• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 3 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Si u shfry operacioni i bujshëm në Sarandë, Mariel Murati reklamon hotelin pa leje, Kozeta Statha, Andri Dhima dhe të tjerët vijojnë biznesin dhe plazhin

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Qershor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vetëm pak muaj pas operacionit të bujshëm anti-korrupsion në Sarandë, që përfshiu arrestimin e disa zyrtarëve lokalë dhe shpalljen në kërkim të drejtuesve të ish-ALUIZNI-t dhe ASHK-së, gjithçka është zhdukur nga vëmendja publike.

Personat e përfshirë në hetim janë rikthyer në jetën normale, disa nëpër pushime luksoze dhe të tjerë duke promovuar hotele të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Asnjë dënim, asnjë arrestim real. Saranda, qyteti që ka parë ngritjen e dhjetëra objekteve buzë detit pa leje, vijon të heshtë ndërkohë që ligji nuk arrin më përtej letrës.

Kreu i ALUIZNI në Sarandë, Mariel Murati ngre hotel pa leje

Në qendër të skandalit që shpërtheu në prill 2024 është ndërtimi i një hoteli 7-katësh Yacht Premium pa leje ndërtimi fare pranë vijës bregdetare, i cili më pas është legalizuar me dokumente të falsifikuara.

Sipas Prokurorisë së Sarandës dhe një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), ky ndërtim u lejua dhe më pas u “pastrua” nga zyrtarë të bashkisë dhe të strukturave rajonale të ASHK-së dhe IKMT-së nëpërmjet shkeljes së hapur të ligjit. Gjithçka u bë përmes falsifikimeve sipas autoriteteve shtetërore.

Prokuroria konfirmoi se janë ndjekur penalisht për “falsifikim dokumentesh”, “ndërtim të paligjshëm” dhe “shpërdorim detyre” disa funksionarë shtetërorë, përfshirë edhe ish-kreun e ALUIZNI-t në Sarandë, Mariel Murati, si dhe ish-drejtuesit e ASHK-së lokale, Andri Dhima dhe Kozeta Statha. Kjo e fundit është bashkëshortja e kryebashkiakut të Patosit, Fation Duro.

Liria pas “breshërisë” së prangave

Disa muaj pas operacionit, asnjë nga personat nën hetim nuk ndodhet më në paraburgim e aq më pak të jetë gjykuar siç e kërkon ligji. Madje, sipas verifikimeve në terren dhe në rrjetet sociale, Mariel Murati, i cili bëri vetëm 26 ditë burg, tani ndodhet i lirë, duke reklamuar në rrjet hotelin e tij luksoz “Yacht Premium Hotel”, që sipas aktit të legalizimit dhe verifikimeve të KLSH-së, është ndërtuar pa leje dhe ka shkaktuar dëm buxhetor prej mbi 50 milionë lekësh.

Madje, duket sikur Marial Murati e priste operacionin pasi vetëm pak ditë para se të ndërhynte prokuroria, ai ia kaloi ortakut të tij Hervion Çuçi pjesën e tij të aksioneve në kompaninë tjetër H&M Sarandë. Kjo e fundit ka bërë një xhiro rreth 180 milionë lekë gjatë 2024.

Raporti i KLSH-së, i dërguar në ASHK Sarandë më 31 korrik 2023, dokumenton se Murati ka përfituar certifikatë pronësie për një objekt të zgjeruar me kate shtesë mbi bazën e një legalizimi të dyshimtë dhe pa përllogaritje të vlerës reale të truallit shtetëror.

Rekomandimi i KLSH ishte i qartë: vendosje e “kufizimit të përkohshëm” mbi pasurinë e tij dhe detyrimi për pagesë. Por asnjë nga këto nuk është zbatuar në praktikë.

Vetëm show show show

Ndërsa prokuroria deklaron se vijonin hetimet për personat përgjegjës, realiteti në terren është ndryshe: të arrestuarit janë të lirë, të shpallurit në kërkim ishin të pakapshëm deri sa u dorëzuan vetë, si rasti i z.Murati, kurse të tjerët vijojnë biznesin dhe plazhin sipas terezisë.

Ky është rasti që SPAK dhe ILD duhet të nde4rhyjjnë për të verifikuar procedurat se si dolën të gjithë të lirë personat që u shpallën me bujë të arrestuar apo u prangosën!

Saranda duket se është kthyer në një zonë ku ndërtohet pa leje, legalizohet përmes lidhjeve me zyrtarë të korruptuar dhe pastaj “skandali” mbyllet si çdo sezon plazhi: me zhurmë në fillim dhe qetësi absolute më pas.

Dosja e Sarandës është më shumë se një çështje ndërtimi pa leje të një hoteli si Yacht Premium. Ajo është një sinjal alarmi për degradimin e zbatimit të ligjit, për dështimin e institucioneve të drejtësisë dhe për kthimin e detyrave publike në burim fitimi për individë me lidhje politike apo institucionale. Dhe ndërkohë që qytetarët përballen me procedura të ndërlikuara për një leje ndërtimi apo një legalizim të ndershëm, madje futen në burg për një kotec pulash, një hotel pa leje ngrihet, legalizohet, dhe… mirëpret turistët.

Etiketat: andri dhimaarrestimeashkkozeta stathamariel muratiOperacioniprokuroriasarandeyacht premium hotel
Artikulli para

Misteri i koncesionit 1 miliardë euro, pse u anulua shpallja e fituesit të Milot-Balldrenë

Artikulli pas

Lidhshmëria, thelbi i zhvillimit të rajonit: RCC kërkon mbështetje parlamentare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Një brez i ri i humbur? Pse Gjenerata Z është e papërgatitur për punën
Aktualitet

Një brez i ri i humbur? Pse Gjenerata Z është e papërgatitur për punën

2 Mars, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbulojnë kostot për 20  mijë turistët e bllokuar në vend
Aktualitet

Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbulojnë kostot për 20 mijë turistët e bllokuar në vend

2 Mars, 2026
ARRSH zbulon se si do të veprohet për lirimin e rrugës pas rrëshqitjeve në Librazhd
Aktualitet

Dita dhe ora, ARRSH njofton se kur hapet rruga alternative për në Korçë

2 Mars, 2026
Çfarë nuk thonë shifrat e aksidenteve rrugore
Aktualitet

Çfarë nuk thonë shifrat e aksidenteve rrugore

1 Mars, 2026
EKSKLUZIVE/ Përplasja me Ramën, firma e munguar në marrëveshjen e armëve që shkarkoi Piro Vëngun
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Përplasja me Ramën, firma e munguar në marrëveshjen e armëve që shkarkoi Piro Vëngun

1 Mars, 2026
Ilir Proda shkarkohet si drejtor i Përgjithshëm i Policisë, kush e zëvendëson
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet si drejtor i Përgjithshëm i Policisë, kush e zëvendëson

1 Mars, 2026
Artikulli pas
Lidhshmëria, thelbi i zhvillimit të rajonit: RCC kërkon mbështetje parlamentare

Lidhshmëria, thelbi i zhvillimit të rajonit: RCC kërkon mbështetje parlamentare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hormonet ndikojnë fuqishëm në shëndetin mendor, gratë më të prekura
Aktualitet

Hormonet ndikojnë fuqishëm në shëndetin mendor, gratë më të prekura

Nga Editor
14 Tetor, 2025
0

Hormonet luajnë një rol jetik në funksionimin e organizmit tonë, por ndonjëherë ndikimi I tyre mundntë jetë shujmë i fortë...

Lexo të plotë
SKEMA/ “Ia këndoj këngën, s’ma ndjen për asnjë. Kur e do?” Si u manipulua nga Balluku dhe Evis Berberi tenderi i Tunelit të Llogarasë, “goli” 50 milionë euro

Hetimet hedhin dyshime mbi cilësinë e punimeve në Tunelin e Llogarasë/ Mesazhet alarmuese nga supervizori grek: “Po hidhet beton pa çelik! Ervis, nuk është thjesht një vrimë, është tunel…”

10 Nëntor, 2025
Sa duhet ta keni rrogën për të blerë një apartament në Shqipëri

“Express”: Tirana surpriza e re e Ballkanit, kombinon energjinë urbane me autenticitetin

9 Shkurt, 2026
Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

4 Shkurt, 2026
NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga KPP!

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga KPP!

9 Qershor, 2025

Të Fundit

Janari ka ndryshime, kush janë 10 më të pasurit e Globit në këtë fillim 2026

Janari ka ndryshime, kush janë 10 më të pasurit e Globit në këtë fillim 2026

2 Mars, 2026
Po shkonin drejt Iranit, rrëzohen tre avionë F-15 amerikanë

Po shkonin drejt Iranit, rrëzohen tre avionë F-15 amerikanë

2 Mars, 2026
Një test gjaku për zbulimin e dhjetëra lloje kanceri

Një test gjaku për zbulimin e dhjetëra lloje kanceri

2 Mars, 2026
Emirates dhe Etihad nisin “fluturimet e jashtëzakonshme” për të nxjerrë nga Emiratet turistët e bllokuar nga lufta

Emirates dhe Etihad nisin “fluturimet e jashtëzakonshme” për të nxjerrë nga Emiratet turistët e bllokuar nga lufta

2 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr