• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 12 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, por në PS nuk dinë gjë, madje nuk e kanë edhe me shumë qejf

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Mars, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, por në PS nuk dinë gjë, madje nuk e kanë edhe me shumë qejf
Share on FacebookShare on WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shpallur papritur kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, duke surprizuar jo vetëm strukturat e partisë, por edhe vetë drejtuesit e pranishëm në mbledhje.

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Njësinë 5, ku merrnin pjesë edhe Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj.

Në fjalën e tij, Braçe theksoi se situata aktuale në organizimin e socialistëve nuk mund të vazhdojë në të njëjtën mënyrë dhe kërkon një qasje ndryshe.

“Kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët dhe ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të Njësisë 5, por në gjithë Tiranën dhe nëse nuk do të jem kandidat zyrtar i PS, do të shpall kandidaturën si kandidat i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë”, u shpreh ai.

Deklarata e tij ka shkaktuar habi në sallë, duke lënë pa reagim të menjëhershëm edhe drejtuesit socialistë të pranishëm.

Kjo dalje vjen në një moment kur, sipas vlerësimeve të brendshme, një pjesë e anëtarëve të Asamblesë së PS në Tiranë nuk janë të kënaqur me mënyrën se si janë zhvilluar politikat në nivel lokal në kryeqytet.

Megjithatë, ndryshe nga sa mund të interpretohet, burime të Skyweb.al bëjnë me dije se kjo lëvizje nuk është rezultat i një koordinimi me strukturat drejtuese të partisë, por një vendim spontan i Braçes. Sipas të njëjtave burime, kandidimi i tij shihet me shumë pak gjasa për t’u mbështetur nga kupola e PS, duke pasur parasysh edhe vlerësimet për performancën e tij në detyra të mëparshme shtetërore.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur edhe kandidatura e Ogerta Manastirliu, e shpallur nga Rama më herët si emri për Tiranën mundshëm për Tiranën pas largimit nga posti i ministres së Shëndetësisë, nuk shihet më si e sigurt.

Në të njëjtën kohë, brenda Partisë Socialiste janë vënë re lëvizje dhe qëndrime kritike nga figura të ndryshme.

Elisa Spiropali madje ka marrë përballë Taulant Ballën dhe Edi Ramën duke i sfiduar herë njerin dhe herë tjetrin publikisht.

Braçe ka qenë shpesh një zë kritik brenda socialistëve, duke mbajtur qëndrime kundër linjës zyrtare edhe pse ka pasur mundësi të propozojë ndryshime konkrete ligjore, si në rastin e propozimeve për uljen ose heqjen e akcizës së naftës në kushtet e krizës.

Lëvizja e tij për Tiranën shihet në këtë kontekst si një tjetër sinjal i pakënaqësive të brendshme, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reagojë Edi Rama dhe nëse kjo kandidaturë do të marrë ndonjë formë zyrtare apo do të mbetet një iniciativë individuale.

Deri atëhere, me Braçen të cilit në PS nuk i japin shanse për Tiranën dhe Manastirliun që është ende “pending”, qartësimi i emrit për Tiranën i mbetet javëve në vijim, pasi edhe Rama të jetë i qartë vetë se çfarë do të bëjë me zërat që shpesh i lë të flasin për të treguar që ka demokraci në PS… ./skyweb.al

Etiketat: erjon brace
Artikulli para

Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t, jam edhe te bastet

Artikulli pas

Rastësi apo cikël? 2026-ta përputhet plotësisht me kalendarin e 1914-ës, kur nisi Lufta e Parë Botërore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Europa bëhet gati për eklipsin diellor. Çfarë duhet të dini për spektaklin qiellor të vitit?
Aktualitet

Europa bëhet gati për eklipsin diellor. Çfarë duhet të dini për spektaklin qiellor të vitit?

12 Gusht, 2026
Sot eklipsi total i diellit, sa do të shihet nga Shqipëria
Aktualitet

Sot eklipsi total i diellit, sa do të shihet nga Shqipëria

12 Gusht, 2026
PRAPASKENA/ Zbulohet pse u largua kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Lamallari
Aktualitet

PRAPASKENA/ Zbulohet pse u largua kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Lamallari

12 Gusht, 2026
A është Kina OPEC-u i ri i naftës?
Ekonomi

A është Kina OPEC-u i ri i naftës?

12 Gusht, 2026
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Ekonomi

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit

11 Gusht, 2026
Nga skrapi te eksporti, Shqipëria kërkon të hyjë në tregun global të prodhimit të armëve
Aktualitet

Pas “KAYO-ve”, qeveria rregullon blerjet e armëve dhe municioneve me ligjin për prokurimet publike

11 Gusht, 2026
Artikulli pas
Rastësi apo cikël? 2026-ta përputhet plotësisht me kalendarin e 1914-ës, kur nisi Lufta e Parë Botërore

Rastësi apo cikël? 2026-ta përputhet plotësisht me kalendarin e 1914-ës, kur nisi Lufta e Parë Botërore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama mbron Ballukun: S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie, do ta çojmë në Kushtetuese
Aktualitet

“Ballukun” e çoi në “Kushtetuese”, Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur, por jo e verbër

Nga Editor
22 Nëntor, 2025
0

Një ditë pasi çoi çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese, kryeministri Edi Rama publikoi një fjalim të ish-prokurorit federal amerikan Robert...

Lexo të plotë
BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, ndikime të mëdha negative në ekonomi

90% e emigrantëve shqiptarë në Gjermani bëjnë punë me aftësi të ulëta

9 Dhjetor, 2025
Rama premton zhdukjen e kabllove të varur: Marrin fund fijet plastike të merimangave

Rama premton zhdukjen e kabllove të varur: Marrin fund fijet plastike të merimangave

24 Qershor, 2026
Peptidet injektuese për energji dhe imunitet bëhen trend në TikTok, mjekët ngrenë shqetësimin për rreziqe

Peptidet injektuese për energji dhe imunitet bëhen trend në TikTok, mjekët ngrenë shqetësimin për rreziqe

21 Prill, 2026
Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 mld USD humbje në bujqësi

Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 mld USD humbje në bujqësi

15 Janar, 2026

Të Fundit

Francezët zgjedhin Shqipërinë, rritje me 288 %. “BFM Business” veçon çmimet, aksesin dhe rivierën

Francezët zgjedhin Shqipërinë, rritje me 288 %. “BFM Business” veçon çmimet, aksesin dhe rivierën

12 Gusht, 2026
Europa bëhet gati për eklipsin diellor. Çfarë duhet të dini për spektaklin qiellor të vitit?

Europa bëhet gati për eklipsin diellor. Çfarë duhet të dini për spektaklin qiellor të vitit?

12 Gusht, 2026
Rezervimet nga Franca rriten me 288%, “BFM Business”: Faktorët që e kanë kthyer Shqipërinë në destinacion të preferuar

Rezervimet nga Franca rriten me 288%, “BFM Business”: Faktorët që e kanë kthyer Shqipërinë në destinacion të preferuar

12 Gusht, 2026
Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

Pas Euros, “zhytet” dhe Dollari Amerikan, bie nën 80 Lekë

12 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr