• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Shqipëria, gjithnjë e më tërheqëse për europianët dhe aziatikët: Si po ndryshon harta e hyrjeve në vend

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Janar, 2026
në Turizëm
A A
Shqipëria, gjithnjë e më tërheqëse për europianët dhe aziatikët: Si po ndryshon harta e hyrjeve në vend
Share on FacebookShare on WhatsApp

Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë shënuar rritje të fortë dhe të vazhdueshme gjatë dekadës së fundit.

Nga 4.1 milionë hyrje në vitin 2015, numri u rrit në gati 12.5 milionë në vitin 2025, një rritje totale prej mbi 200%. Vetëm në vitin 2025, krahasuar me 2024, hyrjet u shtuan me 6.6%, duke konfirmuar vijimësinë e trendit rritës edhe pas bumit turistik të viteve të fundit.

Pesha kryesore e hyrjeve vazhdon të mbetet rajonale. Kosova kryeson bindshëm me mbi 4.6 milionë hyrje në vitin 2025, e ndjekur nga Italia me 1.29 milionë dhe Greqia me rreth 804 mijë hyrje.

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mbeten gjithashtu burime të rëndësishme, me flukse të larta dhe relativisht të qëndrueshme ndër vite, çka tregon se lëvizja ndërkufitare në Ballkan përbën ende boshtin kryesor të hyrjeve në vend.

Ndërkohë, rritjen më të fortë afatgjatë e kanë shënuar disa shtete të Europës Perëndimore dhe Qendrore.

Franca, Gjermania, Çekia, Polonia, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shumëfishuar hyrjet që nga viti 2015, me rritje që variojnë nga rreth 300 deri në mbi 600%. Gjermania veçohet edhe për rritjen vjetore të vitit 2025, me mbi 20% më shumë hyrje krahasuar me 2024.

Rritje të ndjeshme shfaqin edhe disa tregje më të largëta. Shtetet e Bashkuara arritën mbi 241 mijë hyrje në vitin 2025, ndërsa India, Izraeli dhe Ukraina regjistruan rritje shumë të larta si në terma vjetorë, ashtu edhe në krahasim me vitin 2015. Këto zhvillime tregojnë zgjerimin gradual të hartës së origjinës së vizitorëve, përtej rajonit tradicional.

Nga ana tjetër, disa shtete shënuan rënie në vitin 2025, përfshirë Rusinë, Turqinë, Poloninë dhe Rumaninë, si dhe kategorinë “Vende të tjera të Botës”, e cila vijon të tkurret ndjeshëm krahasuar me vitin 2015.

Këto luhatje lidhen kryesisht me faktorë gjeopolitikë, ndryshime tregjesh dhe përqendrim më të madh te tregjet europiane. /tvscan.al 

Artikulli para

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

Artikulli pas

Zbulohet KURTHI ndaj Shqipërisë në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli shkeli KONTRATËN! Pika që i hap rrugën SHTETËZIMIT

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend
Turizëm

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët
Turizëm

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Turizëm

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët
Kryesore

S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

23 Tetor, 2026
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët
Turizëm

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

Zbulohet KURTHI ndaj Shqipërisë në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli shkeli KONTRATËN! Pika që i hap rrugën SHTETËZIMIT

Të Përzgjedhura

Nga Velipoja në Ksamil, Rama: Bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet problematike
Kryesore

Nga Velipoja në Ksamil, Rama: Bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet problematike

Nga Editor
5 Tetor, 2025
0

Në zonat bregdetare më të njohura si Ksamil, Himarë, Dhërmi dhe Velipojë, ku janë vërejtur problematika serioze përsa i përket...

Lexo të plotë
“CN Traveller”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira të Ballkanit për t’u vizituar

“CN Traveller”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira të Ballkanit për t’u vizituar

18 Shtator, 2026
TABELA/ Tavolina e “kripur”, sa do t’i kushtojë familjeve shqiptare darka e Vitit të Ri

TABELA/ Tavolina e “kripur”, sa do t’i kushtojë familjeve shqiptare darka e Vitit të Ri

30 Dhjetor, 2025
Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer

Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer

12 Janar, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr