• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Trendi gjatë pandemisë, a po rrezikojnë kompanitë me rikthimin e punonjësve në zyrë?

SkyWeb SkyWeb
9 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Trendi gjatë pandemisë, a po rrezikojnë kompanitë me rikthimin e punonjësve në zyrë?
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pas pandemisë, shumë kompani kanë kërkuar që punonjësit të kthehen fizikisht në zyrë – të paktën disa ditë në javë. Por a përmirëson kjo vërtet kulturën e kompanisë, apo thjesht dëmton moralin e stafit?

CEO i Uber, Dara Khosrowshahi, u shpreh kohët e fundit se kërkesa për të punuar tre ditë në javë nga zyra nuk lidhet vetëm me produktivitetin: “Bëhet fjalë për ndërtimin e kulturës që do të shtyjë fazën tjetër të rritjes së Uber.” Në të njëjtën linjë, Amazon riktheu normën e parakohshme të punës me kohë të plotë në zyrë që prej janarit. “Njerëzit ndërtojnë më mirë idetë kur janë fizikisht bashkë,” argumentoi CEO Andy Jassy.

Hulumtimet e ndryshme vërtetojnë se kultura organizative ka ndikim në inovacion, fitim dhe performancën në bursë. Por analiza e të dhënave sugjeron se puna nga zyra nuk është domosdoshmërisht përmirësuese e kulturës së kompanisë, dhe për disa organizata, mund të jetë edhe e kundërta.

Një studim i 61,000 punonjësve të Microsoft tregoi se puna në distancë krijon izolim dhe ul dinamizmin. Por, nga ana tjetër, kërkimi nga Universiteti i Pittsburgh vuri në dukje se kompanitë që i kthyen punonjësit me detyrim në zyrë pas pandemisë, pësuan rënie të kënaqësisë në punë dhe rritje të dorëheqjeve, pa ndonjë përmirësim në performancën e përgjithshme.

Në një analizë të përbashkët të të dhënave nga CultureX (me feedback nga 900 kompani në Glassdoor) dhe Flex Index(që kategorizon politikat e punës në distancë për mbi 13,000 kompani), rezultoi se kompanitë që kërkojnë 5 ditë punë nga zyra vlerësohen më mirë për “agilitet” – aftësinë për të reaguar shpejt ndaj ndryshimeve në treg.

Por në matjet e tjera, si mbështetja ndaj punonjësve, cilësia e lidershipit, balanca punë-jetë, sinqeriteti dhe niveli i toksicitetit, kompanitë më fleksibël fituan më shumë pikë. Në disa raste, kompanitë që detyrojnë punën fizike në zyrë rezultojnë gjithashtu më pak të ndjeshme ndaj kërkesave të stafit dhe më tolerante ndaj sjelljes negative në ambientin e punës.

Sipas Don Sull të MIT Sloan, kompanitë që rezultojnë shumë të shkathëta (si Nvidia, Tesla dhe SpaceX) bëjnë një marrëveshje të heshtur me punonjësit: rroga të larta, mundësi karriere, por sakrifica në jetën personale.

Ndërsa fuqia e tregut të punës po kthehet në duart e punëdhënësve, shumë drejtues mund të kërkojnë kthim të plotë në zyrë me justifikimin e “përmirësimit të kulturës”. Por të dhënat tregojnë se ky kthim ka kosto sociale dhe psikologjike për stafin, që nuk mund të injorohen lehtë. /TheEconomist 

Artikulli para

4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën

Artikulli pas

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve
Aktualitet

Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve

27 Nëntor, 2026
Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës
Ekonomi

Prodhuesit paralajmërojnë rritje të kostove pas miratimit të paketës fiskale: Rrezikohet konkurrueshmëria e bizneseve shqiptare

27 Nëntor, 2026
Begaj takohet me Presidenten e Kosovës: Mbështesim statusin kandidat në BE dhe nismat ligjore për Hagën
Aktualitet

Begaj takohet me Presidenten e Kosovës: Mbështesim statusin kandidat në BE dhe nismat ligjore për Hagën

27 Nëntor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

27 Nëntor, 2026
Para CASH, konserva dhe ujë, britanikët bëhen gati për “fundin e botës”
Aktualitet

Para CASH, konserva dhe ujë, britanikët bëhen gati për “fundin e botës”

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Të Përzgjedhura

Shfaqja e pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump nuk shoqërohet nga presidenti por nga një robot
Uncategorized

Shfaqja e pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump nuk shoqërohet nga presidenti por nga një robot

Editor
26 Mars, 2026
0

Në një moment të pazakontë gjatë një samiti ndërkombëtar për teknologjinë dhe arsimin, Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump,...

Lexo të plotë
Trafikanti i drogës që mori 32 milionë euro tendera/ Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, përfshirë kompaninë e përbashkët me Artan Gaçin

Trafikanti i drogës që mori 32 milionë euro tendera/ Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, përfshirë kompaninë e përbashkët me Artan Gaçin

17 Nëntor, 2026
Shërbimi i mirë dhe çmimet konkurruese në Shqipëri “kafshojnë” tregun 10 mld euro të industrisë dentare në Itali

Shërbimi i mirë dhe çmimet konkurruese në Shqipëri “kafshojnë” tregun 10 mld euro të industrisë dentare në Itali

14 Shkurt, 2026
Karakaçi: Kompania e vetme në garë u tërhoq nga projekti i Porto Romanos për shkak të rritjes së kostove

Karakaçi: Kompania e vetme në garë u tërhoq nga projekti i Porto Romanos për shkak të rritjes së kostove

16 Prill, 2026
New York Times: Shqipëria, destinacioni i ri i Evropës me plazhe, histori dhe çmime ende të ulëta

New York Times: Shqipëria, destinacioni i ri i Evropës me plazhe, histori dhe çmime ende të ulëta

26 Gusht, 2025

Të Fundit

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

27 Nëntor, 2026
Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In