• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Si kurrë më parë, çmimi i arit thyen rekord historik

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Shtator, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Si kurrë më parë, çmimi i arit thyen rekord historik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimi i arit arriti një nivel rekord të martën, duke kaluar rekordin e mëparshëm të prillit, mes dobësimit të dollarit dhe pritshmërive për një ulje të normës së interesit në SHBA gjatë këtij muaji. Çmimi referencë i arit u ngjit mbi 3,526 dollarë për ons, duke u rritur me 34 për qind që nga fillimi i vitit.

Analistët theksojnë se presioni i Presidentit Donald Trump ndaj kreut të Rezervës Federale, Jay Powell, si dhe vendimi për shkarkimin e guvernatores Lisa Cook, kanë rritur shqetësimet për pavarësinë e Fed, duke nxitur interesin për arin si strehë të sigurt. “Sfida e hapur ndaj pavarësisë së Fed nga Presidenti Trump dhe deficiti buxhetor i SHBA janë faktorë kyç që po e çojnë arin lart,” u shpreh Marcus Garvey, strateg i mallrave në Macquarie.

David Wilson nga BNP Paribas tha se kombinimi i paqartësive ekonomike dhe presionit politik mbi politikën monetare po krijon “situatën perfekte për rritje të arit”. Edhe Krishan Gopaul nga Këshilli Botëror i Arit u shpreh se edhe strehimet tradicionale si dollari dhe obligacionet amerikane po humbasin sigurinë, duke e kthyer arin në alternativë natyrale për investitorët.

Edhe argjendi shënoi rritje rekord, duke arritur në 40.8 dollarë për ons – niveli më i lartë në 14 vitet e fundit – megjithëse ende mbetet më i lirë në krahasim me arin sipas mesatares historike.

Sipas analistëve të Goldman Sachs, kërkesa në rritje nga fondet e tregtuara në bursë dhe bankat qendrore po mbështet trendin, duke parashikuar se ari mund të arrijë deri në 4,000 dollarë për ons deri në mesin e vitit të ardhshëm. Vitin e kaluar, ari tejkaloi euron si rezerva e dytë më e përdorur nga bankat qendrore pas dollarit, duke përfaqësuar 20 për qind të rezervave globale zyrtare, me blerës kryesorë Indi, Kinë, Turqi dhe Poloni.

Ekspertët theksojnë se kjo prirje e “de-dollarizimit” nga disa banka qendrore po shërben si garanci shtesë për çmimin e arit, ndërsa investitorët vazhdojnë ta shohin si mbrojtje ndaj inflacionit dhe pasigurisë ekonomike. /FT

Artikulli para

Shoferët e rrezikshëm dhe rrugët pa standarde “vranë” 138 persona në 8 muaj në Shqipëri

Artikulli pas

Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri
Ekonomi

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri

8 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë
Ekonomi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

8 Tetor, 2026
Shqipëria miraton standardet europiane për trenat e rinj
Ekonomi

Shqipëria miraton standardet europiane për trenat e rinj

8 Tetor, 2026
Sot “luftë” në Kuvend për territorialen, a do ta ruajnë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj votën kundër?
Aktualitet

Sot “luftë” në Kuvend për territorialen, a do ta ruajnë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj votën kundër?

8 Tetor, 2026
A po zbuten çmimet e apartamenteve? Ekspertja: Një kategori blerësish po stepet
Ekonomi

A po zbuten çmimet e apartamenteve? Ekspertja: Një kategori blerësish po stepet

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Si po e përdorin mësuesit në Europë inteligjencën artificiale dhe cili vend kryeson?
Aktualitet

Si po e përdorin mësuesit në Europë inteligjencën artificiale dhe cili vend kryeson?

Nga Editor
2 Dhjetor, 2025
0

Përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) në shkolla po rritet me ritme të shpejta në të gjithë Europën, por niveli i...

Lexo të plotë
Nga rruga te interneti, krimet kibernetike 2.5-fishohen në Shqipëri

Nga rruga te interneti, krimet kibernetike 2.5-fishohen në Shqipëri

7 Gusht, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Shfaqen efektet e masave shtrënguese të BSH, më pak kredi për pasuri të paluajtshme

20 Tetor, 2025
Bien kërkesat, Tesla ul çmimin e makinave  Cybertruck

Bien kërkesat, Tesla ul çmimin e makinave Cybertruck

20 Shkurt, 2026
Meta paralajmëron përdoruesit e Instagramit: Çfarë ndodh me mesazhet dhe fotot e juaja personale pas 8 majit?

Meta paralajmëron përdoruesit e Instagramit: Çfarë ndodh me mesazhet dhe fotot e juaja personale pas 8 majit?

17 Mars, 2026

Të Fundit

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri

8 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Nuk ka kohë për të humbur kohë me BE

Nuk ka kohë për të humbur kohë me BE

8 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr