• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kaos me deklarimet vjetore, vonesa nga sistemi i AKSHI-t, Kontabilistët: Afati të shtyhet përtej 31 marsit, biznesi dhe qytetarët rrezikojnë gjoba

Editor Nga Editor
30 Mars, 2026
në Aktualitet
A A
0
Kaos me deklarimet vjetore, vonesa nga sistemi i AKSHI-t, Kontabilistët: Afati të shtyhet përtej 31 marsit, biznesi dhe qytetarët rrezikojnë gjoba
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Mijëra biznese dhe qytetarë rrezikojnë të ndëshkohen me gjoba të majme, pasi nuk po arrijnë të dorëzojnë në kohë deklarimet e të ardhurave vjetore. Afati i fundit i dorëzimit të bilanceve apo DIVA-s është 31 marsi.

Por bizneset dhe qytetarët nuk po munden t’i kryejnë procedurat për shkak se sistemi i deklarimit, që mirëmbahet nga AKSHI, nuk punon fare ose punon në periudha të caktuara, duke ua bërë të pamundur punën ekonomistëve, kontabilistëve apo financierëve.

AKSHI deklaron se kjo ndodh vetëm për shkak të fluksit, por nuk jep shpjegime se kur do të marrë zgjidhje problematika e krijuar apo nëse do të kërkojë që afati të shtyhet, me qëllim që bizneset dhe qytetarët të mos gjobiten për faj të këtij institucioni”, raporton gazetarja e Tv Klan, Gerta Vasku.

Kjo situatë vijon e tillë që prej disa muajsh. Siç duket edhe nga këto pamje, sistemi i deklarimit bllokohet shpeshherë gjatë ditës, duke krijuar një gjendje stresuese për bizneset, qytetarët dhe profesionistët. Kjo e bën thuajse të pamundur përmbylljen e deklarimit vjetor të të ardhurave brenda rregullave dhe afateve.

Në të shumtën e rasteve, ekonomistët dhe kontabilistët detyrohen të qëndrojnë në gatishmëri në orë të vona, vetëm për të “kapur” ato pak momente kur platforma është funksionale.

Në këto rrethana, afati i 31 marsit i vendosur nga Administrata Tatimore si afat për dorëzimin e deklarimeve duket i paarritshëm. Kjo vonesë teknike pritet të prodhojë penalitete të shumta financiare për subjektet dhe individët, të cilët rrezikojnë gjoba jo për faj të tyre, por për shkak të dështimit të shërbimit online.

Kontabilistët dhe ekonomistët kanë kërkuar zgjidhje alternative që do t’u mundësonte vijimin e punës. Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë ka kërkuar zyrtarisht hartimin e një plani emergjence, si dhe shtyrjen e afateve për dorëzimin e bilanceve, deri në stabilizimin e plotë të sistemit që menaxhohet nga AKSHI.

“Nuk është hera e parë që dështimi i sistemeve të mirëmbajtura nga AKSHI çon në kolaps marrëdhënien e biznesit me shtetin. Vonesat në pasqyrimin e pagesave apo rëniet e vazhdueshme të serverëve gjatë afateve kritike të deklarimit kanë krijuar vështirësi dhe fatura të kripura që paguhen nga bizneset dhe qytetarët shqiptarë”, thotë Gladiola Kuka, kontabiliste. /Tvklan

Etiketat: akshideklarimetself care
Artikulli para

G7 zotohet të mbrojë botën nga çmenduria e çmimeve të karburanteve, cili është plani

Artikulli pas

Bordi si operacion PR me asnjë efekt real, si mund të lehtësohet (vërtetë) barra e çmimeve të karburanteve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri
Aktualitet

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!
Aktualitet

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës
Aktualitet

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës

27 Shtator, 2026
Mbahet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe devijimi i autobusëve
Aktualitet

Mbahet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe devijimi i autobusëve

27 Shtator, 2026
Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 38 të arrestuar
Aktualitet

Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 38 të arrestuar

27 Shtator, 2026
Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma
Aktualitet

Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma

26 Shtator, 2026
Artikulli pas
Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë

Bordi si operacion PR me asnjë efekt real, si mund të lehtësohet (vërtetë) barra e çmimeve të karburanteve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

LIGJI I RI/ Facebook, TikTok dhe të tjerë do të kenë përgjegjësi ligjore në Shqipëri, gati ndryshimi i algoritmeve për kategori të caktuara përdoruesish
Aktualitet

LIGJI I RI/ Facebook, TikTok dhe të tjerë do të kenë përgjegjësi ligjore në Shqipëri, gati ndryshimi i algoritmeve për kategori të caktuara përdoruesish

Nga SkyWeb
23 Korrik, 2026
0

Facebook, TikTok, Instagram dhe platformat e tjera të huaja që ofrojnë shërbime për përdoruesit shqiptarë pritet të marrin përgjegjësi të...

Lexo të plotë
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

Tensionet me Turqinë dhe vendet arabe si edhe linja direkte e fluturimit sjellin izraelitët në Shqipëri, rekord hyrjesh në tetor

25 Nëntor, 2025
A do të ulet taksa për karburantin? Karakaçi: Është taksimi më i mirë që kemi

A do të ulet taksa për karburantin? Karakaçi: Është taksimi më i mirë që kemi

19 Mars, 2026
Përballë një goditjeje të re energjetike, Europa në dilemë: a është energjia bërthamore zgjidhja?

Përballë një goditjeje të re energjetike, Europa në dilemë: a është energjia bërthamore zgjidhja?

4 Prill, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë për taksën e pronës

24 Qershor, 2026

Të Fundit

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

27 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr