• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 22 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Shpresë e re për trajtimin e kancerit të pankreasit, terapia e re jep rezultate

Editor Nga Editor
30 Janar, 2026
në Shëndet
A A
Shpresë e re për trajtimin e kancerit të pankreasit, terapia e re jep rezultate
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një shpresë e re në luftën kundër kancerit të pankreasit vjen nga Spanja. Mariano Barbacid, drejtues i grupit të Onkologjisë Eksperimentale në Qendrën Kombëtare Spanjolle për Kërkime mbi Kancerin (CNIO), ka prezantuar rezultatet e një studimi premtues të kryer mbi minj, ku u arrit eliminimi i qelizave kancerogjene të formës më të zakonshme dhe më agresive të këtij tumori: adenokarcinoma duktale pankreatike (PDAC).

Sipas studimit, terapia jo vetëm që çoi në zhdukjen e qelizave tumorale për një periudhë rekord, por gjithashtu shfaqi ndjeshëm më pak efekte anësore krahasuar me trajtimet ekzistuese.

“Për herë të parë kemi arritur një përgjigje të plotë, të qëndrueshme dhe me toksicitet të ulët kundër kancerit të pankreasit në modelet eksperimentale. Këto rezultate tregojnë se terapia e kombinuar mund të ndryshojë rrjedhën e këtij tumori,” u shpreh Barbacid gjatë një konference për shtyp, së bashku me bashkautorët Carmen Guerra, Vasiliki Liaki dhe Sara Barrambana.

Megjithëse nevojitet ende kohë përpara se të fillojnë provat klinike te njerëzit, rezultatet janë inkurajuese: tumori u regresua plotësisht te modelet shtazore për rreth 200 ditë, pa u shoqëruar me efekte anësore serioze, falë përdorimit të një kombinimi prej tre barnash.

Trajtimi eksperimental bazohet në tre ilaçe që synojnë mekanizmat kryesorë të rritjes së tumorit: dy prej tyre veprojnë kundër proteinave EGFR dhe STAT3, ndërsa i treti synon onkogjenin KRAS – faktorin kryesor nxitës të kancerit të pankreasit, i studiuar prej vitesh nga ekipi spanjoll.

Ilaçet që synojnë KRAS përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në trajtimin e këtij lloji kanceri, pasi ky gjen është i mutuar në rreth 90% të pacientëve. Megjithatë, deri më tani, efekti i tyre ka qenë i kufizuar për shkak të zhvillimit të shpejtë të rezistencës nga tumori. Pikërisht këtë pengesë synon të kapërcejë studimi i ri, duke hapur rrugë për trajtime më efektive në të ardhmen.

Etiketat: kanceri
Artikulli para

Presidenti Begaj në Shoqatën e Biznesit grek: Ka hapësira të mëdha për rritjen e investimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë

Artikulli pas

Shembujt e DIVA, nga 62 deri 250 euro, sa varion kompensimi për arsimin e fëmijëve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nga tabu në traditë, zakoni italian i fshirjes së salcës në pjatë me bukë kthehet në ritual
Shëndet

Nga tabu në traditë, zakoni italian i fshirjes së salcës në pjatë me bukë kthehet në ritual

21 Nëntor, 2026
Peshk dhe vezë në tavolinën e punës? Debatet dhe rregullat e pashkruara të drekës në zyrë
Shëndet

Peshk dhe vezë në tavolinën e punës? Debatet dhe rregullat e pashkruara të drekës në zyrë

21 Nëntor, 2026
Vetmia e gjatë rrit rrezikun e demencës, zbulon studimi i ri
Shëndet

Vetmia e gjatë rrit rrezikun e demencës, zbulon studimi i ri

21 Nëntor, 2026
ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë
Shëndet

ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë

20 Nëntor, 2026
IA rikrijon kujtimet e njerëzve me demencë, një mënyrë e re për të ruajtur historitë personale
Shëndet

IA rikrijon kujtimet e njerëzve me demencë, një mënyrë e re për të ruajtur historitë personale

20 Nëntor, 2026
Vaksina kundër HPV-së parandalon disa lloje kanceri, por vaksinimi i adoleshentëve mbetet i pabarabartë në Europë
Shëndet

Vaksina kundër HPV-së parandalon disa lloje kanceri, por vaksinimi i adoleshentëve mbetet i pabarabartë në Europë

20 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shembujt e DIVA, nga 62 deri 250 euro, sa varion kompensimi për arsimin e fëmijëve

Shembujt e DIVA, nga 62 deri 250 euro, sa varion kompensimi për arsimin e fëmijëve

Të Përzgjedhura

28 milion euro, shpallet mega tenderi për uniformat e policisë, kush janë PRETENDENTËT
Aktualitet

Dosja e 3 zyrtarëve të AMP-së del ‘Nul’ në gjykatë. Apeli revokon masat për shefin e AMP Korçë dhe dy vartësit…

Nga SkyWeb
26 Korrik, 2026
0

Një operacion policor i “shitur” në media si sukses në goditjen e 3 punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në...

Lexo të plotë
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?

Bie numri i shqiptarëve, BE urdhëroi largimin e mbi 108 mijë shtetasve jo-europianë gjatë fillimit të këtij viti

1 Korrik, 2026
Truri i burrave plaket më shpejt se ai i grave

Truri i burrave plaket më shpejt se ai i grave

14 Shkurt, 2026
Shqiptarët dynden në “Temu” për të blerë, aplikacioni më i shkarkuar

Shqiptarët dynden në “Temu” për të blerë, aplikacioni më i shkarkuar

15 Shtator, 2025
Media gjermane: Pesë arsye pse duhen bërë pushimet e verës në Shqipëri

Revista britanike rekomandon Shqipërinë për një udhëtim ekskluziv pesëditor në verën e vitit 2027

16 Nëntor, 2026

Të Fundit

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr