• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

LIGJI I RI/ Facebook, TikTok dhe të tjerë do të kenë përgjegjësi ligjore në Shqipëri, gati ndryshimi i algoritmeve për kategori të caktuara përdoruesish

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
LIGJI I RI/ Facebook, TikTok dhe të tjerë do të kenë përgjegjësi ligjore në Shqipëri, gati ndryshimi i algoritmeve për kategori të caktuara përdoruesish
Share on FacebookShare on WhatsApp

Facebook, TikTok, Instagram dhe platformat e tjera të huaja që ofrojnë shërbime për përdoruesit shqiptarë pritet të marrin përgjegjësi të drejtpërdrejtë ligjore në Shqipëri.

Projektligji i ri “Për shërbimet digjitale” parashikon që rregullat shqiptare të zbatohen pavarësisht se ku ndodhet selia e kompanisë.

Platformat që nuk kanë seli në vend do të detyrohen të caktojnë një përfaqësues ligjor në Shqipëri ose në një shtet të Bashkimit Evropian. Përfaqësuesi do të shërbejë si kontakti zyrtar me autoritetet shqiptare dhe do të mbajë përgjegjësi për mosrespektimin e ligjit, krahas vetë kompanisë.

Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe në mënyrën se si platformat përdorin algoritmet për sugjerimin e videove, postimeve, produkteve apo profileve.

Ato duhet t’u shpjegojnë përdoruesve parametrat kryesorë mbi të cilët bazohen rekomandimet dhe arsyen pse u shfaqet një përmbajtje e caktuar.

Përdoruesve duhet t’u ofrohet të paktën një mundësi rekomandimi që nuk mbështetet në profilizimin e të dhënave të tyre.

Rregulla më të forta do të zbatohen për të miturit, të cilët konsiderohen kategori që kërkon mbrojtje të posaçme. Platformat do të ndalohen të profilizojnë fëmijët për t’u shfaqur reklama ose për t’u rekomanduar përmbajtje të personalizuara.

Ato duhet të përshtatin sistemet e rekomandimit, reklamat dhe ndërfaqet për të shmangur praktikat manipuluese ose të dëmshme ndaj të miturve.

Projektligji kërkon gjithashtu nivele më të larta privatësie dhe sigurie, si dhe masa të tilla si kontrolli prindëror dhe verifikimi i moshës.

Platformat duhet të krijojnë edhe pika kontakti që u mundësojnë përdoruesve shqiptarë të komunikojnë drejtpërdrejt me to dhe jo vetëm përmes sistemeve të automatizuara.

Nisma synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e kompanive teknologjike për moderimin e përmbajtjeve, pezullimin e llogarive dhe funksionimin e algoritmeve. Projektligji përafron pjesërisht legjislacionin shqiptar me Aktin e Shërbimeve Digjitale të Bashkimit Evropian.

Etiketat: digjitaleligji
Artikulli para

REKORD/ Çmimi mesatar për meter katror në Tiranë kalon mbi 2100 euro

Artikulli pas

RAPORTI I PS/ Bashkitë më të rrezikuara të shkrihen, katër kriteret e vlerësimit dhe çfarë parashikon Reforma Territoriale 2.0

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?
Ekonomi

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
RAPORTI I PS/ Bashkitë më të rrezikuara të shkrihen, katër kriteret e vlerësimit dhe çfarë parashikon Reforma Territoriale 2.0

RAPORTI I PS/ Bashkitë më të rrezikuara të shkrihen, katër kriteret e vlerësimit dhe çfarë parashikon Reforma Territoriale 2.0

Të Përzgjedhura

“S’mundet një pushtet të pezullojë një tjetër pushtet!” Rama paralajmëron ndëhyrje ligjore pas rastit Balluku në Kushtetuese
Aktualitet

“Me votimin në Kuvend, çështja Balluku për ne ështe e mbyllur”, Rama: Hetimi le të vazhdojë

Nga SkyWeb
15 Mars, 2026
0

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendimi i Kuvendit për të mos autorizuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e...

Lexo të plotë
Belinda Balluku: E vërteta e apartamenteve, jahte e dhe limuzinave që thonë se kam: Po më bëjnë gjyq publik

Belinda Balluku: E vërteta e apartamenteve, jahte e dhe limuzinave që thonë se kam: Po më bëjnë gjyq publik

6 Mars, 2026
Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjes

Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjes

9 Mars, 2026
Kursi i këmbimit po shkatërron eksportuesit, dëgjesë në Komisionin e Ekonomisë: Duhen masa urgjente!

Kursi i këmbimit po shkatërron eksportuesit, dëgjesë në Komisionin e Ekonomisë: Duhen masa urgjente!

4 Mars, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis verifikimet në Korçë pas njoftimeve për shtrenjtim të bukës

Autoriteti i Konkurrencës nis verifikimet në Korçë pas njoftimeve për shtrenjtim të bukës

5 Mars, 2026

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr