• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj në Shoqatën e Biznesit grek: Ka hapësira të mëdha për rritjen e investimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
0
Presidenti Begaj në Shoqatën e Biznesit grek: Ka hapësira të mëdha për rritjen e investimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin e Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, organizuar me rastin e “Ditës së Vasilopitës”, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrësit grekë në Tiranë, Kreu i Shtetit u shpreh se marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Greqisë po hyjnë në një dinamikë të re, duke theksuar rëndësinë e nxitjes së projekteve të përbashkëta.

“Unë mendoj se ka mundësi për më shumë dhe ka ende hapësira të mëdha për të rritur investimet e ndërsjella”, deklaroi Presidenti Begaj, duke garantuar se “Shqipëria ofron një terren solid për çdo investitor”.

Në këtë kuadër, Presidenti i Republikës renditi disa nga avantazhet që ofron vendi, duke vënë theksin te ekonomia dinamike, monedha e qëndrueshme, sektori bankar i shëndetshëm dhe menaxhimi i kujdesshëm i borxhit publik.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu rolin e kompanive elitare greke që operojnë në sektorët më strategjikë të vendit, duke nënvizuar se prania e tyre në fusha si sistemi bankar, energjia, industria, ndërtimi dhe tregtia përbën një shtyllë të rëndësishme për qëndrueshmërinë ekonomike të Shqipërisë.

Sipas Presidentit Begaj, ky bashkëpunim dëshmon për besimin e ndërsjellë të ndërtuar ndër vite mes dy vendeve.

“Mbështetja e Greqisë mike në procesin tonë të integrimit është dëshmi e një miqësie të sinqertë, e cila po përkthehet në një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë ekonomik”, u shpreh Presidenti i Republikës.

Ai theksoi se edhe në fushën e tregtisë zhvillimet janë inkurajuese, duke rikujtuar se Greqia vijon të mbetet një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë në shkëmbimet e mallrave dhe shërbimeve.

“Kemi një rritje të vazhdueshme të eksporteve reciproke, çka tregon se tregjet tona po bëhen gjithnjë e më plotësuese për njëri-tjetrin”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Në përmbyllje, Presidenti i Republikës vlerësoi biznesin grek në Shqipëri edhe për angazhimin aktiv në dialogun publik dhe për kontributin në përmirësimin e kuadrit rregullator, duke e cilësuar këtë si një dëshmi konkrete të partneritetit për progresin e vendit. /skyweb.al

Artikulli para

REKORDI/ Mbi 11.6 milionë pasagjerë fluturuan nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës gjatë 2025

Artikulli pas

Shpresë e re për trajtimin e kancerit të pankreasit, terapia e re jep rezultate

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
Aktualitet

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit
Aktualitet

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

11 Gusht, 2026
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend
Aktualitet

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

11 Gusht, 2026
SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”
Aktualitet

SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”

11 Gusht, 2026
Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve
Aktualitet

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

10 Gusht, 2026
Artikulli pas
Shpresë e re për trajtimin e kancerit të pankreasit, terapia e re jep rezultate

Shpresë e re për trajtimin e kancerit të pankreasit, terapia e re jep rezultate

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Macet mund të kenë të dhëna për trajtimin e kancerit tek njerëzit
Shëndet

Macet mund të kenë të dhëna për trajtimin e kancerit tek njerëzit

Nga Editor
20 Shkurt, 2026
0

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të forta me format e kancerit...

Lexo të plotë
Von der Leyen: Kemi gati aplikacionin për verifikimin e moshës në rrjetet sociale

Von der Leyen: Kemi gati aplikacionin për verifikimin e moshës në rrjetet sociale

15 Prill, 2026
Moody’s konfirmon qendrueshmërinë e ekonomisë shqiptare duke ruajtur vlerësimin “BA3” për borxhin

Moody’s konfirmon qendrueshmërinë e ekonomisë shqiptare duke ruajtur vlerësimin “BA3” për borxhin

8 Tetor, 2025
Fluturimi më i gjatë në botë nis së shpejti, do të zgjasë deri në 29 orë

Fluturimi më i gjatë në botë nis së shpejti, do të zgjasë deri në 29 orë

14 Shtator, 2025
Kosova blen sistemet amerikane të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Kosova blen sistemet amerikane të artilerisë HUMVEE Hawkeye

17 Dhjetor, 2025

Të Fundit

AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

11 Gusht, 2026
Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

11 Gusht, 2026
Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr