• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sa kushton një punonjës në Shqipëri dhe cilët sektorë paguajnë më shumë?

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Punësimi i një personi në Shqipëri i kushton biznesit mesatarisht 98,561 lekë në muaj, por kjo shifër ndryshon ndjeshëm sipas aktivitetit ekonomik dhe madhësisë së ndërmarrjes.

Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT në Anketën e Kostos së Punës.  Sipas raportit, kostoja mesatare vjetore për një punonjës me kohë të plotë arrin në 1,182,734 lekë, ndërsa për çdo orë pune përllogaritet në 559 lekë.

Sektori financiar dhe ai i sigurimeve kryesojnë renditjen, me një kosto mesatare prej 1,066 lekësh për orë pune. Në vend të dytë renditen informacioni dhe komunikacioni, me 844 lekë, të ndjekur nga industria nxjerrëse me 836 lekë për orë.

Kosto relativisht të larta regjistrohen edhe në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, me 787 lekë për orë, si dhe në arsim, me 756 lekë.

Në anën tjetër të renditjes ndodhen hotelet dhe restorantet, ku kostoja mesatare e punës është vetëm 377 lekë për orë, më e ulëta ndër sektorët e analizuar.

Pas tyre vjen industria përpunuese, me 398 lekë, dhe sektori i furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbetjeve, me 414 lekë. Në ndërtim kostoja është 450 lekë për orë, ndërsa në tregti 486 lekë.

Diferenca ndërmjet sektorit financiar dhe atij të akomodimit e shërbimit ushqimor është 689 lekë për çdo orë pune. Kjo do të thotë se punësimi në financa dhe sigurime ka një kosto mesatare gati 2.8 herë më të lartë se në hoteleri dhe restorante.

Megjithatë, shifrat nuk përfaqësojnë pagat neto që marrin punonjësit. Kostoja e punës përfshin pagat bruto, shpërblimet, kontributet e sigurimeve shoqërore të paguara nga punëdhënësi dhe shpenzime të tjera të lidhura me punësimin.

INSTAT evidenton se 85.5% e kostos totale përbëhet nga pagat dhe shpërblimet, 14.3% nga kontributet e punëdhënësit dhe vetëm 0.2% nga trajnimet profesionale dhe shpenzimet e tjera.

Një tjetër diferencë vërehet sipas madhësisë së ndërmarrjeve. Bizneset me 10 deri në 49 punonjës kanë një kosto mesatare prej 480 lekësh për orë, ndërsa kompanitë me 1,000 ose më shumë të punësuar arrijnë në 685 lekë, ose rreth 43% më shumë.

Në total, INSTAT vlerëson se kostoja vjetore e punës për ndërmarrjet e përfshira në anketë arrin në 468.9 miliardë lekë.

Studimi mbulon ndërmarrjet jobujqësore me të paktën 10 të punësuar, ndërsa nuk përfshin administratën publike, bujqësinë dhe disa aktivitete të tjera. Rezultatet u referohen rreth 397 mijë të punësuar me pagë gjatë vitit 2024. /skyweb.al

Etiketat: ndermarrjepunepunesime
Artikulli para

Sa më e madhe ndërmarrja, aq më e lartë kostoja për punonjës

Artikulli pas

Kompanitë e mëdha i drejtohen AI-së më të lirë për të frenuar kostot

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Ka efekt prapaveprues!” Profesionet e Lira paralajmërojnë se do t’i drejtohen Kushtetueses për Paketën Fiskale
Ekonomi

Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë
Ekonomi

Sa më e madhe ndërmarrja, aq më e lartë kostoja për punonjës

12 Nëntor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

INSTAT thotë se shqiptarët punuan 2,114 orë në vit, por u paguan më shumë

12 Nëntor, 2026
Industria e Turizmit kundër qeverisë për Paketën Fiskale: Unifikoni TVSH-në, po na mbyt Booking!
Ekonomi

Industria e Turizmit kundër qeverisë për Paketën Fiskale: Unifikoni TVSH-në, po na mbyt Booking!

12 Nëntor, 2026
Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë
Aktualitet

Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Kompanitë e mëdha i drejtohen AI-së më të lirë për të frenuar kostot

Kompanitë e mëdha i drejtohen AI-së më të lirë për të frenuar kostot

Të Përzgjedhura

Marjana Koçeku fik telefonin, vendimin për largimin nga socialistët nuk ia ka komunikuar as Ballës dhe askujt tjetër në PS
Aktualitet

“Mandati erdhi në vend të vet”, Marjana Koçeku sfidon PS dhe kërkon zgjedhje të parakohshme

Nga Editor
16 Qershor, 2026
0

Pasi u largua nga grupi parlamentar i PS-së, deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka sfiduar Partinë Socialiste. Përmes një postimi...

Lexo të plotë
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit

Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit

16 Gusht, 2026
Narta, mes lagunave më të bukura në Europë

Narta, mes lagunave më të bukura në Europë

7 Mars, 2026
Familjet e viktimave në aksidente rrugore mund të përfitojnë dëmshpërblimin e bazuar në ligj pa nevojë ndërmjetësish

Familjet e viktimave në aksidente rrugore mund të përfitojnë dëmshpërblimin e bazuar në ligj pa nevojë ndërmjetësish

26 Shtator, 2025

Të Fundit

“Ka efekt prapaveprues!” Profesionet e Lira paralajmërojnë se do t’i drejtohen Kushtetueses për Paketën Fiskale

“Ka efekt prapaveprues!” Profesionet e Lira paralajmërojnë se do t’i drejtohen Kushtetueses për Paketën Fiskale

12 Nëntor, 2026
Kompanitë e mëdha i drejtohen AI-së më të lirë për të frenuar kostot

Kompanitë e mëdha i drejtohen AI-së më të lirë për të frenuar kostot

12 Nëntor, 2026
Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës

Sa kushton një punonjës në Shqipëri dhe cilët sektorë paguajnë më shumë?

12 Nëntor, 2026
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Sa më e madhe ndërmarrja, aq më e lartë kostoja për punonjës

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr