• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Industria e Turizmit kundër qeverisë për Paketën Fiskale: Unifikoni TVSH-në, po na mbyt Booking!

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Industria e Turizmit kundër qeverisë për Paketën Fiskale: Unifikoni TVSH-në, po na mbyt Booking!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përfaqësuesit e industrisë së turizmit kanë kundërshtuar propozimin e qeverisë për rritjen e TVSH-së së akomodimit nga 6% në 10%, duke paralajmëruar se kjo masë do të rëndojë më tej kostot e sektorit dhe do të dobësojë konkurrueshmërinë e Shqipërisë përballë vendeve të rajonit.

Gjatë diskutimeve në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit dhe Unionit Turistik Shqiptar kërkuan që qeveria të përqendrohet te formalizimi i tregut, veçanërisht i apartamenteve që jepen me qira për turistët, në vend që të rrisë barrën tatimore për bizneset e regjistruara.

Zak Topuzi, përfaqësues i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, deklaroi se industria po përballet me një situatë të vështirë për shkak të rritjes së kostove të operimit, zhvlerësimit të euros, shtrenjtimit të lëndëve të para dhe rritjes së pagave.

Sipas tij, zhvlerësimi i euros ka ndikuar drejtpërdrejt në të ardhurat e hoteleve, pasi një pjesë e konsiderueshme e rezervimeve realizohet përmes platformave ndërkombëtare që operojnë në monedhën europiane.

“Zhvlerësimi i euros ka arritur në gati 40%, ndërsa vetëm këtë vit në 6.4%. Ne vazhdojmë të shesim në platformat online në euro, sepse ato nuk na lejojnë të shesim në lekë. Nga ana tjetër, nuk mund të rrisim çmimet pa përmirësuar shërbimet”, deklaroi Topuzi.

Një tjetër problem i ngritur prej tij lidhet me komisionet e larta të platformave ndërkombëtare të rezervimeve, si Booking.com dhe Expedia.

Sipas Topuzit, rreth 70% e dhomave të hoteleve shiten përmes këtyre platformave, të cilat aplikojnë komisione që variojnë nga 15% deri në 25% të çmimit të rezervimit.

Për klientët e përfshirë në programet e besnikërisë, si Genius, hotelet duhet të ofrojnë edhe ulje shtesë prej 10%, ndërsa kostove u shtohen komisionet bankare dhe shpenzimet e tjera të operimit.

“Pra, sipas përllogaritjeve tona, 50-60% e vlerës së shërbimit hotelier shkon për këto shpenzime, një nivel tejet i lartë. Ne nuk e arkëtojmë të plotë vlerën e shitjes”, tha Topuzi.

Përfaqësuesi i industrisë theksoi se ulja e TVSH-së në 6% ishte ndërmarrë pikërisht për të përmirësuar konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar dhe, sipas tij, kjo politikë ka dhënë rezultatet e pritshme.

Megjithatë, problemi kryesor mbetet informaliteti, veçanërisht te apartamentet dhe banesat që jepen me qira afatshkurtër për turistët dhe që konkurrojnë me strukturat hoteliere të regjistruara.

Për të ilustruar këtë problem, Topuzi solli në vëmendje diferencën mes numrit të turistëve dhe netqëndrimeve të regjistruara në Shqipëri, krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas shifrave të paraqitura prej tij, Shqipëria regjistron 12.4 milionë turistë dhe vetëm 10 milionë netqëndrime, ndërsa Mali i Zi, me 2.7 milionë turistë, regjistron 16 milionë netqëndrime. Kroacia, me 20.7 milionë turistë, arrin në 110 milionë netqëndrime.

Topuzi argumentoi se këto diferenca ngrenë pikëpyetje për shkallën e regjistrimit dhe raportimit të aktivitetit turistik në Shqipëri.

Ai kërkoi që qeveria të zbatojë mekanizma të ngjashëm me praktikat europiane, duke detyruar platformat e rezervimeve online të raportojnë transaksionet dhe të dhënat për aktivitetin ekonomik të subjekteve që ofrojnë akomodim.

“Ne kërkojmë që TVSH-ja të mbetet 6% dhe, paralelisht, të formalizohet tregu. Mjafton që qeveria të ketë vullnetin për ta realizuar këtë”, deklaroi Topuzi.

Sipas tij, formalizimi i aktiviteteve që aktualisht nuk deklarojnë të ardhurat mund t’i sigurojë buxhetit më shumë të ardhura, pa qenë e nevojshme rritja e taksave për bizneset e rregullta.

Ndërkohë, Rrahman Kasa, përfaqësues i Unionit Turistik Shqiptar, paraqiti një propozim tjetër, duke kërkuar vendosjen e një norme të unifikuar TVSH-je prej 10% për të gjitha shërbimet turistike të ofruara nga strukturat akomoduese.

Aktualisht, akomodimi tatohet me 6%, ndërsa shërbimet e ushqimit dhe pijeve, sipas regjimit të përgjithshëm, me 20%. Kasa argumentoi se diferencimi i normave rrit kostot dhe krijon hapësira për abuzime fiskale.

Ai solli si shembull vendet e rajonit, duke përmendur norma të reduktuara të TVSH-së për shërbime të caktuara turistike në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Greqi, Itali dhe Kroaci.

“Ne kemi kërkuar edhe më herët që të aplikohet një normë e unifikuar TVSH-je prej 10% për sektorin, duke përfshirë jo vetëm akomodimin, por edhe ushqimin, pijet dhe transportin brenda strukturave akomoduese”, deklaroi Kasa.

Sipas tij, unifikimi i TVSH-së do të lehtësonte funksionimin e bizneseve turistike dhe do të reduktonte mundësitë për evazion fiskal që krijohen nga aplikimi i normave të ndryshme për shërbimet e së njëjtës paketë turistike.

Kasa kritikoi gjithashtu mungesën e konsultimit me industrinë përpara hartimit të propozimit të ri fiskal.

Pavarësisht ndryshimeve mes dy propozimeve, përfaqësuesit e sektorit u bashkuan në kundërshtimin e rritjes së TVSH-së vetëm për akomodimin, duke kërkuar një politikë fiskale që të marrë parasysh kostot reale dhe konkurrencën rajonale.

Në projektin e paketës fiskale, qeveria parashikon rritjen e TVSH-së së akomodimit nga 6% në 10%, një ndryshim që, nëse miratohet, do të sjellë kosto shtesë për strukturat hoteliere dhe mund të ndikojë edhe në çmimet që paguajnë turistët.

Artikulli para

Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!

Artikulli pas

INSTAT thotë se shqiptarët punuan 2,114 orë në vit, por u paguan më shumë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës
Ekonomi

Sa kushton një punonjës në Shqipëri dhe cilët sektorë paguajnë më shumë?

12 Nëntor, 2026
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë
Ekonomi

Sa më e madhe ndërmarrja, aq më e lartë kostoja për punonjës

12 Nëntor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

INSTAT thotë se shqiptarët punuan 2,114 orë në vit, por u paguan më shumë

12 Nëntor, 2026
Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë
Aktualitet

Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë

12 Nëntor, 2026
Debati për qumështin me aflatoksinë, KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar
Ekonomi

Debati për qumështin me aflatoksinë, KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar

12 Nëntor, 2026
Në aeroportet britanike mund t’ju sekuestrojnë celularin ose lap top-in nëse bateria është bosh!
Aviacion

Në aeroportet britanike mund t’ju sekuestrojnë celularin ose lap top-in nëse bateria është bosh!

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

INSTAT thotë se shqiptarët punuan 2,114 orë në vit, por u paguan më shumë

Të Përzgjedhura

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon
Ekonomi

Shteti mban në këmbë ekonominë shqiptare, tkurret privati

Nga SkyWeb
3 Dhjetor, 2025
0

Ndonëse në vitin 2024, ekonomia shqiptare ka ruajtur rritjen rreth 4%, në të njëjtat nivele me vitet e mëparshme, nëse...

Lexo të plotë
Kapetanovic: Kur rruga evropiane është e besueshme, rritet edhe besimi në rajon

Kapetanovic: Kur rruga evropiane është e besueshme, rritet edhe besimi në rajon

19 Nëntor, 2025
Tranzicioni i familjeve shqiptare, bien martesat rriten divorcet

Tranzicioni i familjeve shqiptare, bien martesat rriten divorcet

24 Nëntor, 2025
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, kur nis rënia e temperaturave në Shqipëri

Ditëve të nxehta po u vjen fundi, kur nis rënia e temperaturave në Shqipëri

9 Gusht, 2026
“Turizëm karburanti”, gjermanët dynden në Poloni për naftë më të lirë

“Turizëm karburanti”, gjermanët dynden në Poloni për naftë më të lirë

12 Mars, 2026

Të Fundit

Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës

Sa kushton një punonjës në Shqipëri dhe cilët sektorë paguajnë më shumë?

12 Nëntor, 2026
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Sa më e madhe ndërmarrja, aq më e lartë kostoja për punonjës

12 Nëntor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

INSTAT thotë se shqiptarët punuan 2,114 orë në vit, por u paguan më shumë

12 Nëntor, 2026
Industria e Turizmit kundër qeverisë për Paketën Fiskale: Unifikoni TVSH-në, po na mbyt Booking!

Industria e Turizmit kundër qeverisë për Paketën Fiskale: Unifikoni TVSH-në, po na mbyt Booking!

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr