• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kryemadhi ia pason Ramës ligjin e minierave

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Ilir Meta prezantohet në gjyq: Banoj te 313-ta, jam beqar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Monika Kryemadhi dhe avokati i Metës, Kujtim Cakrani kanë bërë deklarata të sinkronizuara dje pasdite pasi dolën nga GJKKO duke synuar të fusin në valle edhe Kryeministrin Rama në dosjen Meta-Kryemadhi.

Një ndër provat që sipas SPAK konfirmon se çifti Meta-Kryemadhi kanë marrë ryshfet, mbi të cilën kanë mbështetur edhe akuzën e “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë”, është edhe ligji i minierave.

SPAK e mbështet këtë akuzë mbi komunikimet elektronike të gjetura në celularin e Monika Kryemadhit si edhe dëshmi të ish-drejtorit të kompanisë Albchrome, Saimir Boka.

Sipas SPAK, ndryshimet në ligjin për minierat janë bërë me porosi të biznesmenit Samir Mane, i cili në këmbim të këtij favori si edhe lehtësirave që çifti Meta-Kryemadhi i kanë dhënë përmes Piro Xhixhos, atëherë kreu i AKEP, për kompaninë PLUS, u dhuroi atyre një vilë në Rolling Hills.

Pikërisht këtu futen deklaratat e djeshme të Kryemadhit dhe Cakranit, të cilët theksojnë se ligji është firmosur nga Edi Rama, prandaj sipas tyre SPAK duhet të thërrasë edhe Ramën për ta pyetur.

Kujtim Cakrani: “Kemi kërkuar për çështjen e ligjit të minierave ku akuzohen Meta dhe Kryemadhi, kemi kërkuar që çështja të kthehet dhe të pyeten deputetët dhe zoti Rama që tha me ligjin e minierave nuk do ketë më probleme minatorët. Provat dhe aktet që akuzohet Meta duhet të vazhdojë hetimi. Në datën 5 orën 10 do jetë seanca e radhës. Brenda datës 20 do ketë një vendimmarrje”.

Monika Kryemadhi: “Edhe për ligjin e minierave nuk është Meta propozuesi, por është zoti Rama që e propozoi. E kërkuam nga Gjykata që të faktohet. Të na tregojnë se çfarë intimidimi ka pasur ndaj deputetëve apo personazheve”. 

Një ndër aktorët kryesorë të kësaj skeme korruptive sipas SPAK është edhe biznesmeni Samir Mane, i cili deri më tani nuk ka akuzë pasi vepra penale e “korrupsionit aktiv” rezulton e shuar sepse fakti ka ndodhur disa vite më parë.

Raporti korruptiv Meta-Kryemadhi-Samir Mane

Detajet që dolën pas arrestimit të Metës treguan se çifti Meta-Kryemadhi kishin bërë ligje në shërbim të oligarkëve dhe kishin marrë favore materiale, përfshirë edhe një apartament luksoz që u konvertua në vilë, por që më pas Meta e refuzoi pasi “transaksioni” mes tij dhe Samir Manes u zbulua nga ish-ambasadori grek Oktapodas.

“Si rezultat i marrëdhënies së krijuar, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë pranuar propozimin e biznesmenit Samir Mane për të përfituar një vilë të ndërtuar në Kompleksin Rezidencial Rolling Hills”, shkruhet në dosjen e SPAK.

Kjo ndodhi pasi Kryemadhi çoi në Parlament ligjin për minierat, i cili në atë kohë sipas SPAK i shërbente biznesmenit Samir Mane, pronar i kompanisë AlbChrome.

SPAK ka sekuestruar nga celularët e Kryemadhit komunikime mes saj, Samir Manes dhe bashkëshortes së tij që flasin për një apartament në një kullë pranë stadiumit “Air Albania” dhe për një vilë në Rolling Hills. Ka gjithashtu SMS të shumta për udhëtime, apartamente dhe përfitime të tjera.

Biznesmeni Samir Mane përfshihet në dosje, por ka shpëtuar nga ndjekja penale pasi vepra ishte parashkruar.

Në deklarimet e tij në SPAK, ai mohon marrëdhënien me Metën dhe Kryemadhin duke thënë se “nuk u ka kërkuar asnjë lloj ndihme” dhe se komunikimet për ligjin e minierave i ka bërë në cilësinë e anëtarit të shoqatës së minierave, duke shtuar se ndryshimet “nuk kishin asnjë efekt financiar”.

Në dosje gjenden edhe dëshmitë e Saimir Bokës, ish-drejtor i Albchrome, i cili shpjegon se kompania kërkonte ndryshime në ligj për servitutin e galerive dhe puseve në funksion të operimeve të saj. SPAK ka zbardhur gjithashtu një komunikim të gjerë personal mes Kryemadhit dhe Manes, përfshirë dalje për kafe, udhëtime dhe përfitime të ndryshme.

Një seri mesazhesh dhe dokumentesh financiare tregojnë pagesat e kryera nga bashkëshortja e tij Eva Mane për udhëtimet e Monika Kryemadhit dhe fëmijëve të Metës drejt Disneyland Paris dhe një koncerti të Beyoncé, me fatura që arrinin në mijëra euro.

Sipas dosjes, biletat dhe akomodimi janë rezervuar në business class dhe në hotele të kategorisë së lartë.

SPAK ka zbuluar gjithashtu se Mane ka dhënë deklarime të pavërteta lidhur me bisedimet për vilën, pasi mesazhet në celularin e Kryemadhit nga periudha 2013-2014 tregojnë komunikime të vazhdueshme për vilën dhe apartamentin.

Në dosje citohet: “Jam këtu me Zamon”, shkruan Kryemadhi në një mesazh për Metën duke përshkruar detaje të “dhuratës”. Në një tjetër rast Mane i shkruan Kryemadhit: “Ku ta duash dhe si ta duash”, për vilën ose apartamentin ende të papërcaktuar.

SPAK arriti në përfundimin se çifti Meta-Kryemadhi ka përfituar këtë vilë “në këmbim të ndikimit të paligjshëm” pranë institucioneve publike dhe deputetëve të LSI-së duke miratuar ligjin nr. 134/2014 sipas kërkesave të Manes. Janë evidentuar gjithashtu ndërhyrje të paligjshme te Zyra e Përmbarimit dhe te kreu i AKEP, Piro Xhixho, në favor të kompanisë Plus Communications.

SPAK dokumenton marrëdhënien e ngushtë të Kryemadhit me Xhixhon, i cili raportonte vazhdimisht takimet me Manen. Në një komunikim të 31 janarit 2014, Xhixho i shkruan Kryemadhit: “Mona përshëndetje. Erdhi Zamiri. Ashtu siç më the ti, kërkon bashkëpunim. Ka marrë mandat për të mbyllur problemet. Më tha ti nuk na i ke fajin, vetëm bë çfarë mundesh”. Në një tjetër mesazh të 11 shkurtit 2014 ai i shkruan: “Sot më erdhi Zamiri dhe më thoshte për takimin me të madhin”.

Sipas dosjes, Samir Mane kërkonte lehtësira nga AKEP për të përmirësuar gjendjen e PLUS, ndërsa bashkëshortja e tij paguante udhëtimet luksoze të Kryemadhit dhe fëmijëve. SPAK thekson se ndikimi i Metës dhe Kryemadhit në favor të Manes dhe ortakëve të tij shkonte deri në detyrimin e operatorëve rivalë të PLUS që të uleshin në një tryezë të përbashkët për të diskutuar mënyrat për të shpëtuar kompaninë. Në dosje është dokumentuar edhe ndërhyrja e Kryemadhit: “Ajo më tha ta pres Samir Manen”.

Monika Kryemadhi nuk tha asgjë në lidhje me këto komunikime gjatë hyrjes në SPAK, por e “bigbrotherizoi” çështjen me shpresën se siç ndodh shpesh gjithçka harrohet shpejt. Ajo nuk dha asnjë detaj as për rolin e Adrian Shatkut dhe kompanisë UNIFI si dhe mënyrën se si u fut kjo kompani në tregun e tranzitimit të thirrjeve duke përdorur infrastrukturën e kompanisë Info Telecom dhe presionin ndaj këtij të fundit për ta detyruar në bashkëpunim.

Marin Gjonaj ka dëshmuar në SPAK për këtë proces teknik.

Po ashtu Kryemadhi nuk dha shpjegime as për dosjen CEZ-DIA dhe rolin e Kastriot Ismailajt. Në kushtet kur gjithçka është “bigbrotherizuar”, synimi mbetet që të harrohet gjithçka që ka ndodhur. /skyweb.al

Etiketat: edi ramailir metamonika kryemadhi
Artikulli para

Pse e “dogji” Rama-Spiropalin? Gazetari zbulon prapaskenat, gabimi i pafalshëm që bëri “Mamica”

Artikulli pas

Njëri Pastor, kush janë katër ministrat e rinj të kabinetit Rama

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”
Ekonomi

Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

21 Tetor, 2026
“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?
Ekonomi

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Njëri Pastor, kush janë katër ministrat e rinj të kabinetit Rama

Njëri Pastor, kush janë katër ministrat e rinj të kabinetit Rama

Të Përzgjedhura

Azisë po i mbaron nafta, tregjet në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut në panik
Ekonomi

Azisë po i mbaron nafta, tregjet në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut në panik

Nga SkyWeb
9 Mars, 2026
0

Lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po trondit tregjet globale të energjisë, duke shkaktuar një rritje të fortë të çmimeve...

Lexo të plotë
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

Dalin datat e provimeve të Maturës Shtetërore

12 Janar, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Pagat mbajnë të larta kostot e ndërtimit në Shqipëri sipas INSTAT

Zonat e “kuqe”, si u trefishuan në 7 vite çmimet e apartamenteve në Tiranë

4 Gusht, 2026
Lufta prek edhe paracetamolin në tregun evropian, rritet çmimi

Lufta prek edhe paracetamolin në tregun evropian, rritet çmimi

24 Prill, 2026

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr