• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 4 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

SPAK “shemb” kullat e Tiranës, ndikimet në ekonomi dhe nevoja për hetime pro aktive

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
“Samiti i Arubës”, si u ndanë rolet për kokainën dhe kullat në Tiranë, “Garden Building” dhe Ilir Shtufi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Operacionet e fundit të SPAK ndaj grupeve të dyshuara për trafik ndërkombëtar narkotikësh kanë nxjerrë edhe një herë në pah lidhjen mes krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe sektorit të ndërtimit në Shqipëri.

Në dosjet hetimore, SPAK dyshon se të ardhurat e siguruara nga trafiku i kokainës janë investuar në pasuri të paluajtshme, kulla, hotele, kompani ndërtimi dhe biznese të tjera, si pjesë e skemave për pastrimin e parave nga aktiviteti kriminal i nisur prej vitit 2017 e në vijim.

Ky është edhe thelbi i çështjes: paratë e pista nuk dyshohet se janë mbajtur jashtë ekonomisë, por përkundrazi, janë futur në sektorë me qarkullim të madh financiar, ku ndërtimi zë vendin kryesor.

Në qendër të analizës së SPAK janë subjekte dhe individë të lidhur me investime të mëdha në zona të rëndësishme të Tiranës dhe bregdetit.

Një prej shembujve më të rëndësishëm është sektori i ndërtimit, ku sipas hetimeve, paratë e siguruara nga trafiku i narkotikëve janë integruar përmes kompanive ndërtuese, kontratave noteriale, marrëveshjeve sipërmarrjeje, huamarrjeve, huadhënieve, kredive dhe transaksioneve të tjera që dyshohet se kanë pasur në thelb fiktivitetin.

Në një nga pjesët e dosjes hetimore thuhet se ndaj Luçiano Koçekut janë kryer veprime për këqyrjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, akteve noteriale, kontratave të sipërmarrjes, dhurimeve, prokurave, huamarrjeve dhe kredimarrjeve të kryera me persona fizikë dhe juridikë të lidhur me të. Sipas dosjes, këto veprime dyshohet se kanë shërbyer për të fshehur burimet e paligjshme të përfituara nga trafiku i narkotikëve.

Një nga objektet e përmendura në dosje është “Garden Building”, një godinë luksoze në Tiranë, e cila sipas hetimeve dyshohet se lidhet me integrimin e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal. Në komunikimet e zbardhura nga platforma SkyECC, SPAK ka ngritur dyshime për menaxhim shitjesh, kërkesa për ambiente tregtare dhe pronësi të fshehur përmes kontratave formale qiraje apo transaksioneve të tjera.

Por përtej përgjegjësive penale konkrete, çështja ngre një pyetje më të madhe: a mjafton ndërhyrja pas faktit, kur projektet janë ngritur, paratë janë futur në ekonomi dhe zinxhiri i nënkontraktorëve, punonjësve, kredive dhe shitjeve është aktivizuar?

Gazetari Emirjon Senja thotë se në raste të tilla ndikimi ekonomik i hetimeve nuk mund të injorohet, sidomos kur bëhet fjalë për projekte ndërtimi me përmasa të mëdha.

“Vetëm njëri nga personazhet e kësaj dosjeje ka tre kulla dhe një hotel që po ndërton në Tiranë. Madje ‘Mount of Tirana’ është kulla më e lartë në kryeqytet, e cila ka nisur ndërtimin. Për ndërtime të kësaj kategorie kërkohet shumë volum pune, me kompani që kanë punonjës, nënkontraktorë për të paguar, kredi dhe detyrime të tjera. Ky është një hetim që është iniciuar nga mesazhet në SkyECC, por do të ishte më mirë që flukse të tilla kolosale parash të parandaloheshin përpara se të futeshin në ekonomi, sesa të ndërhyhet tani, kur ndikimet nuk mund të neglizhohen”, u shpreh Senja.

Sipas tij, institucionet duhet të kalojnë nga modeli reagues te modeli parandalues, sidomos në sektorë ku investimet janë publike për nga natyra e tyre dhe lehtësisht të identifikueshme.

“Ndoshta policia mund të jetë më aktive në sinjalizim, sepse sapo hapet një gropë ndërtimi, të gjithë e dinë kush po ndërton aty. Mjafton që informacioni të çohet në kohë. Po ashtu, tani që krimi nuk ka më kufij, kërkohet bashkëpunim më i madh mes institucioneve shqiptare dhe atyre të vendeve të BE-së, por edhe më gjerë, për të ecur me të njëjtin ritëm me grupet trafikante që kanë fuqi të madhe financiare dhe resurse”, tha gazetari Emirjon Senja.

Edhe ekspertë ligjorë e lidhin problemin me mungesën e kontrollit të burimit të parave përpara se ato të investohen.

Avokati Rezart Kthupi thotë se në Shqipëri ndërtohet me ritme të larta, ndërkohë që jo gjithmonë sasia e parave që futet në këto projekte është e justifikuar.

“Në Shqipëri vazhdon e ndërtohet në ritme marramendëse, ndërkohë që sasia e parave që futet në këto ndërtime nuk mund të jetë kurrsesi e justifikuar. Kështu që nëse do krijohej një precedent, do të ishte precedenti më i mirë për të futur ekonominë shqiptare në shinat e ligjshmërisë”, u shpreh avokati Rezart Kthupi.

Nga ana tjetër, avokati Dritan Jahja thekson rëndësinë e verifikimit të subjekteve që investojnë, ortakëve të tyre dhe historikut të aktivitetit ekonomik.

“Për të ardhurat që kanë ardhur nga një aktivitet kriminal, duhet të hetohet subjekti i cili investon, ortakët pjesëmarrës në këtë subjekt, çfarë aktiviteti kanë pasur, si në momentin që zhvillojnë biznesin e ndërtimit, por edhe në të shkuarën çfarë kanë përfaqësuar në tregun shqiptar. Gjithmonë është shumë e rëndësishme të verifikohet burimi i të ardhurave që kërkohen të futen dhe të investohen në qarkullimin civil”, u shpreh Jahja.

Problemi është se ndërtimi nuk është një aktivitet i izoluar. Një kullë apo hotel përfshin kompani ndërtimi, arkitektë, furnitorë, banka, blerës apartamentesh, zyra noteriale, agjenci imobiliare, punonjës dhe nënkontraktorë. Kur paratë e dyshuara si kriminale futen në një projekt të tillë, efekti nuk mbetet vetëm te personi nën hetim, por shpërndahet në një pjesë të ekonomisë formale.

Pikërisht këtu lind nevoja për metoda më proaktive parandalimi. Kontrolli i burimit të fondeve, shkëmbimi i informacionit mes policisë, tatimeve, institucioneve të pastrimit të parave, kadastrës, bashkive dhe autoriteteve të huaja mund të jetë më efektiv në fazën kur projekti nis, jo pasi ai është kthyer në një realitet ekonomik.

Në dosjen e SPAK, përmenden takime në Aruba, Majorka dhe Belgjikë, të cilat sipas hetimeve lidhen jo vetëm me trafikun e narkotikëve, por edhe me diskutime për investime miliona euro në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme. Kjo tregon se grupet kriminale nuk veprojnë më vetëm në terrenin klasik të trafikut, por kërkojnë integrim të drejtpërdrejtë në ekonomi.

Rasti i kompanive të tregtimit të makinave luksoze, si “Top Seven” dhe “Auto Fusion Plus”, të sekuestruara nga SPAK, tregon se pastrimi i parave nuk kufizohet vetëm te ndërtimi. Megjithatë, ndërtimi mbetet sektori më i ndjeshëm për shkak të vlerave të mëdha financiare, hapësirës për transaksione komplekse dhe ndikimit që ka në tregun e pasurive të paluajtshme.

Operacionet e SPAK mund të shënojnë një moment të rëndësishëm për goditjen e pastrimit të parave në ekonomi. Por sfida më e madhe mbetet parandalimi. Sepse kur paratë e krimit kanë hyrë në kulla, hotele, apartamente, kontrata dhe kredi, hetimi penal është i domosdoshëm, por dëmi ekonomik dhe deformimi i tregut mund të kenë ndodhur tashmë. /Insidestory 

 

Artikulli para

Robotët kundër kancerit, zbulojnë qelizat që i mbijetojnë trajtimit

Artikulli pas

Rroga të ulta, ushqime ndër më të shtrenjtat se mesatarja e BE-së: Si ia dalin shqiptarët?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

S’ka pushime për Mirlinda Karçanajn, ish-shefja e AKSHI-t dyshohet si pjesë e një grupi kriminal me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin
Ekonomi

S’ka pushime për Mirlinda Karçanajn, ish-shefja e AKSHI-t dyshohet si pjesë e një grupi kriminal me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin

4 Gusht, 2026
DOSJA/ Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri i çonin Mirlinda Karçanajt kuti vere plot me euro prerje 100, 200 dhe 500
Aktualitet

Mega skandali AKSHI, Shqipëria kërkon zyrtarisht ekstradimin e Ermal Beqirit pas arrestimit në Francë

4 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Kryesore

Forcimi i lekut, një avantazh që duhet të shfrytëzohet

4 Gusht, 2026
Private: Nga Banka Credins te rrogat, targat dhe Bashkia Tiranë: Sulmet e bujshme nga hakerat që morën llogaritë e klientëve dhe dokumente
Aktualitet

Mbi 14 milion tentativa për sulme kibernetike në Shqipëri

4 Gusht, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor: Euro vijon “fundosjen”

4 Gusht, 2026
Shqipëria thyen çdo rekord: Rolls-Royce i 2018 del në ankand për “një copë bukë”
Ekonomi

Shqipëria thyen çdo rekord: Rolls-Royce i 2018 del në ankand për “një copë bukë”

4 Gusht, 2026
Artikulli pas
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

Rroga të ulta, ushqime ndër më të shtrenjtat se mesatarja e BE-së: Si ia dalin shqiptarët?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama flet për problemet në administratë: Njerëzit ndihen të fyer, të poshtëruar
Aktualitet

Rama njofton konferencën e nëntë ndërqeveritare me BE: Shqipëria nuk ndalet

Nga SkyWeb
10 Korrik, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel, do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare...

Lexo të plotë
“Eksodi modern”, shqiptarët po udhëtojnë më shumë

“Eksodi modern”, shqiptarët po udhëtojnë më shumë

26 Maj, 2025
Airbus, Leonardo dhe Thales bëhen bashkë, europianët përballë SpaceX të Elon Musk

Airbus, Leonardo dhe Thales bëhen bashkë, europianët përballë SpaceX të Elon Musk

23 Tetor, 2025
Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

12 Gusht, 2025
SPAK godet grupin e Dritan Gjikës dhe Eldi Dizdarit: 50 ton kokainë, 150 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK godet grupin e Dritan Gjikës dhe Eldi Dizdarit: 50 ton kokainë, 150 mln euro pasuri të sekuestruara

16 Qershor, 2026

Të Fundit

VENDIMI/ Mashtruan me “letrat” në tenderin e dekoderave të RTSH, Renis Tërshana dhe Artan Xhori përjashtohen 1 vit nga prokurimet

VENDIMI/ Mashtruan me “letrat” në tenderin e dekoderave të RTSH, Renis Tërshana dhe Artan Xhori përjashtohen 1 vit nga prokurimet

4 Gusht, 2026
S’ka pushime për Mirlinda Karçanajn, ish-shefja e AKSHI-t dyshohet si pjesë e një grupi kriminal me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin

S’ka pushime për Mirlinda Karçanajn, ish-shefja e AKSHI-t dyshohet si pjesë e një grupi kriminal me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin

4 Gusht, 2026
DOSJA/ Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri i çonin Mirlinda Karçanajt kuti vere plot me euro prerje 100, 200 dhe 500

Mega skandali AKSHI, Shqipëria kërkon zyrtarisht ekstradimin e Ermal Beqirit pas arrestimit në Francë

4 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

Forcimi i lekut, një avantazh që duhet të shfrytëzohet

4 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr