• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 1 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Krerët e BSH-së s’mund të mbrohen nga burgu…në emër të Europës

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Gusht, 2026
në Kryesore, OP-ED
A A
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ka një mënyrë të sigurt në Shqipëri për të miratuar diçka të vështirë për t’u mbrojtur: mbështille me flamurin e Evropës. Quaje “përafrim me acquis”, thuaj “është detyrim që vjen nga Brukseli” dhe gjysma e kritikëve heq dorë që pa nisur… Sepse cili është ai trim që do të dalë kundër Evropës?!

Kështu erdhi neni 72 i projektligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”. Ky projektligj përcakton se guvernatori dhe zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen a të kontrollohen pa autorizimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese, përveçse kur kapen “në flagrancë”. Dhe nëse Gjykata Kushtetuese nuk shprehet brenda dy javësh, sipas projektligjit quhet sikur ajo ka thënë “Jo!”. Këtë projektligji e quan “mbrojtje të posaçme procedurale”. Në praktikë, ai krijon një pengesë të posaçme ndaj arrestimit. Në thelb është imunitet nga arresti.

Dhe arsyetimi është se kështu i afrohemi Evropës. Këtë e pohon vetë relacioni: pavarësia personale e bankës është, sipas tij, “në përputhje me standardet evropiane”. Vetëm se burimi i vetëm evropian që ai citon për këtë – neni 14.2 i Statutit të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore – bën fjalë për shkarkimin nga detyra, jo për arrestin. Për imunitetin nga arresti nuk citohet asnjë burim i vetëm evropian.

Evropa e mbron postin e guvernatorit nga politika, jo personin e tij nga policia. Pikërisht ky është një nga rastet më flagrante të keqpërdorimit të emrit të Evropës. Për ta verifikuar këtë, mjafton ta zbërthesh “kostumin evropian” me të cilin ky projektligj është veshur. Në të, gjithçka që është vërtet evropiane – pjesëmarrja në sistemin evropian të bankave qendrore, mosmarrja e urdhrave nga qeveria, mbrojtja e mandatit të guvernatorit – vjen e shënuar qartë me fjalët “pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian”. Vetëm imuniteti nga arresti nuk pret asnjë anëtarësim. Ai vjen tani, menjëherë, por me asgjë evropiane përveç etiketës.

A e kërkon Evropa këtë nen? Jo. Ajo kërkon që banka qendrore të jetë e pavarur dhe që guvernatori të mos shkarkohet për tekat e ditës nga tekanjozët e përhershëm. Standardet evropiane nuk kërkojnë që një shtet ta bëjë guvernatorin e vet të paprekshëm nga arresti për vepra të zakonshme penale. Aq e vërtetë është kjo, sa kur autoritetet e Letonisë arrestuan guvernatorin e tyre për ryshfet, gjykata më e lartë e Unionit vendosi se ligji evropian mbronte pavarësinë e guvernatorit, por nuk pengonte ndjekjen penale për korrupsion të dyshuar.

Kush ia qepi këtë “kostum evropian” Bankës së Shqipërisë? Projektligjin e hartoi vetë Banka e Shqipërisë. Në relacionin që shoqëron projektligjin thuhet shprehimisht: “Projektligji është hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe propozohet nga Ministria e Financave.” Me fjalë të tjera, neni 72 nuk ra si rrufe në qiell të hapur – Banka e Shqipërisë e shkroi vetë mburojën për drejtuesit e saj.

Ka edhe një hollësi tjetër që thotë shumë. Guvernatorin e propozon Presidenti dhe e miraton Kuvendi. Por dy zëvendësit e tij nuk kalojnë nga Kuvendi: guvernatori ia propozon Këshillit Mbikëqyrës nga radhët e vetë Këshillit, dhe Këshilli i miraton, duke thjesht e njoftuar Kuvendin për vendimin. Kur Këshilli voton zëvendësguvernatorët, ai gjithashtu voton se kush brenda tij do të mbrohet nga ky nen. BSH shkroi ligjin dhe drejtuesit e BSH-së janë përfituesit.

Pyetja nuk është nëse guvernatori duhet të mbrohet nga presioni politik. Për këtë s’ka asnjë dyshim. Pyetja është nëse kjo mbrojtje duhet të zgjerohet edhe në një pengesë të posaçme ndaj drejtësisë penale. Në mbrojtje të tij jepen dy përgjigje. E para se s’është imunitet por mbrojtje nga arbitrariteti. E dyta se i duhet stabilitetit financiar. Të dyja tingëllojnë bindëse deri në momentin kur i sheh me kujdes. Aktualisht, kur prokuroria kërkon të arrestojë një qytetar, masën e cakton gjykata e zakonshme. Projektligji fut mbi të Gjykatën Kushtetuese – gjykatën që gjykon kushtetutshmërinë e ligjeve, jo arrestimet, dhe që mund ta pengojë arrestimin thjesht duke mos u shprehur për dy javë. Një arrestim që duhet t’i kalojë një gjykate të posaçme – e cila mund të thotë “Jo” thjesht duke heshtur – prodhon në praktikë efektin e një imuniteti procedural. Sido që ta etiketosh.

Arsyetimi i dytë është se imuniteti i duhet stabilitetit financiar – se hetimi apo arrestimi i një guvernatori do të trondiste tregjet dhe sistemin financiar. Stabiliteti i një sistemi financiar nuk varet nga paprekshmëria e një personi, por nga institucione që funksionojnë me rregulla e me pasardhës. Kjo u pa te rasti i shkarkimit të guvernatorit të mëparshëm të BSH-së ku përveç “tronditjes mediatike”, nuk pati tronditje në stabilitetin financiar. U pa edhe në Letoni – një guvernator që ulej në tryezën e euros u arrestua për korrupsion dhe euro s’pësoi asgjë.

Sipas raportimeve në media, Prokuroria e Posaçme po heton pikërisht guvernatorin e BSH-së, të dyshuar për masa të vonuara dhe të papërshtatshme ndaj skemës grabitqare të mikrokredive që zhvati rreth tridhjetë mijë qytetarë. Tridhjetë mijë u grabitën nën sytë mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Familje të tëra u nxorën me dhunë nga shtëpitë e veta e mbetën pa strehë, shtëpitë e tyre u shitën në ankand në mënyrë abuzive dhe mbikëqyrësi po hetohet nëse mbylli sytë. Tani po hartohet një ligj që do të vishte me imunitet po atë post që drejtësia e ka nën hetim. Këtu nuk bëhet fjalë për fajin apo pafajësinë e askujt – atë, si në çdo vend të qytetëruar, e vendos gjykata. E keqja është se imuniteti ia heq gjykatës fjalën e fundit në mes të një hetimi. Një bankë qendrore humbet besimin jo kur lejon ndjekjen e një të dyshuari, por kur pengon që ligji të veprojë ndaj zyrtarëve të saj si për çdo qytetar tjetër. Prej vitesh vendi po ecën drejt zvogëlimit të imuniteteve. Neni 72 është totalisht në kah të kundërt dhe kërkon të shtojë imunitetet pikërisht tani kur hetimet po u afrohen figurave të larta të shtetit.

Neni 72 nuk është i vetmi në këtë projektligj që po përpiqet të kalojë me “kostum evropian”. Neni 68 i jep bankës të drejtën të shpallë të fshehtë një varg informacionesh dhe t’i mohojë Komisionerit për të Drejtën e Informimit fjalën e fundit mbi to – sërish, sepse “kështu bën Evropa”. E vërteta është se edhe veprimet administrative konfidenciale të Bankës Qendrore Evropiane nuk janë të përjashtuara nga shqyrtimi i Ombudsmanit Evropian.

Ministria e Financave dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë tani një mundësi të artë të tregojnë se konsultimi publik ka kuptim dhe vlerë. Mjafton të heqin dispozitat absurde mbi imunitetin. Nëse shqetësimet që po ngrihen nga juristë, nga ekonomistë, nga qytetarë, dëgjohen dhe neni 72 bie, atëherë ky ka qenë një konsultim i vërtetë. Përndryshe, të dyja këto institucione s’do të jenë veçse mbështetësit e një shfaqjeje sa për sy e faqe që s’do të bëjë asgjë për të ndryshuar kulturën e pandëshkueshmërisë.

Neni 72 është një mburojë vendase kundër drejtësisë vendase, e shkruar në vend nga vetë ata që kërkojnë ta veshin. Në Rigë, drejtësia bëri punën e vet. Në Tiranë, po ndërtohet një mur që të pengojë drejtësinë ta bëjë atë punë. Të dyja, na thonë, bëhen në emër të Evropës. Njëra prej tyre është gënjeshtër. /reporter.al 

Evarist Stoja është Profesor i Financës pranë Universiteti të Bristolit në Mbretërinë e Bashkuar. 

Etiketat: Gent sejkoHolta Zaçaj
Artikulli para

Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen ngrihen në protestë kundër hartës së re territoriale

Artikulli pas

Tregu i pronave në Shqipëri, i mbivlerësuar por jo ende në një flluskë klasike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

1 Nëntor, 2026
OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës
Ekonomi

OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

1 Nëntor, 2026
DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK
Aktualitet

DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK

1 Nëntor, 2026
Flluska te kompanitë e AI rrezikon bisedat tona sekrete
Ekonomi

Flluska te kompanitë e AI rrezikon bisedat tona sekrete

1 Nëntor, 2026
“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania
Aktualitet

“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania

1 Nëntor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
OP-ED

Rama duhet të mohojë Ramën!

1 Nëntor, 2026
Artikulli pas
HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

Tregu i pronave në Shqipëri, i mbivlerësuar por jo ende në një flluskë klasike

Të Përzgjedhura

Shteti në kolaps: Goditjet e SPAK në tre javë paralizojnë AKSHI-n, MIE-n, KESH-n, ARRSH-në….
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kufizon SPAK-un në përdorimin e të dhënave personale nga celularët e sekuestruar!

Nga SkyWeb
15 Janar, 2026
0

Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim me peshë në raportin mes hetimit penal dhe mbrojtjes së të drejtave themelore, duke...

Lexo të plotë
Apple hyn në epokën e telefonave të palosshëm, prezantohet Duo

Apple hyn në epokën e telefonave të palosshëm, prezantohet Duo

10 Shtator, 2026
Çështja e “Ballukut” në GJK, Qeveria: Vendimi i GJKKO-së, në kundërshtim me Kushtetutën

Çështja e “Ballukut” në GJK, Qeveria: Vendimi i GJKKO-së, në kundërshtim me Kushtetutën

22 Janar, 2026
Kosova rikthen pas 30 vitesh fabrikën e municioneve, projekti strategjik ngrihet pranë Gjakovës

Kosova rikthen pas 30 vitesh fabrikën e municioneve, projekti strategjik ngrihet pranë Gjakovës

12 Dhjetor, 2025
“Samiti i Arubës”, si u ndanë rolet për kokainën dhe kullat në Tiranë, “Garden Building” dhe Ilir Shtufi

SPAK “shemb” kullat e Tiranës, ndikimet në ekonomi dhe nevoja për hetime pro aktive

18 Qershor, 2026

Të Fundit

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

1 Nëntor, 2026
OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

1 Nëntor, 2026
Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje

Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje

1 Nëntor, 2026
Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

1 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr