• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Korrik, 2025
në Aktualitet
A A
4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në të gjithë territorin, nga të cilat 4 mbeten ende aktive.

Vatrat janë përhapur në bashkitë Vlorë, Finiq, Vau i Dejës, Poliçan, Dimal, Skrapar, Bulqizë, Dibër, Kavajë, Tiranë, Korçë, Librazhd, Fier, Kurbin dhe Kukës.

Situata më e rënduar paraqitet në bashkinë Vlorë, në zonën e Orikumit, në vendin e quajtur “Sotiran” mes fshatrave Tragjas dhe Dukat.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre e ferra në lartësi malore. Në terren janë angazhuar 7 zjarrfikës, 4 punonjës të shërbimit pyjor, 7 forca bashkiake, 40 forca të ushtrisë dhe është vënë në përdorim edhe helikopteri Cougar për ndërhyrje nga ajri.

Në Poliçan, fshati Zgërbonjë, zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës. Rreziku për banesat është shmangur. Aktualisht, janë në operacion 7 efektivë me 2 automjete zjarrfikëse dhe 5 punonjës të shërbimit pyjor.

Në Bulqizë, njësia Zerqan, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinja. Edhe pse intensiteti ka rënë, në zonë mbeten 3 vatra të ndara aktive.

Në terren ndodhen 2 automjete zjarrfikëse me 11 efektivë, 7 punonjës pyjorëdhe 3 vullnetarë. Sipërfaqja e djegur në këtë zonë vlerësohet në rreth 17 hektarë.

Në Dibër, në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Lurës, pranë “Liqenit të Luleve”, zjarri ka përfshirë pisha dhe livadhe.

Për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar pjesë të mëdha të parkut. Aktualisht nuk ka rrezik për banesa, ndërkohë që në vendngjarje janë të pranishëm 5 forca të AdZM, 6 zjarrfikës, 5 forca bashkiake, 15 vullnetarë si dhe helikopteri Cougar.

Në Tiranë, në fshatin Ndroq, një zjarr ka shkrumbuar një banesë 2-katëshe, ndërsa në Fier, në fshatin Mbrostar, një zjarr në një hangar me bazë ushqimore për bagëti ka shkaktuar ngordhjen e rreth 75 deleve dhe dëmtim të lehtë të pronarit. Shkaku i këtyre zjarreve mbetet ende i panjohur.

Në total, nga zjarret e raportuara në 24 orët e fundit janë djegur rreth 24 hektarë sipërfaqe me shkurre, pemë dhe barishte.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 31 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca, përfshirë 60 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 automjete zjarrfikëse ushtarake.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, rreziku nga zjarret mbetet i lartë në shumicën e qarqeve, përveç Shkodrës ku parashikohet një rrezik i ulët dhe Kukësit, ku rreziku vlerësohet i moderuar.

Në qarqet e tjera rreziku është i lartë, megjithëse në disa zona të veriut priten reshje të dobëta.

Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr në natyrë, të denoncojnë menjëherë çdo vatër dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë të mbeten në gadishmëri të plotë për ndërhyrje të menjëhershme në çdo rast emergjence. /skyweb.al

Artikulli para

GRAFIKËT/ Sigurimi i makinave, rriten të ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET për aksidentet, AMF hesht

Artikulli pas

Trendi gjatë pandemisë, a po rrezikojnë kompanitë me rikthimin e punonjësve në zyrë?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë
Aktualitet

Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë

4 Nëntor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!
Aktualitet

Veliaj të tjera letra nga burgu: Rama negocion me prokurorët sa vite të marr, bashkinë nuk e delegoj

4 Nëntor, 2026
Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?
Aktualitet

Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?

4 Nëntor, 2026
TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin
Aktualitet

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

4 Nëntor, 2026
Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali
Aktualitet

Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

4 Nëntor, 2026
Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres
Aktualitet

Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Trendi gjatë pandemisë, a po rrezikojnë kompanitë me rikthimin e punonjësve në zyrë?

Trendi gjatë pandemisë, a po rrezikojnë kompanitë me rikthimin e punonjësve në zyrë?

Të Përzgjedhura

U paracaktua? Firma nga Bishqethemi fiton tenderin për Spitalin Lushnje, nga 12 firma në garë 11 u skualifikuan!
Aktualitet

U paracaktua? Firma nga Bishqethemi fiton tenderin për Spitalin Lushnje, nga 12 firma në garë 11 u skualifikuan!

Nga SkyWeb
2 Maj, 2025
0

Një firmë nga fshati Bishqethem ka fituar një tender të majmë për rikonstruksionin e Spitalit Lushnje. Ka dyshime të forta...

Lexo të plotë
Bankat po digjitalizohen, por shqiptarët rendin pas CASH-it

Bankat po digjitalizohen, por shqiptarët rendin pas CASH-it

28 Janar, 2026
Parku fotovoltaik në Gjoricë drejt gjykatës, thellohet përplasja në Bulqizë

Parku fotovoltaik në Gjoricë drejt gjykatës, thellohet përplasja në Bulqizë

9 Maj, 2026
Iu shqetësojnë videot me Inteligjencë Artificiale? TikTok ka gjetur zgjidhjen

Iu shqetësojnë videot me Inteligjencë Artificiale? TikTok ka gjetur zgjidhjen

21 Nëntor, 2025
Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

15 Tetor, 2025

Të Fundit

Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë

Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë

4 Nëntor, 2026
Lufta me Iranin, Europa pritet të “blindojë” çatitë me panele diellore

Diell ka për të gjithë: Mbi 4 600 biznese dhe individë e prodhojnë vetë energjinë në Shqipëri

4 Nëntor, 2026
Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

4 Nëntor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Veliaj të tjera letra nga burgu: Rama negocion me prokurorët sa vite të marr, bashkinë nuk e delegoj

4 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr