• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Instalimi i rrjetit 5G, AKEP zbulon ku janë kompanitë

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Maj, 2025
në Aktualitet
A A
Instalimi i rrjetit 5G, AKEP zbulon ku janë kompanitë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Aktualisht, kompanitë celulare po punojnë për shtimin e antenave të reja dhe rritjen e mbulimit me rrjet dhe shërbime 5G. Menjëherë pas marrjes së autorizimit në nëntor 2024, të dy operatorët celularë filluan operimin e teknologjisë 5G me disa stacione (antena), fillimisht në Bashkinë e Tiranës.

Zbatimi i rrjetit 5G ka një sërë kostosh për kompanitë celulare. Sipas Raportit Vjetor të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), autorizimet individuale të lëshuara për dy operatorët celularë në përdorimin e frekuencave 3400-3800 MHz, shoqërohen me disa kushte, të cilat lidhen  me investime në teknologji. Zbatimi i teknologjive të reja shoqërohet me investime për ndërtimin e stacioneve (antenave) të reja, investime në pajisjet e rrjetit qendror të operatorit celular, investime në rrjet fiks mbështetës të fibrave optike, investime në punimet civile të nevojshme, në mirëmbajtjen e këtij rrjeti, e të tjera.

Rreth 55% e popullsisë pritet të mbulohet me shërbim 5G deri në 2027 dhe 85% e popullsisë deri në 2030. Ndërkohë, deri në fund të këtij viti, do të mbulohen me rrjetin 5G në brezin e autorizuar 3400-3800 MHz, Porti Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë, Porto Romano, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Aeroporti i Kukësit dhe Vlorës, Zona industriale Tiranë – Durrës dhe Qendrat Spitalore të Tiranës.

Brezat kryesorë të frekuencave 5G janë brezi 700 MHz, brezi 3400-3800 MHz dhe brezi 26 GHz.

Brezi 700 MHz, teknikisht është brezi më i mirë i frekuencave për ndërtimin e rrjeteve 5G, veçanërisht për shkak se frekuencat e këtij brezi realizojnë mbulim shumë të mirë me një numër të caktuara stacionesh (antenash). Menjëherë pas lirimit nga AMA, AKEP do të fillojë procedurat për dhënien në përdorim të këtij brezi frekuencash për operatorët celularë.

Për brezin 26 GHz, operatorët celularë janë shprehur që nuk kanë interes për shkak të mbulimit të vogël që sigurojnë antenat e këtij brezi frekuencash dhe numrit të madh të antenave që nevojiten për të siguruar mbulimin e nevojshëm.

Brezi 3400-3800 MHz teknikisht është brezi i preferuar për rrjete në zona urbane me dendësi të lartë popullsie, por nuk është shumë i preferuar për zonat rurale apo malore, pasi karakteristikat teknike të valëve të këtij brezi janë të tilla që nuk ofrojnë mbulim shumë të madh territori./tvscan

Artikulli para

Tenderi 1.3 mln euro i internetit i Posta Shqiptare, dy kompani ankohen në KPP: Kushtet paracaktojnë fituesin

Artikulli pas

Airbus drejt prodhimit të avionit me Hidrogjen

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Airbus drejt prodhimit të avionit me Hidrogjen

Airbus drejt prodhimit të avionit me Hidrogjen

Të Përzgjedhura

Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për vullnetarët, trajnoi dhe certifikoi 100 punonjës për emergjencat civile
Uncategorized

Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për vullnetarët, trajnoi dhe certifikoi 100 punonjës për emergjencat civile

Nga SkyWeb
22 Korrik, 2026
0

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe administratori i Illyrian Guard, Florenc Spaho, morën pjesë në ceremoninë e certifikimit...

Lexo të plotë
Marrëveshja që afron Poloninë me Shqipërinë: Të rinjtë polakë do të mësojnë për traditat shqiptare

Marrëveshja që afron Poloninë me Shqipërinë: Të rinjtë polakë do të mësojnë për traditat shqiptare

9 Tetor, 2025
Sonila Bitri Tivari

Çfarë është aflatoksina, ku gjendet, rreziqet si edhe si të mbrohemi prej saj

28 Janar, 2026
Europa bëhet gati për luftë, gjermanët e Rheinmetall ndërtojnë fabrikën gjigante të armëve në Alpe

Europa bëhet gati për luftë, gjermanët e Rheinmetall ndërtojnë fabrikën gjigante të armëve në Alpe

25 Korrik, 2026
Emri i koduar Shqipëria/ Si BE përgatiti planin për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona në vitin 2015

Emri i koduar Shqipëria/ Si BE përgatiti planin për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona në vitin 2015

26 Maj, 2026

Të Fundit

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

22 Tetor, 2026
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr