• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 10 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës

Editor Nga Editor
25 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Ekonomi
A A
0
Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nëse më parë një qytetar që nisej nga terminali i Juglindjes në Tiranë drejt Korçës dhe udhëtimi zgjaste rreth 3 orë, për shkak të devijimit të itinerarit tashmë koha e udhëtimit është zgjatur me deri në 1 orë e 20 minuta, duke e çuar totalin në mbi 4 orë, në varësi të trafikut dhe ngarkesës në segmentet alternative.

Bllokimi prej 5 ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas ka detyruar mjetet e transportit ndërqytetës të ndryshojnë itinerar, për rrjedhojë është zgjatur edhe koha e udhëtimit deri në 2 orë.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas Dashnor Memaj tha se furgonat dhe autobusët vijojnë të kryejnë transport pasagjerësh drejt qyteteve të Korçës dhe Pogradecit, por po devijojnë nga rruga përmes Elbasan-Cërrik-Gramsh-Maliq.

Memaj tha se aktualisht janë të bllokuara lëvizjet e operatorëve drejt qytetit të Përrenjasit, por jo për shkak të mospërdorimit të rrugëve alternative, por fluksi shumë i ulët i pasagjerëve.

Në terminalin e Juglindjes nuk ka ndryshim oraresh për nisjen e mjeteve të transportit nga Tiranë me destinacion qytetet e Juglindjes, Korçë dhe Pogradec, me përjashtim të Përrenjasit ku lëvizja drejt këtij qyteti me mjetet e transportit, nuk funksionin.

Ndërsa operatorët e tjerë janë në lëvizje dhe po funksionojnë si linjë e rregullt. Megjithatë, koha e udhëtimit është rritur ndjeshëm. Nëse më parë itinerari Tirane – Korçë përshkohej për rreth 3 orë, aktualisht udhëtimi zgjat rreth 4 orë ose edhe më shumë. Sipas operatorëve  në varësi të trafikut dhe ngarkesës në rrugët alternative për të arritur deri në Korçë udhëtimi është zgjatur 1 orë apo 1 orë e 20 minuta.

Lëvizja po organizohet përmes devijimeve përkatëse, ku mjetet kthehen nga segmentet alternative dhe bashkohen me linjat ekzistuese drejt denstinacionit për qytetin e Pogradecit. Ndërsa lëvizja me furgon nga operatorët privat të licencuar drejt qytetit të Përrenjasit aktualisht nuk funksion, pasi nuk ka kërkesë nga pasagjerët për lëvizje.

Edhe lëvizja me furgon drejt qyteteve të Pogradecit apo Korçës është në numër të ulët. Operatorët pohojnë se mjetet po i lëvizin me 3 apo 4 pasagjerë”, thekson Memaj.

Por për udhëtuar drejt qyteteve të Juglindjes banorët e këtyre zonave po përdorin rrugën tjetër alternative nga Dibra e Madhe, por që ka rezultuar me më shumë kosto financiare për ta nëse udhëtohet me mjet privat.

Pasi për kalimin në pikën kufitare të Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me siguracionin e mjetit dhe nëse udhëtojnë me fëmijë (i shoqëruar vetëm nga një prind) duhet të pajisen me prokurë kalimi.

“Të shtunën, kur rruga u bllokua totalisht, një fatkeqësi më detyroi të shkoja në Përrenjas vetëm me dy djemtë e mi të vegjël. Përveç hallit, duhej të gjeja një rrugë alternative. Më sugjeruan të ndiqja itinerarin nga Tirana në Strugë për të arritur në Përrenjas: Tiranë -Klos- Bulqizë- Maqellarë -Kalimi i kufirit -Dibër e Madhe (Debar)- Strugë -Përrenjas.

Nëse nga rruga e vjetër më duhej vetëm të merrja makinën dhe të nisesha drejt Përrenjasit, këtë herë m’u komplikua situata dhe m’u rritën edhe kostot. Para se të nisesha, duhej të shkoja te noteri për të marrë aktin noterial për kalimin e fëmijëve në pikën doganore me Maqedoninë. Preva siguracionin e makinës dhe u nisa. Rruga më shkoi 3 orë”, tregoi për Monitor N.K. /Monitor

Artikulli para

90 punonjës denoncuan punëdhënësit e tyre te Inspektorati i Punës gjatë janarit

Artikulli pas

Tatimet shpjegojnë përmes 20 pyetjeve të detajuara gjithçka duhet të dini për plotësimin e DIVA 2025

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE
Aktualitet

Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit
Aktualitet

Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit

10 Tetor, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Paratë nga shitja e shtëpisë apo trashëgimia, do të garantohen në banka deri në 15 milionë lekë

9 Tetor, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri
Aktualitet

Rama njofton një ministri të re javën e ardhshme, kush do t’a drejtojë

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Tatimet shpjegojnë përmes 20 pyetjeve të detajuara gjithçka duhet të dini për plotësimin e DIVA 2025

Tatimet shpjegojnë përmes 20 pyetjeve të detajuara gjithçka duhet të dini për plotësimin e DIVA 2025

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kapetanovic: Ballkani, mbi 190 mijë vende bosh në 5 vitet e ardhshme
Ekonomi

Kapetanovic: Ballkani, mbi 190 mijë vende bosh në 5 vitet e ardhshme

Nga SkyWeb
28 Prill, 2026
0

Prishtinë, 28 prill 2026 – Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë ku rritja nuk mjafton më për...

Lexo të plotë
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025
Studimi: Temperaturat e larta përkeqësojnë shëndetin mendor te fëmijët dhe të rinjtë

Studimi: Temperaturat e larta përkeqësojnë shëndetin mendor te fëmijët dhe të rinjtë

9 Korrik, 2026
Miratohet trajtimi i parë në botë me qeliza staminale për Parkinsonin

Miratohet trajtimi i parë në botë me qeliza staminale për Parkinsonin

10 Mars, 2026
Të dënuar në Itali, të pafajshëm në Tiranë: Dosja e dështimit të një hetimi pasuror

Të dënuar në Itali, të pafajshëm në Tiranë: Dosja e dështimit të një hetimi pasuror

24 Shkurt, 2026

Të Fundit

Si po kthehen berberët në “psikologë” për burrat

Si po kthehen berberët në “psikologë” për burrat

10 Tetor, 2026
MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese

MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese

10 Tetor, 2026
Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE

Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr