• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 2 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Çfarë nuk thonë shifrat e aksidenteve rrugore

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Mars, 2026
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
0
Çfarë nuk thonë shifrat e aksidenteve rrugore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shifrat e aksidenteve rrugore për janarin 2026 tregojnë një rënie të dukshme në numrin e ngjarjeve, por ato nuk tregojnë gjithë historinë e sigurisë rrugore në vend.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin janar janë regjistruar 96 aksidente në të gjithë vendin, me 149 persona të aksidentuar. Krahasuar me janarin e një viti më parë, numri i aksidenteve ka rënë me 23,2%. Në pamje të parë kjo është një zhvillim pozitiv, por një lexim më i thelluar i të dhënave tregon një realitet më kompleks.

Bie numri i aksidenteve në janar, mëgjithatë në Tiranë dhe Lezhë shoferët “nuk pyesin”: Dita më problematike

149 persona të aksidentuar në vetëm 31 ditë do të thotë mesatarisht mbi katër persona në ditë që përfundojnë të vrarë ose të plagosur në rrugët e Shqipërisë. Megjithatë publikimi mujor nuk bën një ndarje të qartë për muajin konkret se sa prej tyre janë viktima dhe sa janë të plagosur. Në tabelat sipas qarqeve paraqitet vetëm totali “të vdekur dhe të plagosur”, pa një zbërthim të detajuar për secilën kategori.

Kjo mbetet një mangësi e rëndësishme për transparencën publike. Për të kuptuar realisht peshën e fenomenit nuk mjafton numri i aksidenteve, por numri i jetëve të humbura dhe shkalla e plagosjeve. Edhe vetë INSTAT thekson se të dhënat për personat e vdekur janë paraprake dhe mund të rishikohen, çka e bën edhe më të domosdoshme një raportim më të detajuar.

Të dhënat nxjerrin në pah edhe një problem strukturor. 85,4% e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Kjo do të thotë se përtej infrastrukturës faktori kryesor mbetet mënyra e drejtimit, shpejtësia, mosrespektimi i rregullave dhe manovrat e rrezikshme. Faktori njeri vazhdon të jetë hallka më e dobët e sigurisë rrugore.

Grupmosha 25 deri në 34 vjeç rezulton më e ekspozuara duke shkaktuar 31,3% të aksidenteve. Kjo është mosha më aktive në tregun e punës dhe në lëvizje, çka do të thotë se aksidentet prekin drejtpërdrejt segmentin më produktiv të shoqërisë, me pasoja që shkojnë përtej statistikës në ekonomi dhe në jetën sociale. /skyweb.al

Etiketat: aksident
Artikulli para

EKSKLUZIVE/ Përplasja me Ramën, firma e munguar në marrëveshjen e armëve që shkarkoi Piro Vëngun

Artikulli pas

A po na dobëson teknologjia përqendrimin?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ligji i ri, një kategori artistësh mund të dalin në pension që 47 vjeç
Aktualitet

Ligji i ri, një kategori artistësh mund të dalin në pension që 47 vjeç

2 Shtator, 2026
Deti do të ngrihet deri në 28 centimetra, në rrezik plazhet dhe hotelet: Paralajmërimi i fortë i qeverisë
Aktualitet

Deti do të ngrihet deri në 28 centimetra, në rrezik plazhet dhe hotelet: Paralajmërimi i fortë i qeverisë

2 Shtator, 2026
Shqipërisë i duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike
Aktualitet

Shqipërisë i duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike

2 Shtator, 2026
EMRAT/ Si u shpërndanë 6 milionë eurot e Startup Albania, fitues të përsëritur dhe projekte vetëm në letër
Aktualitet

EMRAT/ Si u shpërndanë 6 milionë eurot e Startup Albania, fitues të përsëritur dhe projekte vetëm në letër

2 Shtator, 2026
Largohet Gonzato, BE emëron ambasadoren e re në Tiranë
Aktualitet

Largohet Gonzato, BE emëron ambasadoren e re në Tiranë

2 Shtator, 2026
Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor
Aktualitet

Veliaj firmos tjetër shkarkim nga qelia, ikën nënkryetari Blendi Sulaj

2 Shtator, 2026
Artikulli pas
A po na dobëson teknologjia përqendrimin?

A po na dobëson teknologjia përqendrimin?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

Nga SkyWeb
31 Mars, 2026
0

Nga Skyweb.al Një skandal me elementë të ngjashëm me dosjen e AKSHI-t duket se po merr formë këtë herë brenda...

Lexo të plotë
SPAK shkallmon betonin e kokainës, “bosat” e goditur morën leje ndërtimi pafund

SPAK shkallmon betonin e kokainës, “bosat” e goditur morën leje ndërtimi pafund

12 Qershor, 2026
Behgjet Pacolli, ultimatum Ramës: Ke kohë deri më datë 28 maj

Behgjet Pacolli, presion Ramës për të mos e çuar VIA-n në Arbitrazh: Ke 6 muaj kohë!

24 Gusht, 2026
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?

Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Thellohet skandali, Albchrome shkruan se humbi 720 mijë euro në 2024

21 Shtator, 2025
EMRAT/ 1 mln euro CASH dhe 7 të arrestuar: “Rrjeta” ndaj Call Centerave kap “peshqit e vegjël”, bosat u njoftuan nga policët e korruptuar

Sabotimi i mega operacionit ndaj Call Centerave i “ha kokën” kreut të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës

14 Prill, 2026

Të Fundit

Holanda tërheq 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja drejt Londrës

Holanda tërheq 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja drejt Londrës

2 Shtator, 2026
Ligji i ri, një kategori artistësh mund të dalin në pension që 47 vjeç

Ligji i ri, një kategori artistësh mund të dalin në pension që 47 vjeç

2 Shtator, 2026
Deti do të ngrihet deri në 28 centimetra, në rrezik plazhet dhe hotelet: Paralajmërimi i fortë i qeverisë

Deti do të ngrihet deri në 28 centimetra, në rrezik plazhet dhe hotelet: Paralajmërimi i fortë i qeverisë

2 Shtator, 2026
Shqipërisë i duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike

Shqipërisë i duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike

2 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr