• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

21 Janari, atë ditë dhe pas: Protesta që vrau protestën

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Janar, 2026
në OP-ED
A A
0
21 Janari, atë ditë dhe pas: Protesta që vrau protestën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Adrian Thano

Çfarë bëri Sali Berisha më 21 Janar?

Përballë një proteste civile, e trajtoi shtetin si kullën e fshatit. E mbylli, e blindoi, e përdori si armë. Qytetarin e vendit të tij e shpalli armik.

Por nuk hoqi nga kjo jetë vetëm katër të pafajshëm. Ky është një krim shokues, por më e rënda e 21 janarit është tjetërkund.

Atë ditë u vra besimi se pas ’90-s, protesta ishte një e drejtë e pacënueshme që mbrohej nga shteti. Këtë besim e vrau pikërisht ai që kërkon nga historia medaljen e “kryedhjetoristit”.

Plumbat e 21 janarit përgjakën idenë se ndryshimi mund të vijë “nga poshtë”, nga qytetari i zakonshëm, pa frikë se do ndëshkohet. Kjo është zemra e demokracisë.

Mbi këtë zemër qëlloi doktori i zemrës, që i thotë vetes “kryedemokrat”.

E bëri pikërisht aty, ku sot shkon vetë të protestojë. Ku qahet për turmën që mungon. Ku kërkon mbështetje kundër narkoshtetit nga i njëjti popull të cilit i foli me armë. Shkon e shkel mbi pllakat, ku dhanë shpirt katër të pafajshëm.

Nëse kjo quhet politikë, ky vend kurrë mos pastë politikanë.

Sepse në të vërtetë është një pacipëri morale që të ngjeth. Është përdhosje e dhimbjes, mungesë minimale e respektit për jetën. Kur vjen nga një mjek, është edhe përmbysje e pashembullt e çdo etike njerëzore.

Prandaj sheshi sot nuk të përgjigjet.

Jo sepse nuk ka zemërim. Jo sepse jemi gënjyer nga narko-propaganda. Sheshi nuk të përgjigjet sepse ti, me plumba dhe më pas me gënjeshtrat pa fund, e shndërrove idenë e protestës në një traumë kombëtare. Nuk të përgjigjet sepse ka kujtesën e gjakut.

Çfarë bëri Edi Rama pas 21 Janarit?

Më 21 Janar, Edi Rama ishte në anën e protestës. Ishte zëri politik i saj. Në atë moment, ai përfaqësonte shpresën se korrupsioni i videos së Metës do të ndëshkohej dhe se shteti do të detyrohej të mbante përgjegjësi.

Por çfarë ndodhi më pas? Ai që ndërtoi një pjesë të pushtetit të tij mbi 21 Janarin, zgjodhi të qeverisë pikërisht me Ilir Metën. Me figurën që simbolikisht dhe politikisht lidhej me shkakun e asaj proteste. Videoja që ndezi zemërimin qytetar u kthye në monedhë pazari politik.

Kështu, protesta humbi edhe mbështetjen e fundit morale që kishte. Berisha e vrau, Rama e zbrazi nga kuptimi.

Kjo ishte thyerja e parë e besimit. Nuk u ndal aty. Me kalimin e viteve zhgënjimi u thellua, u bë sistemik. Korrupsioni nuk u ndëshkua, u zgjerua, u institucionalizua. Erdhëm në pikën që 700 mijë eurot e videos së 21 janarit sot janë më pak se shishet e verës në kantinën e shoqit.

Ish-kryeopozitari sot kryeministër kërkon “durim” dmth mandate të tjerë nga i njëjti popull shpresë-vjedhur të cilin ish-kryeministri sot kryeopozitar e kërkon në shesh.

Kur nuk marrin përgjigjet që presin e quajnë popullin apatik apo harbut.

Mund të vazhdojnë të rrinë në një sistem që e kanë monopolizuar dhe ndërtuar vetë mbi gjak dhe korruptim. Por Shqipërinë e besimit e kanë humbur. Edhe atë të mendimit kritik.

Kjo Shqipëri voton sot “me valixhe”. Pikat kufitare, portet, aeroportet, janë sheshet e saj të revoltës. Ikja! Ikja masive është protesta e saj. Kjo protestë është më e fortë se fjalimet dhe tribunat. Nuk është apati. Harbutëri, jo e jo.

Është mungesë e plotë shprese dhe besimi. Është refuzim i qartë për klasën e tij politike nga një popull që më 21 Janar e vranë dhe pas 21 Janarit e tradhtuan.

Ky popull po flet me gjuhën e fundit civile që i ka mbetur. /GazetaDita

Artikulli para

Borë e dendur, ndalohet qarkullimi i kamionëve në Qafë Thanë

Artikulli pas

Rreth 9 mijë kompani ndërtimi në “shënjestër” të tatimeve: Çfarë po kontrollohet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Zgjimi i Gen Z shqiptare
OP-ED

Zgjimi i Gen Z shqiptare

8 Qershor, 2026
Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane
Aktualitet

Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane

8 Qershor, 2026
Si socializmi i Gjeneratës Z po fiton terren dhe po sfidon kapitalizmin
OP-ED

Si socializmi i Gjeneratës Z po fiton terren dhe po sfidon kapitalizmin

8 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi
OP-ED

Anatomia e një zemërimi

7 Qershor, 2026
Kjo nuk është më një protestë për Zvërnecin…
OP-ED

Kjo nuk është më një protestë për Zvërnecin…

3 Qershor, 2026
Si mund ta zgjidhë Mirlinda Karçanaj krizën e qirave në Tiranë
Aktualitet

Si mund ta zgjidhë Mirlinda Karçanaj krizën e qirave në Tiranë

28 Maj, 2026
Artikulli pas
Rreth 9 mijë kompani ndërtimi në “shënjestër” të tatimeve: Çfarë po kontrollohet

Rreth 9 mijë kompani ndërtimi në “shënjestër” të tatimeve: Çfarë po kontrollohet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BE do të ndalojë importet e mishit brazilian për shkelje të standardeve ushqimore
Shëndet

BE do të ndalojë importet e mishit brazilian për shkelje të standardeve ushqimore

Nga Editor
13 Maj, 2026
0

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë importet e mishit nga Brazili duke nisur nga 3 shtatori, vetëm pak muaj pasi...

Lexo të plotë
Shefja e misionit të FMN në takimin me BSH: Kursi i lirë i këmbimit, zgjidhja e duhur për Shqipërinë

Shefja e misionit të FMN në takimin me BSH: Kursi i lirë i këmbimit, zgjidhja e duhur për Shqipërinë

4 Nëntor, 2025
Policia hap tenderin e radhës SEKRET: 1 milion euro për databazën

Policia hap tenderin e radhës SEKRET: 1 milion euro për databazën

3 Mars, 2026
Shtohen rastet e mashtrimeve me kredi, pas skandalit të IUTE Credit plas edhe te Raiffeisen Bank: Si u fut në borxh Ademi nga Tirana pa ditur gjë

Shtohen rastet e mashtrimeve me kredi, pas skandalit të IUTE Credit plas edhe te Raiffeisen Bank: Si u fut në borxh Ademi nga Tirana pa ditur gjë

6 Gusht, 2025
Rilindja e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”/ Rama: Synojmë të ecim sa më lart në aspekte ndërkombëtare

Rilindja e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”/ Rama: Synojmë të ecim sa më lart në aspekte ndërkombëtare

16 Tetor, 2025

Të Fundit

“PS nuk ka asnjë arsye të ndihet e lodhur”, Rama për protestuesit: U bënë papritur ambjentalistë

“PS nuk ka asnjë arsye të ndihet e lodhur”, Rama për protestuesit: U bënë papritur ambjentalistë

8 Qershor, 2026
Gjenerata Z kërkon “kokën” e tij dhe të Berishës, Rama letër mediave të huaja: Janë vetëm 2 mijë veta në shesh

A po jep Rama shenja zbutjeje ndaj protestës? Udhëzimi për deputetët dhe një paralajmërim

8 Qershor, 2026
Zgjimi i Gen Z shqiptare

Zgjimi i Gen Z shqiptare

8 Qershor, 2026
A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr