• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Parku fotovoltaik në Gjoricë drejt gjykatës, thellohet përplasja në Bulqizë

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
Parku fotovoltaik në Gjoricë drejt gjykatës, thellohet përplasja në Bulqizë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kundërshtimet ndaj projektit fotovoltaik në Gjoricë e Poshtme ka hyrë tashmë edhe në një përplasje ligjore.

Një grup banorësh të zonës kanë firmosur një prokurë të posaçme noteriale përmes së cilës autorizojnë dy avokatë të ndjekin të gjitha procedurat administrative dhe gjyqësore, lidhur me projektin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në fondin pyjor-kullosor të fshatit.

Akti noterial është firmosur më 17 prill 2026 në Peshkopi, pranë një zyre noterie ku disa përfaqësues të familjeve të Gjoricës kanë emëruar si përfaqësues ligjorë dy avokatë.

Sipas dokumentit, avokatët janë autorizuar të ndjekin çdo procedurë administrative pranë institucioneve lokale dhe qendrore për sigurimin e dokumentacionit, lejeve dhe vendimeve që lidhen me sipërfaqen prej 42.5 hektarësh të fondit pyjor dhe kullosor në Gjoricë të Poshtme, ku është planifikuar ndërtimi i parkut fotovoltaik.

Po ashtu, përfaqësuesit ligjorë do të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Bulqizës dhe janë autorizuar të përfaqësojnë banorët në çdo shkallë të gjyqësorit për kundërshtimin ose shfuqizimin e vendimeve administrative që lidhen me projektin.

Gjithashtu edhe për të ngritur padi, ankime, kundërpadi, për të kërkuar ekspertime dhe për të ndjekur procesin deri në ekzekutimin përfundimtar të vendimeve.

Ky zhvillim vjen pas muajsh tensionesh dhe debatesh në zonë për përdorimin e tokave në Gjoricë. Në mars të këtij viti, një dëgjesë publike e organizuar nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës për dhënien në përdorim edhe të disa hektarëve parcela u shoqërua me kundërshti dhe përplasje nga një pjesë e banorëve.

Në një shkresë zyrtare të datës 30 prill 2026, Këshilli Bashkiak i Këshilli Bashkiak Bulqizë i ka bërë me dije Prefektit të Qarkut Dibër se procesi për dhënien në përdorim të ngastrave 67/b dhe 67/c në ekonominë pyjore Ramnagore për park fotovoltaik është pezulluar pas kundërshtimeve të ngritura nga një pjesë e banorëve të Gjoricës së Poshtme.

Dëgjesa, e mbajtur në Gjoricë të Poshtme, kishte si objekt edhe dhënien në përdorim të rreth 23 hektarëve të tjerë tokë, përveç rreth 42.5 hektarëve të miratuar më herët për një tjetër projekt fotovoltaik.

Takimi u kthye në debate të ashpra mes përfaqësuesve të bashkisë dhe banorëve, të cilët ngritën shqetësime për humbjen e kullotave tradicionale dhe reduktimin e hapësirave për blegtori.

Një pjesë e banorëve kanë pretenduar vazhdimisht se tokat në fjalë janë përdorur ndër breza si prona të përbashkëta të komunitetit dhe se marrja e tyre për panele fotovoltaike rrezikon drejtpërdrejt jetesën e familjeve që mbështeten tek blegtoria.

Në daljet e tyre publike, një pjesë e banorëve të Gjoricë e Poshtme kanë deklaruar se janë ndjerë të mashtruar lidhur me projektin fotovoltaik. Sipas tyre, gjatë konsultimeve fillestare u ishte prezantuar një projekt që do të zinte rreth 1 hektar sipërfaqe, ndërsa më pas rezultoi se vendimi përfundimtar përfshinte rreth 42.5 hektarë tokë pyjore dhe kullosore. Banorët pretendojnë se dakordësia e dhënë në atë kohë është bazuar mbi informacion të pjesshëm dhe jo mbi përmasat faktike të projektit që u miratua më vonë nga institucionet.

Pavarësisht një sërë lejesh të miratuara dhe dritës jeshile nga institucionet qendrore dhe vendore, punimet në terren për “Gjorica Solar Park” nuk kanë nisur ende.

Sipas pasqyrave financiare të vitit 2024, depozitimet e fundit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania rezulton me një humbje prej afro 11 mijë eurosh.

Vendimi nr. 41, datë 29.05.2024 i Këshillit Kombëtar të Territorit, projekti “Gjorica Solar Park”

Referuar dokumentit teknik dhe Vendimit nr. 41, datë 29.05.2024 të Këshillit Kombëtar të Territorit, projekti “Gjorica Solar Park” është miratuar si park fotovoltaik me kapacitet të instaluar prej 40 MW.

Sipas planvendosjes teknike, projekti parashikon ndërtimin e paneleve fotovoltaike dhe veprave ndihmëse në një sipërfaqe totale prej rreth 401 mijë metrash katrorë, ose afro 40 hektarë tokë, ndërsa vetëm sipërfaqja e zënë nga panelet arrin në mbi 158 mijë metra katrorë. Dokumenti përcakton gjithashtu ndërtimin e një nënstacioni elektrik 110/35 kV, kabinave elektrike, inverterëve dhe infrastrukturës shoqëruese. Sipas të dhënave teknike, prodhimi vjetor i parashikuar i energjisë arrin në rreth 62.4 milionë kWh në vit.

Projekti është zhvilluar nga shoqëria “Infotelecom Albsolar 4” sh.p.k., ndërsa planvendosja përfshin disa parcela të fondit pyjor dhe kullosor në zonën e Gjoricës.

Mbi 80 kryefamiljarë të Gjoricë e Poshtme kanë firmosur edhe një peticion kundër dhënies së tokave kullosore për park fotovoltaik, duke pretenduar se bëhet fjalë për një pronë të përdorur prej më shumë se 200 vitesh si kullotë e përbashkët.

Ata kërkojnë që të mos lejohet tjetërsimi i sipërfaqes, duke argumentuar se kullotat janë jetike për blegtorinë dhe ekonominë familjare të zonës.

Vetëm pak muaj pasi Këshilli Bashkiak i Bulqizës miratoi dhënien në përdorim të sipërfaqes për parkun fotovoltaik në Gjoricë, kompania “Solar Park Gjoricë” ndryshoi pothuajse tërësisht pronësi.

Sipas të dhënave të QKB-së, shoqëria u themelua në nëntor 2023 nga Sokol Tasha, ndërsa më 8 prill 2024 u realizua transferimi i 97% të kuotave te kompania “GJONAJ GROUP HOLDINGS”.

Në të njëjtën kohë u ndryshua edhe administratori i shoqërisë, duke u larguar Sokol Tasha dhe duke u emëruar Arben Margilaj. Ndryshimet përfshinë gjithashtu adresën e kompanisë, kontaktet zyrtare dhe strukturën e kapitalit.

Ky ndryshim pronësie ndodhi vetëm pak kohë pasi projekti kishte marrë dakordësinë për përdorimin e rreth 42.5 hektarëve tokë pyjore dhe kullosore në Gjoricë, ndërsa një pjesë e banorëve kanë deklaruar publikisht se fillimisht projekti u ishte prezantuar si një investim lokal dhe me përmasa toke në përdorim shumë më të vogla. /bulqizaime.com

Etiketat: avokatigjoricakeshilli bashkiakmarin gjonajParku fotovoltaiksolar park Gjoricatoka
Artikulli para

BASTET/ Si funksionon industria i-legale e shpërndarë në cepa pallatesh me çuna me makina të shtrenjta që rrinë kot gjithë ditën

Artikulli pas

“Travel +Leisure”: Plazhe të kristalta dhe fshatra historikë, Shqipëria në fokusin e turizmit botëror

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI
Ekonomi

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Ekonomi

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua
Ekonomi

Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua

7 Nëntor, 2026
Rimëkëmbja e prodhimit të makinave rrit aktivitetin industrial në Gjermani
Ekonomi

Rimëkëmbja e prodhimit të makinave rrit aktivitetin industrial në Gjermani

7 Nëntor, 2026
Bashkia Fushë-Arrëz ka 302 milionë lekë pa arkëtuar, KLSH zbulon dështimin në mbledhjen e borxheve
Ekonomi

Bashkia Fushë-Arrëz ka 302 milionë lekë pa arkëtuar, KLSH zbulon dështimin në mbledhjen e borxheve

7 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“Travel +Leisure”: Plazhe të kristalta dhe fshatra historikë, Shqipëria në fokusin e turizmit botëror

“Travel +Leisure”: Plazhe të kristalta dhe fshatra historikë, Shqipëria në fokusin e turizmit botëror

Të Përzgjedhura

Presidenca sqaron rolin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar: Është organ këshillues, institucionet në gatishmëri të plotë
Aktualitet

Presidenca sqaron rolin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar: Është organ këshillues, institucionet në gatishmëri të plotë

Nga SkyWeb
2 Prill, 2026
0

Presidenca ka reaguar pas interesimit të mediave për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në kontekstin e thirrjes së bërë...

Lexo të plotë
SHBA-ja vendos sanksione ndaj dy kompanive të naftës ruse

SHBA-ja vendos sanksione ndaj dy kompanive të naftës ruse

23 Tetor, 2025
Fondet publike për kërkim shkencor vetëm 0,3% e PBB-së, nuk shkojnë aty ku duhet

Fondet publike për kërkim shkencor vetëm 0,3% e PBB-së, nuk shkojnë aty ku duhet

29 Dhjetor, 2025
Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim

Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim

26 Qershor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania

Pronat po hipotekë, nga 2 tetori nis verifikimi në lagjet e Durrësit

24 Shtator, 2026

Të Fundit

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

8 Nëntor, 2026
Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr