• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 20 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

TABELA/ Tavolina e “kripur”, sa do t’i kushtojë familjeve shqiptare darka e Vitit të Ri

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
TABELA/ Tavolina e “kripur”, sa do t’i kushtojë familjeve shqiptare darka e Vitit të Ri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fundviti është një periudhë me rëndësi të veçantë për familjet shqiptare që tradicionalisht shoqërohet me festa dhe grumbullime familjare. Një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj feste është tryeza e Vitit të Ri, e cila, natyrisht, ka edhe kostot e saj.

“Scan Intel” ka marrë në analizë se sa pritet të kushtojë mesatarisht këtë vit tryeza e fundvitit dhe sa të ardhura nevojiten për të përballuar këtë darkë festive.

Shifrat janë përllogaritur mbi një mesatare çmimesh nga disa prej supermarketeve më të mëdha në vend si dhe çmimeve zyrtare të INSTAT, ndërsa tryeza është “shtruar” sipas traditës më të përhapur në Shqipëri, me bollëk, por pa lukse të tepruara.

Sipas statistikave, një familje shqiptare përbëhet mesatarisht nga rreth 3.2 persona, ndërsa kostoja e tryezës së Vitit të Ri për këtë numër anëtarësh arrin në 25,105 lekë.

Në krye të listës së shpenzimeve renditet gjeli i detit, një nga ushqimet më tradicionale të kësaj feste, çmimi i të cilit varion mesatarisht rreth 1,200 lekë për kilogram. Për një sasi prej rreth 5 kilogramësh, kostoja e tij shkon afërsisht në 6,000 lekë.

Ushqimet tradicionale vijojnë me bakllavanë, e cila mesatarisht kushton rreth 1,900 lekë, ndërsa pijet alkoolike përbëjnë gjithashtu një zë të konsiderueshëm shpenzimi, me rreth 3,247 lekë për një familje prej 3.2 personash.

Më pas vijnë të gjitha asortimentet e tjera të tryezës, përfshirë mishrat e tjerë, antipasta, frutat e thata dhe ato të freskëta, perimet, si edhe produktet bazë të shportës ushqimore, si vezë, miell, qumësht etj.

Në llogaritje është përfshirë edhe një kosto shtesë prej rreth 500 lekësh për energjinë elektrike, si pasojë e gatimit dhe konsumit më të lartë gjatë festave.

Me një pagë mesatare mujore neto prej 67 mijë lekësh mund të themi se darka e fundvitit i merr xhepit të familjeve rreth 34% të kësaj page.

Ndërkohë, disa prej këtyre kostove mund të jenë disi më të ulëta falë ofertave të fundvitit, pasi supermarketet kanë aplikuar ulje çmimesh për një pjesë të produkteve bazë të tryezës.

Megjithatë, konsumi ndryshon nga një familje te tjetra dhe shpesh lista e produkteve zgjerohet, duke e çuar koston përfundimtare edhe më lart.

Kjo është një kosto e supozuar, pasi darka e fundvitit varet nga numri i personave që jetojnë në familje si dhe nga preferencat e tyre për ushqimet dhe sasitë që do të përdorin./SCAN

Fatura e kripur: Ja sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet

Artikulli para

18 gradë celsius, nata e ndërrimit të viteve do të jetë më e ftohta

Artikulli pas

Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kina po shtrëngon shpenzimet, në vështirësi markat europiane të luksit
Ekonomi

Kina po shtrëngon shpenzimet, në vështirësi markat europiane të luksit

19 Tetor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

“Depozitat janë të sigurta!” Banka e Shqipërisë: Dëmtimi i disa filialeve nuk cënon sistemin bankar

19 Tetor, 2026
Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë
Ekonomi

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë

19 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Projektligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit, gjoba deri në 600 mijë lekë për bizneset

19 Tetor, 2026
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!
Ekonomi

Shqipëria ia kalon BE-së për të rinjtë me diplomë, por pastaj na i merr Gjermania

19 Tetor, 2026
Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?
Ekonomi

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Artikulli pas
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

Të Përzgjedhura

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

Nga SkyWeb
28 Gusht, 2026
0

Bujqësia mbetet në periferi edhe të financimit bankar. Ndërsa shifrat e INSTAT tregojnë për një tkurrje të fortë shumëvjeçare të...

Lexo të plotë
Ministri Karakaçi thotë se nuk ka patur abuzime me çmimin e karburanteve: Ngremë Agjencinë Shtetërore, depozitë 90-ditore për siguri hidrokarbure të plotë

Ministri Karakaçi thotë se nuk ka patur abuzime me çmimin e karburanteve: Ngremë Agjencinë Shtetërore, depozitë 90-ditore për siguri hidrokarbure të plotë

18 Mars, 2026
Lufthansa nxjerr nga inventari legjendat A 340! Avionët revolucionarizuan fluturimet ndërkontinentale

Lufthansa nxjerr nga inventari legjendat A 340! Avionët revolucionarizuan fluturimet ndërkontinentale

11 Maj, 2026
Sekreti i rënies së flokëve në dimër që shumica e neglizhojnë

Sekreti i rënies së flokëve në dimër që shumica e neglizhojnë

24 Shkurt, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Ritme pozitive për Euron, si paraqitet kursi i këmbimit valutor

10 Nëntor, 2025

Të Fundit

Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

19 Tetor, 2026
Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para

Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para

19 Tetor, 2026
Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

19 Tetor, 2026
A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

19 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr