• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t, jam edhe te bastet

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Mars, 2026
në Aktualitet
A A
Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t, jam edhe te bastet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Drejtori i MCN TV, Endri Meksi, ka denoncuar mungesën e reagimit nga institucionet pas kërcënimeve të bëra ndaj tij dhe bizneseve që zotëron, duke ngritur dyshime për një tentativë heshtjeje.

Në një deklaratë publike, Meksi tha se pas kallëzimit të bërë më 10 mars dhe ankimimit në prokurori më 18 mars, nuk ka marrë asnjë informacion për zhvillime nga policia apo organet e hetimit. “Nuk kemi informacion deri më sot për ndonjë zhvillim nga ana e policisë. Që nga momenti i denoncimit nuk kam asnjë të dhënë për ecurinë e çështjes”, u shpreh ai.

Sipas tij, mënyra si po trajtohet rasti ngre dyshime serioze. “Kjo është e dyshimtë, e kam parë si tentativë heshtjeje. Duket sikur askush nuk ka interes ta ndjekë këtë çështje”, deklaroi Meksi, duke shtuar se edhe fakti që kamerat e sigurisë nuk janë përcjellë në prokurori përbën një element shqetësues.

Ai theksoi se vendosi të bëjë kallëzim publik për të shmangur çdo dyshim mbi ngjarjen. “E denoncova sepse dua transparencë. Nëse nuk do ta bëja, do të mbeteshin dyshime se ishte një sajesë”, tha ai.

Meksi i lidh këto zhvillime me aktivitetin e tij në sektorë që i konsideron të ndjeshëm, si lojërat e fatit dhe investigimet që lidhen me AKSHI dhe ARRSH. “Jemi në një biznes ku shpesh kallëzojmë afera dhe kjo mund të ketë sjellë pasoja”, u shpreh ai.

Një tjetër shqetësim lidhet me auditimin e nisur nga Ministria e Financave, i cili sipas tij ka zgjatur mbi një vit dhe është shtyrë disa herë përtej afateve. “Duhej të kishte mbaruar me kohë, por vazhdon pa afat të qartë”, tha Meksi.

Ai pretendon se në grupin e auditimit janë përfshirë persona të porositur nga Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi. “Kam bërë shkresë si në Ministrinë e Financave ashtu edhe në SPAK për këtë çështje, por nuk kam marrë asnjë reagim”, deklaroi ai.

Sipas Meksit, kallëzimi në SPAK është bërë për të treguar besim tek ligji dhe për të mbrojtur pavarësinë e medias. “Qëllimi im është të tregoj vendosmëri dhe besim tek shteti i së drejtës”, përfundoi ai.

Artikulli para

Truku me top tenisi që mund të zhdukë dhimbjen e mesit

Artikulli pas

Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, por në PS nuk dinë gjë, madje nuk e kanë edhe me shumë qejf

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!
Aktualitet

Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!

12 Nëntor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Më shumë makina në rrugët e vendit, mbi 81 mijë mjete janë regjistruarar në 10 muaj

12 Nëntor, 2026
Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë
Aktualitet

Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, por në PS nuk dinë gjë, madje nuk e kanë edhe me shumë qejf

Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, por në PS nuk dinë gjë, madje nuk e kanë edhe me shumë qejf

Të Përzgjedhura

Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto më pak se 54.3 mijë lekë në muaj në fund të 2025-s
Ekonomi

Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto më pak se 54.3 mijë lekë në muaj në fund të 2025-s

Nga Editor
14 Prill, 2026
0

Mungesa e punonjësve ka shtuar presionet në tregun e punës sidomos pas pandemisë duke nxitur rritjen e pagave si në...

Lexo të plotë
GRAFIKU/ Shqipëria kap një nga treguesit europianë, por ky nuk është aspak një lajm i mirë

GRAFIKU/ Shqipëria kap një nga treguesit europianë, por ky nuk është aspak një lajm i mirë

4 Qershor, 2026
Ermal Beqiri “out”, Gerond Meçe “in”: Biznesi vazhdon, kush është producenti i spektaklit të vjedhjes së fondeve publik që vijon të lëvizë fijet te AKSHI?

Ermal Beqiri “out”, Gerond Meçe “in”: Biznesi vazhdon, kush është producenti i spektaklit të vjedhjes së fondeve publik që vijon të lëvizë fijet te AKSHI?

10 Shkurt, 2026
2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë – Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave. Cilat janë fushat më problematike?

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë – Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave. Cilat janë fushat më problematike?

11 Qershor, 2025
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

Krerët e BSH-së s’mund të mbrohen nga burgu…në emër të Europës

1 Gusht, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr