike specifike (AI Policy) që përcakton qartë përdorimet e pranueshme të AI-së në produktin mediatik dhe kufizimet/ndalimet e saj.

Rekomandohet gjithashtu zgjerimi i protokolleve të verifikimit digjital me udhëzime për burimet online dhe besueshmërinë e platformave, si dhe forcimi i rregullave për mediat sociale.

Thirrje për veprim

Raporti nuk synon të kritikojë, por të ndërtojë një bazë konstruktive për progres. Duke identifikuar pikat e forta dhe boshllëqet, ai mbështet transmetuesit publikë, rregullatorët dhe hartuesit e politikave në ndërtimin e standardeve të përshtatshme për epokën e AI-së.

Mesazhi për RTSH-në dhe rajonin është i qartë: themelet ekzistojnë, por modernizimi është urgjent. Ndërsa inteligjenca artificiale po integrohet shpejt në prodhimin, verifikimin dhe shpërndarjen e lajmeve, transmetuesit publik duhet të sigurojnë që përvetësimi teknologjik të mos tejkalojë përgjegjësinë etike. Kredibiliteti i ardhshëm i gazetarisë publike varet nga kjo.

Artikulli para

Rama thotë se Ministria e Jashtme është një dështim i madh

Artikulli pas

RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike

RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike

Të Përzgjedhura

ARRSH njofton rikthimin e normalitetit në rrugën Korçë-Librazhd
Aktualitet

ARRSH njofton rikthimin e normalitetit në rrugën Korçë-Librazhd

Nga SkyWeb
6 Shkurt, 2026
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për përfundimin e punimeve në segmentin Librazhd–Përrenjas, në zonën e fshatit Dragostunjë, duke bërë të...

Lexo të plotë
Kompania që do të shpërndajë 100 milionë dollarë bonuse për punonjësit

Kompania që do të shpërndajë 100 milionë dollarë bonuse për punonjësit

3 Shtator, 2026
Pse një ditë e nxehtë dhe me diell mund t’ju prishë pushimet, si ndikojnë temperaturat e larta te avionët

Pse një ditë e nxehtë dhe me diell mund t’ju prishë pushimet, si ndikojnë temperaturat e larta te avionët

29 Gusht, 2026
Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore

Media franceze: Shqipëria, destinacioni i ri për pushime të përballueshme

4 Tetor, 2026
“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

19 Maj, 2026

Të Fundit

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

22 Tetor, 2026
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr