• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Nëntor, 2026
në Aktualitet
A A
Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mijëra prona publike të transferuara ndër vite në administrimin e Bashkisë Mat rezultojnë pa dokumentacion të plotë pronësie, pa inventar të përditësuar dhe pa verifikim të gjendjes së tyre reale në terren.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një situatë shqetësuese në administrimin e pasurive të paluajtshme të kësaj bashkie, ku për një pjesë të madhe të pronave nuk është saktësuar nëse vazhdojnë të jenë publike, janë privatizuar, janë zënë nga persona të tretë apo janë përfshirë në procedura legalizimi.

KLSH ka kontrolluar veptrimtarinë e bashkisë gjatë periudhës 1 Janar 2023-31 dhjetor 2025, kur ajo është drejtuar kryesisht nga Agron Malaj, i cili mori mandatin e deputetit gjatë verës së 2025. Bashkia sot drejtohet nga Altin Bojni.

Sipas KLSH-së, Bashkisë Mat i janë transferuar me vendime të ndryshme të Këshillit të Ministrave gjithsej 2,848 pasuri, nga të cilat 2,770 në pronësi dhe 78 në përdorim.

Por tabela e detajuar e auditimit tregon se vetëm 75 pasuri rezultojnë të pajisura me certifikatë pronësie, ndërsa 273 janë inventarizuar, vlerësuar dhe kontabilizuar.

Kjo do të thotë se, 2,695 nga 2,770 pasuritë e listuara në pronësi nuk rezultojnë me certifikatë, ndërsa 2,497 nuk figurojnë të inventarizuara në mënyrë të plotë.

Në rekomandimin përfundimtar, audituesit përmendin 273 pasuri si të certifikuara, një shifër që nuk përputhet me tabelën analitike, ku ky numër u referohet pasurive të inventarizuara dhe të kontabilizuara.

Megjithatë, problemi më i madh nuk lidhet vetëm me certifikatat, por me faktin se Bashkia Mat nuk ka një pasqyrë të saktë të gjendjes juridike dhe fizike të pronave që i janë transferuar.

KLSH konstaton se administrata nuk ka kryer rakordimin e nevojshëm me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për të identifikuar ndryshimet që pasuritë mund të kenë pësuar ndër vite.

Për rrjedhojë, nuk është përcaktuar se cilat prona ekzistojnë ende, cilat janë zënë nga persona privatë, cilat janë dëmtuar dhe cilat mund të kenë kaluar në pronësi të të tretëve përmes privatizimit, legalizimit apo vendimeve gjyqësore.

Katër njësi administrative pa asnjë pronë të certifikuar

Situata paraqitet veçanërisht problematike në njësitë administrative Baz, Derjan, Lis dhe Macukull.

Sipas tabelës së KLSH-së, këto katër njësi kanë së bashku 1,035 pasuri të listuara në pronësi, por asnjëra nuk rezulton e pajisur me certifikatë pronësie.

Në Komsi, nga 877 pasuri të listuara në pronësi, vetëm shtatë figurojnë të certifikuara, ndërsa në Ulëz janë certifikuar vetëm gjashtë nga 427 pasuri.

Për njësitë Lis dhe Macukull, audituesit konstatojnë se nuk janë ndërmarrë masa për verifikimin e gjendjes faktike të pronave në terren, përditësimin e listave dhe përgatitjen e dokumentacionit hartografik për regjistrimin e tyre.

Raporti evidenton gjithashtu se një pjesë e inventarëve mbështetet në vendime qeveritare të viteve 2007–2009, megjithëse gjatë kësaj periudhe disa pasuri mund të kenë ndryshuar status juridik.

Madje, për Burrelin dhe Komsinë, dokumenti pranon se listat historike nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht gjendjen aktuale, pasi prona të ndryshme janë privatizuar nga qytetarët ndër vite.

Kjo do të thotë se bashkia nuk ka përfunduar identifikimin e pasurive që vazhdojnë të jenë në pronësi publike dhe atyre që kanë kaluar ligjërisht në pronësi private.

Edhe 35 mijë hektarë pyje e kullota me probleme dokumentacioni

Problematika shtrihet edhe te fondi pyjor dhe kullosor.

Raporti evidenton rreth 35,160 hektarë sipërfaqe pyjore dhe kullosore të transferuara me vendime qeveritare, ndërsa për administrimin e këtyre pasurive kërkohet përditësimi i inventarëve dhe plotësimi i dokumentacionit tekniko-ligjor.

KLSH konstaton se pasuritë e transferuara nuk janë regjistruar të gjitha në regjistrat e aktiveve të bashkisë dhe nuk janë marrë rregullisht në dorëzim me procesverbale.

Një tjetër problem lidhet me bilancin financiar, pasi pronat nuk janë vlerësuar plotësisht në vlerë monetare dhe nuk janë pasqyruar në mënyrë të saktë si pasuri të njësisë vendore.

Për rrjedhojë, Bashkia Mat nuk disponon një vlerësim të besueshëm të pasurisë së paluajtshme publike që duhet të administrojë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i konsideron këto mosveprime në kundërshtim me legjislacionin për regjistrimin e pronave publike dhe menaxhimin e aktiveve shtetërore.

Përgjegjësitë administrative në këtë drejtim i atribuohen në raport drejtuesit të strukturës së planifikimit dhe kontrollit të territorit, mjedisit dhe pronës, si dhe ish-drejtuesit të sektorit të mbrojtjes civile dhe pronave.

KLSH i ka kërkuar Bashkisë Mat të identifikojë menjëherë pasuritë e paregjistruara, të verifikojë gjendjen dhe statusin juridik të tyre, të përgatisë dokumentacionin përkatës dhe të vijojë regjistrimin pranë Kadastrës.

Raporti nuk provon se mijëra prona janë përvetësuar ose tjetërsuar në mënyrë të paligjshme. Ai dokumenton, megjithatë, një mungesë serioze kontrolli mbi pasuritë publike dhe pamundësinë e administratës për të paraqitur një inventar të plotë e të besueshëm.

Në thelb, Bashkia Mat ka trashëguar mijëra prona nga shteti, por ende nuk ka saktësuar plotësisht se cilat prej tyre vazhdojnë t’i përkasin, ku ndodhen dhe në çfarë gjendjeje janë.

Etiketat: agron malajaltin bojnibashkia mat
Artikulli para

Më shumë makina në rrugët e vendit, mbi 81 mijë mjete janë regjistruarar në 10 muaj

Artikulli pas

Industria e Turizmit kundër qeverisë për Paketën Fiskale: Unifikoni TVSH-në, po na mbyt Booking!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Më shumë makina në rrugët e vendit, mbi 81 mijë mjete janë regjistruarar në 10 muaj

12 Nëntor, 2026
Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë
Aktualitet

Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë

12 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj dekreton ligjin e territoriales, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton Esmeralda Hasanin në krye të SHISH

12 Nëntor, 2026
A mund të bëhet GTA çelësi për rrugë më të sigurta? Shkencëtarët shfrytëzojnë videolojën për të parandaluar aksidentet
Aktualitet

A mund të bëhet GTA çelësi për rrugë më të sigurta? Shkencëtarët shfrytëzojnë videolojën për të parandaluar aksidentet

11 Nëntor, 2026
Klevis Qose angazhon AMP në projektin e BE-së, në fokus lufta kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda
Aktualitet

Klevis Qose angazhon AMP në projektin e BE-së, në fokus lufta kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda

11 Nëntor, 2026
Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!
Aktualitet

Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

11 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Industria e Turizmit kundër qeverisë për Paketën Fiskale: Unifikoni TVSH-në, po na mbyt Booking!

Industria e Turizmit kundër qeverisë për Paketën Fiskale: Unifikoni TVSH-në, po na mbyt Booking!

Të Përzgjedhura

Mercedes Benz humb fronin, cila është marka e makinave më e përdorur tani në Shqipëri
Ekonomi

Mercedes Benz humb fronin, cila është marka e makinave më e përdorur tani në Shqipëri

Nga SkyWeb
16 Maj, 2025
0

Panorama e mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri ka ndryshuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, sidomos pas hapjes së tregut aziatik...

Lexo të plotë
Këto janë 10 tregjet më përrallore të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2025

Këto janë 10 tregjet më përrallore të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2025

19 Dhjetor, 2025
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Drafti i ri, ndryshime në rregullat për vizat dhe lejet e qëndrimit për të huajt në Shqipëri

Drafti i ri, ndryshime në rregullat për vizat dhe lejet e qëndrimit për të huajt në Shqipëri

4 Shkurt, 2026
4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën

4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën

9 Korrik, 2025

Të Fundit

Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës

Sa kushton një punonjës në Shqipëri dhe cilët sektorë paguajnë më shumë?

12 Nëntor, 2026
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Sa më e madhe ndërmarrja, aq më e lartë kostoja për punonjës

12 Nëntor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

INSTAT thotë se shqiptarët punuan 2,114 orë në vit, por u paguan më shumë

12 Nëntor, 2026
Industria e Turizmit kundër qeverisë për Paketën Fiskale: Unifikoni TVSH-në, po na mbyt Booking!

Industria e Turizmit kundër qeverisë për Paketën Fiskale: Unifikoni TVSH-në, po na mbyt Booking!

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr