• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 1 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ku të punoni: Këto janë profesionet me pagat më të larta në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
0
Aftësitë që kërkohen për t’u përshtatur në një treg pune që po ndryshon shumë shpejt
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kushdo që zgjedh një profesion apo vend pune e bën këtë, në fund të fundit, me një synim të qartë: të maksimizojë të ardhurat. Në një treg pune që po ndryshon shpejt, me kërkesë në rritje për disa profesione dhe mungesë punonjësish në të tjera, pagat po bëhen një tregues i qartë se ku po zhvendoset ekonomia.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto arriti në 84 mijë lekë në vitin 2025, duke u rritur me 8.6% në krahasim me një vit më parë. Rritja është reflektuar pothuajse në të gjitha sektorët e ekonomisë dhe në shumicën e profesioneve, por disa prej tyre kanë përfituar më shumë se të tjerët nga zhvillimet e fundit ekonomike.

Sektorët që paguajnë më shumë

Sipas aktiviteteve ekonomike, aktivitetet financiare dhe të sigurimit vijojnë të mbeten sektori më i paguar në vend. Në vitin 2025, paga mesatare në këtë sektor arriti një rekord prej 161 mijë lekësh në muaj, me një rritje prej 6.3% krahasuar me një vit më parë.

Një tjetër sektor që po konsolidohet ndër më të paguarit është teknologjia e informacionit dhe komunikacionit. Ky sektor, i nxitur nga zhvillimet teknologjike dhe mungesa e specialistëve të kualifikuar, paguan mesatarisht 127 mijë lekë në muaj, me një rritje prej 8.5% në vitin 2025.

Administrata publike dhe mbrojtja shënuan një tjetër moment simbolik. Për herë të parë paga mesatare në këtë aktivitet arriti 100 mijë lekë në muaj, duke e bërë sektorin e tretë më të paguar në vend, me një rritje vjetore prej 9.2%.

Ndërkohë, aktivitetet e pasurive të paluajtshme po rrisin pagat me shpejtësi, në linjë me zhvillimet e vrullshme të sektorit të ndërtimit. Paga mesatare në këtë aktivitet arriti në rreth 90 mijë lekë në muaj, duke e renditur atë si aktivitetin e katërt më të paguar në ekonomi. Shumë të rinj nxiten të punojnë në shit-blerjen e apartamenteve për shkak të kthimit të shpejtë dhe të lartë që ka.

Ndërtimi dhe turizmi rrisin pagat më shpejt

Në terma përqindjeje, sektori që ka parë rritjen më të lartë të pagave është ndërtimi, me një rritje prej 14%, duke arritur në rreth 69 mijë lekë në muaj. Kjo lidhet me kërkesën e lartë për punonjës në këtë sektor, si pasojë e boom-it të ndërtimeve në vend.

Rritje të lartë pati edhe sektori që përfshin tregtinë, transportin, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimin ushqimor, ku paga mesatare arriti në gati 69 mijë lekë, me një rritje prej 10.3%. Kjo lidhet kryesisht me kërkesën në rritje për punonjës në sektorin e turizmit dhe shërbimeve.

Në sektorë të tjerë rritja ishte më e moderuar. Industria paguan mesatarisht 70 mijë lekë në muaj, ndërsa arti, argëtimi dhe çlodhja arrijnë rreth 81 mijë lekë. Në fund të listës mbetet bujqësia, pyjet dhe peshkimi, ku paga mesatare është 55.5 mijë lekë në muaj, megjithëse edhe ky sektor shënoi rritje krahasuar me një vit më parë.

Profesionet më të paguara

Sipas grup-profesioneve, më të mirëpaguarit vijojnë të jenë menaxherët, ligjvënësit, nëpunësit e lartë dhe drejtorët ekzekutivë, me një pagë mesatare prej 132 mijë lekësh në muaj në vitin 2025, ose 6.7% më shumë se një vit më parë.

Arsimi vijon të mbetet një faktor i rëndësishëm për të ardhurat. Specialistët me arsim të lartëpaguhen mesatarisht 111 mijë lekë në muaj, me një rritje prej 8.8% krahasuar me vitin 2024.

 

Forcat e armatosura me rritjen më të lartë

Një nga zhvillimet më të spikatura të vitit ishte rritja e pagave për forcat e armatosura. Paga mesatare për këtë profesion arriti në 107 mijë lekë në muaj, duke kaluar për herë të parë kufirin e 100 mijë lekëve dhe duke shënuar rritjen më të madhe ndër profesionet, me 16% në bazë vjetore.

Rritja e pagave në këtë sektor lidhet edhe me angazhimet në rritje të Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe nevojën për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit. Shqipëria tashmë ka arritur objektivin e Aleancës për të shpenzuar mbi 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, një nga standardet kryesore të NATO-s për vendet anëtare.

Përveç rritjes së buxhetit, politika e pagave synon edhe tërheqjen e më shumë të rinjve në ushtri dhe mbajtjen e personelit të kualifikuar, në një kohë kur vendi po rrit pjesëmarrjen në misione dhe operacione të Aleancës. Në këtë kuadër, qeveria ka nisur një program rritjeje graduale të pagave për personelin ushtarak, që në disa nivele pritet të arrijë rritje deri në 60-70% për pagat bazë në vitet në vijim, si pjesë e reformës për ta afruar ushtrinë shqiptare me standardet e NATO-s.

Rritje edhe për profesionet teknike dhe shërbimet

Edhe profesionet teknike dhe ato të lidhura me zbatimin po shohin përmirësim të pagave. Teknikët dhe specialistët në zbatim paguhen mesatarisht 93 mijë lekë në muaj, ndërsa nëpunësit marrin rreth 85 mijë lekë.

Në sektorin e shërbimeve, punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve paguhen rreth 64 mijë lekë në muaj, ndërsa punonjësit e montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve marrin mesatarisht 63 mijë lekë.

Pagat janë më të ulëta për punëtorët e profesioneve elementare, me rreth 54 mijë lekë në muaj, si dhe për punonjësit e kualifikuar të bujqësisë, ku paga mesatare është rreth 52 mijë lekë. /monitor.al

Etiketat: pagatprofesionetpune
Artikulli para

SPAK zbulon dy apartamente të trafikantit të drogës të fshehura përmes Pajtoni shpk, GJKKO njofton kompaninë e ndërtuesit Armando Pajtoni për gjyqin

Artikulli pas

Shoqata e Siguruesve apel për sigurinë rrugore: Mesatarisht 11 aksidente në ditë në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Të ardhurat për frymë rriten, por shqiptarët mbeten me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Ekonomi

Të ardhurat për frymë rriten, por shqiptarët mbeten me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

30 Prill, 2026
Skema e re e TVSH-së, nga1 korriku nis kompensimi për fermerët
Ekonomi

Skema e re e TVSH-së, nga1 korriku nis kompensimi për fermerët

30 Prill, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi njofton çmimet e reja të karburanteve

30 Prill, 2026
Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve
Ekonomi

Bordi i Transparencës njofton rritjen e çmimit të naftës

30 Prill, 2026
Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan

30 Prill, 2026
Bien rezervat e naftës në SHBA, BE përgatitet për skenarë krize
Ekonomi

Nafta shkon mbi 125$ për fuçi, ndër nivelet më të larta që prej nisjes së luftës

30 Prill, 2026
Artikulli pas
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Shoqata e Siguruesve apel për sigurinë rrugore: Mesatarisht 11 aksidente në ditë në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vueling nis fluturimet e para në Tiranë me lidhje të drejtpërdrejta me Barcelonën
Aviacion

Vueling nis fluturimet e para në Tiranë me lidhje të drejtpërdrejta me Barcelonën

Nga SkyWeb
3 Korrik, 2025
0

Tiranë, 2 Korrik 2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), mirëpret  fillimin e partneritetit të ri me Vueling, një nga...

Lexo të plotë
Pse stjuardesat buzëqeshin me duart pas shpine te dera teksa pasagjerën futen në avion?

Pse stjuardesat buzëqeshin me duart pas shpine te dera teksa pasagjerën futen në avion?

17 Qershor, 2025
BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, ndikime të mëdha negative në ekonomi

90% e emigrantëve shqiptarë në Gjermani bëjnë punë me aftësi të ulëta

9 Dhjetor, 2025
Behgjet Pacolli nën hetim nga prokuroria, rusët në Aeroportin e Vlorës dhe BKT që çon para interesat e Kremlinit

Behgjet Pacolli nën hetim nga prokuroria, rusët në Aeroportin e Vlorës dhe BKT që çon para interesat e Kremlinit

14 Tetor, 2025
Si po sabotohen hetimet për skandalin me mbetjet toksike të Kurum, SPAK thirret të bëjë detyrën!

Si po sabotohen hetimet për skandalin me mbetjet toksike të Kurum, SPAK thirret të bëjë detyrën!

2 Tetor, 2025

Të Fundit

VIDEO/ Arkitektët amerikanë mbërrijnë në zonën ku do të investojë Ivanka Trump në Vlorë

VIDEO/ Arkitektët amerikanë mbërrijnë në zonën ku do të investojë Ivanka Trump në Vlorë

30 Prill, 2026
75 vite Forca Ajrore, Presidenti Begaj nga Kuçova: Aviacioni ushtarak hyn në një kapitull të ri modernizimi

75 vite Forca Ajrore, Presidenti Begaj nga Kuçova: Aviacioni ushtarak hyn në një kapitull të ri modernizimi

30 Prill, 2026
Banorët e Gjoricës kundër fotovoltaikëve, sherr te bashkia, dështon mbledhja e këshillit

Banorët e Gjoricës kundër fotovoltaikëve, sherr te bashkia, dështon mbledhja e këshillit

30 Prill, 2026
Gratë presin me vite për të zbuluar diagnozën e endometriozës, teknkologjia e re në mjekësi mund të ndryshojë gjithçka

Gratë presin me vite për të zbuluar diagnozën e endometriozës, teknkologjia e re në mjekësi mund të ndryshojë gjithçka

30 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr