• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Ka efekt prapaveprues!” Profesionet e Lira paralajmërojnë se do t’i drejtohen Kushtetueses për Paketën Fiskale

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
“Ka efekt prapaveprues!” Profesionet e Lira paralajmërojnë se do t’i drejtohen Kushtetueses për Paketën Fiskale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Aleanca e Profesionistëve të Lirë ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi miraton ndryshimet e propozuara në paketën fiskale, që sipas saj kanë efekt prapaveprues dhe bien ndesh me Kushtetutën.

Gjatë diskutimeve në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Lulëzim Alushaj, konsulent bordi pranë Aleancës së Profesionistëve të Lirë, kundërshtoi propozimet që lidhen me tatimin mbi dividendin dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Sipas tij, të dyja nismat parashikojnë zbatim retroaktiv, duke cenuar parimet kushtetuese dhe sigurinë juridike të bizneseve.

“Sot, në komision, keni dy propozime ligjore, atë për dividendin dhe atë për TVSH-në, që parashikojnë efekt prapaveprues. Sipas nesh, të dyja janë në shkelje të Kushtetutës”, deklaroi Alushaj.

Ai iu referua nenit 155 të Kushtetutës, duke argumentuar se Kuvendi dhe institucionet shtetërore kanë përgjegjësinë të garantojnë që ndryshimet fiskale të mos zbatohen në mënyrë prapavepruese.

Përfaqësuesi i Aleancës kujtoi gjithashtu betejën e mëparshme ligjore për tatimin mbi të ardhurat, duke paralajmëruar se profesionistët e lirë janë të gatshëm të ndjekin sërish të njëjtën rrugë.

“Ne nuk jemi këtu për të bërë politikë, madje qëndrojmë larg saj. Për këtë arsye, ju kërkojmë të reflektoni. Ne jemi të gatshëm që, ashtu siç vepruam me ligjin për tatimin mbi të ardhurat, t’i drejtohemi sërish Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai.

Përveç kundërshtimit kushtetues, Alushaj ngriti shqetësimin për ndryshimet e vazhdueshme të legjislacionit fiskal, të cilat sipas tij po krijojnë pasiguri për bizneset dhe profesionistët.

Ai argumentoi se ndërmarrjet hartojnë buxhetet dhe planet financiare mbi bazën e një kuadri të caktuar tatimor, por ndryshimet e shpeshta i detyrojnë të rishikojnë kostot dhe përllogaritjet.

“Ne nuk jemi gati, biznesi shqiptar nuk është gati dhe profesionet e lira nuk janë gati të përballen me ndryshime të ligjeve fiskale nga çdo qeveri, çdo dy vjet”, deklaroi Alushaj.

Sipas tij, ligji për tatimin mbi të ardhurat është ndryshuar 48 herë, ndërsa ligji i TVSH-së është rishikuar katër herë, shifra që ai i konsideroi tregues të paqëndrueshmërisë së sistemit fiskal.

Një tjetër problem i ngritur gjatë diskutimeve lidhej me kostot që bizneset përballojnë për shkak të mosmarrëveshjeve me administratën tatimore dhe doganore.

Alushaj deklaroi se një pjesë e madhe e konflikteve në gjykatat administrative lidhen me vendimet e këtyre institucioneve, duke përmendur shkeljen e afateve, gjobat e pajustifikuara dhe mungesën e transparencës.

Sipas tij, bizneset detyrohen të paguajnë shërbime ligjore për të kundërshtuar vendimet e administratës, ndërkohë që rritja e propozuar e TVSH-së në 21% do ta shtonte edhe më shumë këtë kosto.

“Ne, si avokatë, kur të marrim përsipër mbrojtjen e bizneseve në këto çështje, do t’u faturojmë edhe 21% TVSH. Pra, biznesi shqiptar preket dy herë: së pari, nga një shtet që nuk funksionon siç duhet dhe, së dyti, nga kostoja shtesë që do të paguajë për çdo faturë”, tha ai.

Aleanca e Profesionistëve të Lirë i kërkoi Kuvendit të rishikojë propozimet përpara miratimit të paketës fiskale, duke paralajmëruar se në të kundërt do të kërkojë ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese. /skyweb.al

Artikulli para

Kompanitë e mëdha i drejtohen AI-së më të lirë për të frenuar kostot

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kompanitë e mëdha i drejtohen AI-së më të lirë për të frenuar kostot
Ekonomi

Kompanitë e mëdha i drejtohen AI-së më të lirë për të frenuar kostot

12 Nëntor, 2026
Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës
Ekonomi

Sa kushton një punonjës në Shqipëri dhe cilët sektorë paguajnë më shumë?

12 Nëntor, 2026
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë
Ekonomi

Sa më e madhe ndërmarrja, aq më e lartë kostoja për punonjës

12 Nëntor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

INSTAT thotë se shqiptarët punuan 2,114 orë në vit, por u paguan më shumë

12 Nëntor, 2026
Industria e Turizmit kundër qeverisë për Paketën Fiskale: Unifikoni TVSH-në, po na mbyt Booking!
Ekonomi

Industria e Turizmit kundër qeverisë për Paketën Fiskale: Unifikoni TVSH-në, po na mbyt Booking!

12 Nëntor, 2026
Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë
Aktualitet

Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë

12 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë
Ekonomi

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë

Nga SkyWeb
7 Maj, 2026
0

Fati i centralit me linjit “Ptolemaida 5” pritet të vendoset në vjeshtë, ndërsa qeveria greke dhe institucionet energjetike vijojnë përplasjet...

Lexo të plotë
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

Nga punëtorë krahu në pronarë kompanish ndërtimi, media e madhe greke flet për suksesin e shqiptarëve

16 Korrik, 2026
Sinjalet për negociata, çmimet e gazit në Evropë bien mbi 7%

Sinjalet për negociata, çmimet e gazit në Evropë bien mbi 7%

25 Mars, 2026
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

RyanAir “fshin” fluturimet nga 13 aeroporte europiane

15 Tetor, 2026
Nis linja Tiranë-Toronto, avioni Airbus A330 i Air Transat zbret për pak orë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Nis linja Tiranë-Toronto, avioni Airbus A330 i Air Transat zbret për pak orë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

19 Qershor, 2026

Të Fundit

“Ka efekt prapaveprues!” Profesionet e Lira paralajmërojnë se do t’i drejtohen Kushtetueses për Paketën Fiskale

“Ka efekt prapaveprues!” Profesionet e Lira paralajmërojnë se do t’i drejtohen Kushtetueses për Paketën Fiskale

12 Nëntor, 2026
Kompanitë e mëdha i drejtohen AI-së më të lirë për të frenuar kostot

Kompanitë e mëdha i drejtohen AI-së më të lirë për të frenuar kostot

12 Nëntor, 2026
Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës

Sa kushton një punonjës në Shqipëri dhe cilët sektorë paguajnë më shumë?

12 Nëntor, 2026
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Sa më e madhe ndërmarrja, aq më e lartë kostoja për punonjës

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr