• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Behgjet Pacolli del në “temë”, kërcënon shtetin shqiptar me Arbitrazh nëse nuk zgjidhet “larja e hesapeve” me Valon Ademin te Aeroporti i Vlorës

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse
Share on FacebookShare on WhatsApp

Behgjet Pacolli ka dalë hapur në një përballje të re me shtetin shqiptar për Aeroportin e Vlorës, duke kërcënuar me arbitrazh ndërkombëtar nëse nuk zgjidhet përplasja e tij me ortakun tjetër për aksionet e koncesionit.

Zhvillimi nuk ka surprizuar ata që prej kohësh kanë ndjekur mënyrën si është menaxhuar ky investim dhe lëvizjet financiare të lidhura me të, përfshirë vendosjen e koncesionit si kolateral për një kredi 100 milionë euro pranë Delphos Securities, një konsorcium me lidhje të dyshuara ruse.

Përfaqësuesit ligjorë të kompanisë MABCO, në pronësi të Pacollit, kanë deklaruar publikisht se nëse çështja me ortakun tjetër nuk zgjidhet në gjykatë, kompania do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit në Londër.

Ata i referohen marrëveshjes së vitit 1993 mes Shqipërisë dhe Zvicrës për mbrojtjen e investimeve, duke argumentuar se përjashtimi i MABCO nga e drejta e saj në koncesion do të konsiderohej shkelje e të drejtave të investitorit.

Sipas tyre, ekzistojnë dy skenarë. Nëse gjykata zgjidh ngërçin mes ortakëve, MABCO, e cila është garantore e një kredie 57 milionë euro me asete të deklaruara në vlerë 180 milionë euro, mund të përshpejtojë punimet dhe të përfundojë certifikimet e nevojshme për ta futur aeroportin në operim brenda disa muajve.

Në të kundërt, nëse procesi zvarritet dhe kompania mbetet e përjashtuar, atëherë çështja do të kalojë në arbitrazh ndërkombëtar.

Kriza aktuale lidhet drejtpërdrejt me larjen e hesapeve të vjetra mes Pacollit dhe Ademit dhe “golat” në Libi, ndarjen e aksioneve si edhe vendimin për ta përdorur koncesionin si garanci për kredinë 100 milionë euro tek Delphos.

Korrespondenca e publikuar më herët mes ish-administratorit të aeroportit, Valon Lluka, dhe familjes Pacolli tregon kundërshtimin e tij të qartë ndaj këtij veprimi. Në komunikimet zyrtare, ai thekson se çdo formë financimi që lidhet me Aeroportin e Vlorës duhet të jetë në përputhje të plotë me kontratën koncesionare dhe me marrëveshjet me financuesin kryesor, BKT.

Sipas nenit 19.3 të kontratës, barrësimi i shoqërisë koncesionare mbi kuota apo të ardhura të garantuara mund të kryhet vetëm me miratimin paraprak të Qeverisë shqiptare.

Çdo veprim në kundërshtim me këtë përbën shkelje kontraktuale dhe krijon bazë për zgjidhjen e kontratës.

Pikërisht kjo pikë shihet si bazë ligjore për një ndërhyrje të mundshme të shtetit.

Burime pranë institucioneve bëjnë me dije se po shqyrtohet seriozisht mundësia e shtetëzimit të aeroportit, përmes shlyerjes së shpenzimeve të kryera deri më tani dhe zgjidhjes së kontratës mbi bazën e mosrespektimit të saj. Një veprim i tillë do të synonte mbrojtjen e interesit publik dhe minimizimin e rrezikut të një arbitrazhi të kushtueshëm ndërkombëtar ndaj Shqipërisë.

Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar të hapej në mars 2026, por përplasjet mes aksionerëve, dyshimet për akrobaci financiare dhe tensionet rreth financimit kanë vënë seriozisht në pikëpyetje këtë afat. Nëse situata nuk zgjidhet në kohë, projekti rrezikon të shtyhet përtej vitit 2026, me pasoja direkte për sezonin turistik dhe për zhvillimin e infrastrukturës ajrore në jug të vendit. Përballë kërcënimit me arbitrazh, shteti shqiptar duket se po llogarit alternativat ligjore për të mos lejuar që një investim strategjik të mbetet peng i konflikteve mes aksionerëve. /skyweb.al

Etiketat: aeroporti i vloresbehgjet pacollivalon ademi
Artikulli para

SKEMA/ Si ra në rrjetën e SPAK kupola e Bashkisë Memaliaj: Lorenc Bami dhuroi ujësjellësin, pastaj kreu punimet si nënkontraktor

Artikulli pas

BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri: Fokus te energjia, digjitalizimi dhe transporti

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
Aviacion

VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri: Fokus te energjia, digjitalizimi dhe transporti

BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri: Fokus te energjia, digjitalizimi dhe transporti

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qiratë po ndezin zemërimin e votuesve në Europë
Ekonomi

Qiratë po ndezin zemërimin e votuesve në Europë

Nga SkyWeb
28 Maj, 2026
0

Kriza e banesave po kthehet në një nga problemet më të mëdha sociale dhe politike në Europë. Në një shkrim...

Lexo të plotë
DOSJA/ Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri i çonin Mirlinda Karçanajt kuti vere plot me euro prerje 100, 200 dhe 500

Mega skandali AKSHI, Shqipëria kërkon zyrtarisht ekstradimin e Ermal Beqirit pas arrestimit në Francë

4 Gusht, 2026
Ndihmon në zbulimin e kancerit, testi i gjakut për të cilin po vihet bast

Ndihmon në zbulimin e kancerit, testi i gjakut për të cilin po vihet bast

14 Maj, 2026
Rënie drastike: Britanikët po pijnë më pak alkool, këto janë arsyet

Rënie drastike: Britanikët po pijnë më pak alkool, këto janë arsyet

1 Janar, 2026
Pas koronavirusit, a duhet të kemi frikë nga hantavirusi? Ja çfarë thotë OBSH

Pas koronavirusit, a duhet të kemi frikë nga hantavirusi? Ja çfarë thotë OBSH

7 Maj, 2026

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr